DEKODIMI I METAFORËS SË “HESHTJES” DHE “HUMBJES”

Poezia e Vexhi Buharasë, “Përpara Tomorit” (Telegraf: 3 prill, 2014), u vlerësua me çmimin e parë në konkursin letrar, që u shpall më 1 janar 1942, kur ishte 22 -vjeçar

Emrie KROSI

Në tekstet letrare, kriteri i përdorimit për interpretimin, në përputhje me kohën kur është shkruar, futet në lojë teoria e receptimit (Iser: 1974: 85) dhepritja e grupeve të ndryshme të lexuesve, por në kohë të ndryshme. Prandaj, nuk ka asnjë perceptim të vetëm të paracaktuar adekuat të një teksti të caktuar, në të cilin teoria letrare duhet të fokusohet, në vend të kësaj, të gjitha pritjet aktuale në të kaluarën dhe të tashmen janë të vlefshme, si pikëtakim mes brezave të lexuesve. Vepra e hershme ka dy pole: atë estetik dhe artistik. Artistikja i referohet tekstit të krijuar nga autori dhe estetikja, realizimit të realizuar nga lexuesi. Në dritën e këtyre fakteve të teorive letrare, vjen edhe poeti, përkthyesi nga letërsia orientale i “humbur” dhe i “penguar”, Vexhi Buharaja, si një ndër njohësit më të shquar të fushës së orientalizmit (Kondo: 1995). Shumë vonë është njohur si poet, por më shumë si përkthyes i “Gjylistani” të Saadiu-t dhe “Shah-Nameja”e Firdeusiu-t etj.

***

Pas një heshtjeje të gjatë, në mesin e poetëve të viteve ’30 -të, spikat edhe një emër tjetër më shumë si një përkthyes dhe njohës i orientalizmit, por edhe si poet, Vexhi Buhara një poet i dashurisë për njeriun e bukuritë e natyrës shqiptare (Dëshnica: 2020). Poezia e tij kishte një ngjashmëri me strukturën poetike dhe vargore të Lasgush Poradecit. Poezia “Përpara Tomorit” (telegraf: 3 prill, 2014), u vlerësua me çmimin e parë në konkursin letrar, që u shpall më 1 janar 1942, kur ishte 22 -vjeçar.

Bukuri këputur qiejsh mbi Tomorin sonte bie,

Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashtërie,

Si shkëndi, si rreze dielli, po afrohet valë -valë,

Ndënë qesh me mall të nxehur pastaj hapet me ngadalë,

Edhe zbret si yll i ndezur ku shkon jeta në mjerime:

Gjer në fund të natës sime.

Dhe kjo dritë dhe kjo flakë që po ndez një qiell floriri,

Që po qesh nga maj’ e malit si një diell ndaj të gdhirë,

Gaz’ i lar’ me drit’ thëngjilli që pikoi vetvetiu

Edhe gaz’ i Afërditës që së lartësh vetëtiu

Nga dy buz’ si trëndafili edhe ra në ëmbëlsime:

Gjer në fund të natës sime.

Zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!

Shpuzë’ e mallit po valëvitet, trete helmin, ligjëro!

Thuaja si ia thot’ bariu kur dëgjon zën’ e gugashit

Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,

Qesh si qesh një shtizë hëne përmbi faqen e dëborës,

Ndrin si ndrin një fije ari mu në buzën e kurorës

Dhe këndo posi bilbili me aq mall e drithërime

Gjer në fund të ditës sime.

Dhe pasi të kesh marrë, frym’ e shpirt nga bukuria

Dhe pasi të kesh parë, ca shkëndi nga dashuria,

Fute kokën ndënë krahë dhe dëgjo, o pendëshkruar,

Sesi nga Osum’ i jetës, buçet këng’ e amëshuar.

Si buçet nga goj’ e Zotit Fjal’ e ëmbël mençurie,

Si buçet nga buzë e Muzës fjal’ e ëmbël bukurie,

Si buçet nga gjit’ e vashës fjal’ e zjarrtë dashurie

Del nga fund’ i fshehtësisë sipër valëve të lumit,

Dhe përhapet anembanë sa na zgjon nga nat’e gjumit

Pastaj ngjitet lartë -lartë ku ndez jeta në shkëlqime:

Gjer në fron të ditës sime

Ndërtimine poezisë poeti e bazon mbi përshkrimin e natyrës dhe vargu: gjer në fund të natës sime, përsëritet rreth katër herë (4), por në vend të togfjalëshit: ([të natës time] është zëvendësuar me togun tjetër emëror [të ditës sime]. Ky lloj zëvendësimi është i qëllimshëm nga poeti, sepse motivet e përshkruese fillojnë me shkallëzimin ngjitës deri në Malin e Tomorit, pastaj shkallëzim zbritës deri tek elementi lumor Osumi. Ndërthurja eelementevemistike me elementet letrare: si buçet nga goj’ e Zotit Fjal’ e ëmbël mençurie dhe vargu: si buçet nga buzë e Muzës fjal’ e ëmbël bukurie, vjen përmeskëtyre komponentëve:

  • përshkrimi plot pasion i natyrës,
  • përpjesëtimi përmes pangopësisë dhe subjektivizmit poetik,
  • krijimi i kontrasteve të natyrës përmes imagjinatës,
  • “nota trishtimi” përmes bukurisë natyrore dhe mjediseve baritore,
  • kompozimi dhe ndërtimi i imagjinatës poetike-realiste,
  • përvojat e jetës rutinë dhe natyrës së përditshme.

Ndërtimi i vargut (AA/BB) dhe aspekti natyror si një aspekt i vizioneve kriptike (Fraj:1990 :148), kanë mbetur jashtë imtimeve përmes simboleve të komunikueshme. Vargjet: bukuri këputur qiejsh mbi Tomorin sonte bie,/Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashtërie,/Si shkëndi, si rreze dielli, po afrohet valë -valë,/Ndënëqesh me mall të nxehur pastaj hapet me ngadalë,/Edhe zbret si yll i ndezur ku shkon jeta në mjerime:/Gjer në fund të natës sime, ku përshkrimi i natyrës, nuk është mirazh, por trop mataforik që zbulohet që në vargun e parë: [bukuri këputur qiejsh]. Në këtë rast, nuk mund të “mendojmë” për një avancim “figurativ të ligjërimit”, por do të thotë të krijosh vepra që nuk refuzojnë standardet e pranuara nga shumica (Porter: 2002: 117). Vargjet: zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!/Shpuzë’ e mallit po valëvitet, trete helmin, ligjëro!/Thuaja si ia thot’ bariu kur dëgjon zën’ e gugashit/Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,poeti ka ndërtuar përsëri trope metaforike si [zog’ i shpirtit], duke rrokur [vertikalitetin =Tomori + Qielli]. Ka ndodhur një përmbysje me një kuptim të parmë, ku organizimi semantik por edhe semantika strukturale, krijojnë ndërvarësi mes njëra-tjetrës, mund “të kuptojmë” lidhjenpraktiko-estetike të njeriut me mjedisin. Në vazhdimësi: dhe pasi të kesh marrë, frym’ e shpirt nga bukuria/Dhe pasi të kesh parë, ca shkëndi nga dashuria,/ Fute kokën ndënë krahë dhe dëgjo, o pendëshkruar,/Sesi nga Osum’ i jetës, buçet këng’ e amëshuar, tashmë kthehet në [horizontalitet =Osumi + Toka] lidhja e elementeve planetare, me botën natyrore, ngjiz edhe kombinimin folozofik, në nivelet figurative si:

 a) makrosemiotikës,

b)ektrasemiotikës, si një kuptim më të thellë përmes perceptimeve të botës natyrore (Dombroski: 1996 :506). Përmes strategjisë interpretuese të leximit të vargjeve: si buçet nga goj’ e Zotit Fjal’ e ëmbël mençurie,/Si buçet nga buzë e Muzës fjal’ e ëmbël bukurie,/Si buçet nga gjit’ e vashës fjal’ e zjarrtë dashurie…/Del nga fund’ i fshehtësisë sipër valëve të lumit, poeti përmes kodeve të komunikimit, mistikarroket me katër elementet jetësore(uji+ Osumi= pastrimin e mëkateve), se vetë Muza si femër e dashuruar përmes elementeve romantiko-sentimentale, se poezitë e Buharasë qenë strukur në atë kohë brenda burgut të fondit të rezervuar (Hima: 2008). Portretizimi edhe përmes personifikimit, ku poeti i drejtohet natyrës, qiellit të natës edhe si cilësi njerëzore. Poeti, sugjeron se e vërteta për ekzistencën mund të vërehet në natyrë dhe ai dëshiron të jetojë në të, për të gjetur të vërtetën dhe për të kërkuar e dëshmuar vetë këto përgjigje.

Si përfundim: poezia e Vexhi Buharasë, nuk ndryshon nga poezia e bashkëkohësve të tij, ku mbisunduanelementet e përshkrimit tënatyrësdhe ato romantike, por edhe sentimentale, që përfaqëson edhe ajo periudhë letrare e kohës. Përveçse si poet, Buharaja njihet si përkthyes nga gjuhët orientale (persisht, osmanisht, turqisht, arabisht) duke na lënë një trashëgimi të madhe poetiko-kulturore të panjohur më parë dhe të harruar edhe nga studiuesit dhe kritika, që padyshim do të quhet edhe një “imitues” i Poradecit. Por, risia he individualizmi i tij lidhen edhe me kulturën mistike të poetëve persë që dallohen, për lidhjen mes mistikës, natyrës dhe dashurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.