ENDE GJALLË…!
Qiellin tonë në copëza e ndanë
Miliona thërrime gjithçka ndërtuam…,
Si këto zemra të ndalur nuk kanë
Sikur pa ndjenja të ishin gatuar !
Ende gjallë i frymojmë jetës
Edhe pse rrallë shihemi, aq rrallë…,
Nuk i bëjmë ballë dot së vërtetës
Dhe dashurisë që na vlon në gjak…!
Ende sytë vezullojnë nga lotët
Kur takohemi ndonjëherë përballë…,
Mall që nuk shuhet, që nuk tretet
O zot , s’e di si jemi ende gjallë…!?
Qiellin tonë bashkë nuk e shohim
Thërrimet tona më s’i bashkojmë…,
Rrugët ndryshojmë nga njeri-tjetri
S’e di si ende gjallë frymojmë…!?