Angelus Novus, është një përmbledhje poetike, e cila përveç se mban vulën artistike të autorit, po ashtu na mahnit me bukurinë e vargut, mjeshtërinë e fjalës
Arsim HAMITI
Natyrisht, duke qenë se ky libër na vjen tash kur autori nuk është fizikisht me ne, dhe poezitë janë të shkruara pak para se ai të ikte nga kjo botë, domosdo se secilit lexues ia krijon idenë se brenda vargjeve duhet të ketë diçka tëveçantë që nuk shihet në lexim të parë. Mbase njëparandjenjë të autorit, një fjalë të fundit të tij, apo ndoshta një kod sekret që vetëm ai do të dinte ta fshihte ashtu qetë- qetë mes vargjeve të bukura e tëçiltra të tij. Por, a nuk kishte gjithmonë poezia e Bajrajt këtë mision që lexuesin ta befasonte, o me një varg predikues, o me figura të përmbysura që natyrshëm krijojnë mesazhe plot fuqi brenda vargjeve të tij. Natyrisht se po, të gjitha përmbledhjet poetike të Bajrajt, gjithmonë kanë pasur dhe kanë atë misionin fisnik qëlexuesin ta bëjë që të mahnitet me kuptimet e reja që marrin ngjarjet dhe gjërat në jetën tonë dhe ta shoh botën plot me ngjyra të reja. Njëkohësisht ta tronditë atë me idetë artistike qëshndërrohen në mesazhe kuptimplota, ushqejnë shpirtin tonë dhe na bëjnë herë pas here të ndjehemi të sigurt se është dikush që na e transmeton atë dimensionin e pashpjegueshëm të botës.
Por çfarë ka tëveçantë në të vërtetë në përmbledhjen e fundit tëpoetit tonë të madh Xhevdet Bajraj. A gjinden tërë ato elementet e njohura nga poezia e tij e mëhershme, apo ka edhe diçka më shumë. Në të vërtetë, në një vështrim të thuktë, ne në këtë përmbledhje, sikur ta parandiente të ardhmen e tij, Xhevdet Bajraj na sjell më të plotë se asnjë herë tjetër botën e tij poetike që përbëhet nga ide, motive e tema të ndryshme nga jeta, jo vetëm e tija por e një jetë të përbashkët të gjithë neve që jetojmë në këtë kohë. Dhe në të vërtetë si asnjëherë më parë, ne kuptojmë se universi i tij artistik përbëhet nga disa koncepte filozofike të cilat shpërfaqen fuqishëm me anë të tri kryetemave që enden lirshëm pothuajse nëçdo poezi të tij. Dhe këto tri kryetema të poetit tonë të mirënjohur janë, atdheu, lufta dhe jeta, të cilave autori si figura të përmbysura ia kundërvë tri të tjera, mërgimin, lirinë dhe vdekjen, për të na sjellë artin e tij poetik, jo vetëm tëveçantë por edhe të jashtëzakonshëm. Vështirë të ketë një poezi të kësaj përmbledhje që në mënyra të ndryshme nuk trajton këto koncepte që herë na dalin si ide, e herë si motive që zhvillohen në tema qendrore poetike për të na dhënë mesazhin e plotë vetëm pasi përmbledhja të lexohet dhe të analizohet në plotni.
Atdheu, pra thamë se është jo vetëm kryetema e parë por edhe brenga e parë e poetit. Ai e ka atdheun si një thembër tëAkilit që vret sa herë që nga atdheu vijnë lajme jo të mira, sa herë që e sheh se atdheu nuk është ashtu siç do të donte të ishte, apo sa herë që atij i mungon të qenurit në atdhe. Ai në një poezi të tij thotë se i ka mbetur një këmbë në atdhe e një tjetër në Meksikën e largët ku ai jeton. Ai ndjen si i takon dy vendeve të largëta që qëndrojnë si kundërpesha mes vete dhe në mes të tyre ka një oqean të madh të mbushur plot me mall dhe kujtime që e kanë kapluar plotësisht. Lufta e fundit në Kosovë, apo kryetema e dytëështë përndryshe brenga e dytë e poetit. Përballëluftës qëndron liria si kundërpeshë e saj. Por çfarë të thotë shpirti i poetit kur lufta ka përfunduar, e liria keqpërdoret e keqkuptohet çdo ditë. Dhe poeti vëren se vuajtja dhe dhembja si dy elementet që prodhohen dhe njëkohësisht natyrshëm qëndrojnë mes këtyre dy figurave qendrore, nuk ikin lehtë nga ky vendi ynë. Ato vazhdojnë të jenë të pranishme fuqishëm edhe më shumë se dy dekada më pas, sepse lufta ka lënë gjurmët e saja të fuqishme mbi ne e liria nuk ka ardhur e plotë. Mbase, sipas poetit, ajo as që ekziston në atëdimension që e proklamon, sepse siç thotë ai në vargjet e tij, “të gjithë kemi vdekur në atë pranverë të luftës”, pra nga lufta asnjëri nga ne nuk kemi shpëtuar vërtetë të gjallë.
Krye tema e tretë e poetit në këtë përmbledhje thamë se ishte jeta. Jeta në të vërtetëështëkrye tema që veçon poezitë e këtij cikli, le ta quajmë të poezive të Xhevdet Bajrajt. Këtu ai është shumë më filozofik dhe më i thellë në ide dhe më i pasur në figurën artistike. Përballë jetës ai e vendos vdekjen si kundërpeshën e fuqishme të saj. Ai thotë se “si mund ta quaj të bukur këtë botë në të cilën gjëja më e natyrshme është vdekja”, pra ai as që pranon ta quajë të natyrshme një jetë që sjell në masë të madhe vetëm dhembje e trishtim, dy elemente të cilat fuqizohen figurativisht dhe konceptualisht mes këtyre dy figurave kyçe. Këto tri tema pra, atdheu, lufta dhe jeta, të cilat autori ia kundërvë tri të kundërtat e tyre, në të vërtetë përbëjnë atë trekëndëshin artistiko – filozofik të poezisë së Bajrajt, që në vete përmban plot ide, motive e tema tjera. Ai kujdeset që gjithë afinitetin e tij krijues dhe mjeshtërinë e fjalës t’ia nënshtrojë këtij trekëndëshi që ka kapluar qenien e tij poetike dhe artistike, duke krijuar në të vërtetë një univers të tij origjinal prej nga buron poezia e tij e bukur. Dhe më e bukura është që brenda këtij trekëndëshi të poezisë së tij shpërthen fuqishëm dashuria, e cila është elementi që përshkruan pothuajse çdo poezi të tij. Është dashuria për gruan, familjen, të afërmit, miqtë, popullin dhe mbarë botën qëpërveçse shpërfaqet si një koncept universal dhe hyjnor, ngjyros me nuancat më të bukura vargjet e poezive të kësaj përmbledhje.