DHE MBI TOKË, DHE NËN TOKË

Tregim

 “Rrini të qetë, në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni në garë kaq të ashpër, për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!”–F. Dostojevski

Bajram SEFAJ

Për të vdekurit, është fjala. Veçmas për ata, si puna ime që, në gjallje mbi tokë, si të kishinqenë nën tokë. Kurnë jetën e gjatë e ngratë, gjallëronin mbi tokë, jeta ndaj tyre tregohej kurnace, e egër, e pamëshirshme, e pashpirt, idhnake dhe mizore…, nuk u jepte pothuajse asgjë. Nuk u dhuron asnjë kacidhe, asnjë të mirë, e vlershme, ndërkaq, as ata,nga ana e tyre, jetës së atjeshme ,éternele, (i thonë francezët asaj jete atje),pra, jetës së nëndheshme, të gjatë  e të ngratë,kur të gjitha qeniet njerëzore, njëherë mirë, janë të barabarta, janë të barabarta sepse janë të vdekur, në e mirë kjo universale, barazie!

Padrejtësitë e kësaj bote në jetë, dallimin midis të pasurve të varfërve, shlyen e asgjësohen përgjithmonë!

Mendo[B1] (ni) mirë. Mendo(ni) e vraje(ni) mendjen. E vë(ni) gishtin mbi tëmth: kjo çështje kaq serioze, lë të vihet në peshojë (në kandar, pse jo!) mund tëzgjasë edhe përvetëm për pak çaste, deri sa të kryhen ceremonitë tradicionale të varrimit.Në varrimin e pasanikut, mund të ketë më shumë pjesëmarrës. Të veshur me rroba të zaza, kat e krevate (costumcravate),mund t’ia krisin një a më shumëfjalimelamtumirës, të sheqerosura me fjalë të ëmbla, herë-herë të gemta. Mashtruese. Shtriganë!

Shumë nga oratorët, sidomos ata që janë të vijës së ngushtë të pemës familjare, vëmendjen me shumë e kanë të përqendruar në përmbajtjen e testament, të ngujuar atje në dollap apo në barkun e kasafortës, se sa në fjalët boshe të folësit të radhës.Dekiku i fundit të jetës, soset, s’ka më, përfundon Ndoshta vazhdon edhe për pak çaste. Të pasurit, rrugën e fundit, nga vendbanimi deri të Varrezat,  kur është edhe vendbanimi tyre, i fundit, si për çdo kënd, mund të bëjnë mbi dilizhanëse, karroca, automjet të shtrenjtë, ndjekur nga kolona e gjatë e automobilave po ashtu, të shtrenjtë, vezullues, të porsa ardhur nga një botë tjetër e largët…

*

Mirë u bë, fort mirë u bë, kur qielli u hallakat, u shkund e, s’dihet nga cili kat i tij, u shpalua kjo porosi gatuar,përmbledh e stampuar në paftë të bardhë….

Aq shumë u gëzovadhe u lumturova sa, akoma pa e lexuar mirë, me nguti e vura nën nëntitull, thua se ekzistonte rreziku (i zi) se do ma vidhte ndokush…I thash vetmisë time memece, u be fort që hasa në këtë porosi, nga kushdo që vjen, mirë se vjen e, aq më parë, kur vjen nga mendja e ndritur, e njëshkrimtari kreativ e me nam botëror. Po, kjo ore mik, s’është tjetër pos dhuratë e perëndisë  (fr: cadeau de dieu!). Dhuratë e ndarë në dy pjesë, ama. Pjesa e parë, e mira: se me  erdhi në një çast kritik, kur u rroka, fyt për fyt, me një temë misterioze, të ngatërruar e të mykëtqë, kurrqysh t’ia zë petën e rrëfimit, duke që luajtur kështu, rrolin e një  të dështaku i maniak, kur me meditimet, refleksione dh broçkulla e tij kësodore të vyshkura e bajate, mundon vetën dhe të tjerët. U sorollatura andej këndej, u solla e pështolla, si  pordha nëpër të linjta, siç thotë populli ynë (përjetësisht i vuajtur) e, në vend së t’i bie shkurt e trup e shqip: të them atë që synoja(vdisja) tathoja: vdekja, çasti i ndërrimit jetë, shuarja a ikja nga kjo botë, automatikisht shlyen e asgjëson krejt, dallimetmidis të pasurve dhe të vobektëve. E mira, pra, e porosisë, si e porositur,që befasisht zbriti nga pala e shtatë e qiellit, ishtengase,aty për aty, ndërpreu e preu, fluturimin tim imagjinar e të kotë fare. Në porosinë të madhit fisnikutFjodor, nuk e gjeta atë që synoja, atë që shpresoja se do ta gjej. Nuk rrihnim dot të njëjtin thumb. Nuk i binim e dridhnim të njëjtin tel. Shkrimtari mirënjohur,kishte problem më të lehte dhe më kollajshëm së unë, si marrës i porosisë: “Rrini të qetë, në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni në garë kaq të ashpër, për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!” -F.Dostojevski.

*

Në këtë botë të mbidheshme, numri i të poshtërve, në mënyrë rapide e pandalshme, marramendëse, shtohet përditë e më tepër, sa që, menjëherë e pa hezitimi, mund të shkrepë urdhri: të ngritët një aneks Ferri,  shumë herë  më i madh se që është ekzistuesi vetë!

Me porosi e nisa, me porosi, po e përmbaroj kë copë hall që me solli dhimbje të madhe, si të pashërueshme kurrë. Paulo Coelho, porosite: “Gjej dikë që të bën të  qeshësh, sepse mjafton një buzëqeshje për të bërë rrëzëlluese një ditë të zymtë!”.

Gaillard, 02/04/2023


 [B1]

Leave a Reply

Your email address will not be published.