Bruna Gjoni Pervathi

TI…

Ti je diçka përtej  meje

Diçka përtej dritës që vjen e ma thyen errësirën

(Hapur i mbaj krahët)

Si flamingot që sivjet zbritën në Lagunën e Vainit ..

e në majë gishtash improvizuan piruete malli

Ti je përtej muzës

Diçka përtej fantazisë që më mban zgjuar

(Mbi shpinë ngarkoj vetminë)

Si karvanë ciganësh që enden brigjeve të Drinit

e me thupra shprese thurin ditët

Ti je diçka përtej  lëkurës..

Përtej fjalës

Përtej prekjes…

Përtej lutjeve

…..

…..

…….

……

Je frymë

Leave a Reply

Your email address will not be published.