FILMA FRYMËZUES PËR GRA SHKRIMTARE DHE GAZETARE

THE BOLD TYPE - "Don't Turn Away" - Kat struggles to get a movement off the ground and is faced with a life changing opportunity. This episode of "The Bold Type" airs Wednesday, June 23 at 10 p.m. ET/PT on Freeform. (Freeform/Jonathan Wenk) NIKOHL BOOSHERI, AISHA DEE

Filmat në fjalë shfaqin një portretizim të plot grave të apasionuara pas të shkruarit, por jo gjithmonë ia qëllojnë. Ato nuk janë shkrimtare me superfuqi, por as amatore

Nada DOSTI

Në internet mund të gjenden plot filma dhe seriale rreth shkrimtareve dhe gazetareve, por këtu do të flasim vetëm për filma të këtyre viteve të fundit dhe që janë të gjindshme lehtësisht nëpër platformat e sotme digjitale. Filma të tillë mund të jenë frymëzues sado pak për shkrimtaret e reja në karrierë, por jo vetëm.

Filmat në fjalë shfaqin një portretizim të plot grave të apasionuara pas të shkruarit, por jo gjithmonë ia qëllojnë. Ato nuk janë shkrimtare me superfuqi, por as amatore. Ato janë plot talent dhe që përpiqen vazhdimisht, edhe pse dështojnë herë pas here ato rikthehen në terren më të forta se kurrë.

INVENTING ANNA (Të sajosh Anën), prodhimi i Netflix-it i vitit 2022. Seriali me një sezon të vetëm, është përshtatur nga një histori e vërtetë, dhe flet për një gazetare e cila heton se si AnnaDelvey e mashtroi shoqërinë e lartë në Nju Jorku, duke u hequr si dikush që nuk ishte në të vërtetë. Vivian, gazetarja në fjalë, vendos të shkruajë një artikull hulumtues në lidhje me mashtruesen Ana. Projekti i saj zgjat me muaj të tërë dhe përfshin vizita të shumta, intervista, pjesëmarrje në dëgjesa të gjykatës, deri një udhëtim përtej kontinentit për të takuar familjen e Anës në Gjermani. Gjatë kësaj kohe, Vivian është shtatzëne dhe lind fëmijën e saj, por gjatë gjithë serialit asaj i përsëritet refreni se ajo nuk është e veçantë dhe nuk duhet ta konsiderojë veten të veçantë vetëm e vetëm se mbart një fëmijë në bark, kur nëpër botë, brenda një sekonde me mijëra gra sjellin në jetë fëmijë. Pavarësisht presioneve të shumta, lodhjes, zhgënjimeve, peripecive të shtatzënisë dhe lindjes, Vivian arrin ta çojë tregimin e saj deri në fund, dhe artikulli i përfunduar është i mrekullueshëm.

THE BOLD TYPE (Racë e fortë), gjithashtu prodhim Netflixian, i vitit 2017 dhe kategorizohet në zhanrin komedi- dramë me pesë sezone. Seriali flet për një trio vajzash të gjeneratës së re, të cilat kanë pasione të ndryshme, por të përbashkët faktin se punojnë për një revistë për gratë me famë botërore. Personazhi kryesor, Jane Sloan, kalon sfida dhe peripeci të ndryshme, duke filluar profesionin e saj si një stazhiere e thjeshtë në rolin e asistentes derisa pastaj gjen zërin e saj si shkrimtare me famë deri në çmime, rritje në detyrë dhe suksese të tjera. Gjatë serialit, thuajse në fund të çdo episodi do të dëgjoni shkrime fantastike të lexuara nga zëri i vetë personazhit kryesor teksa ajo gjendet para kompjuterit të saj, duke lexuar artikujt e shkruar plot gjenialitet, ku theksohet dukshëm përmirësimi i stilit të saj.

NOT DEAD YET (Ende s’kam vdekur) është një serial i gjindshëm në platformën Disney plus që prej shkurtit të këtij viti. Personazhi kryesor, Nell Serrano, gazetare, e cila punon për të rifilluar jetën dhe karrierën që la pas dhjetë vjet më parë. Në çdo seri, asaj i caktohet një personazh i famshëm i vdekur për të shkruar një nekrolog (një formë gazetareske për të folur për jetën e personazheve të famshme jo si biografi, por si një artikull me nota letrare) dhe sapo asaj i caktohet detyra e re, papritmas i shfaqet personazhi ose personazhet rreth të cilëve duhet të shkruajë. Kështu, ajo e gjen veten duke komunikuar me këtë njerëz të vdekur, të cilët e ndihmojnë jo vetëm që të rritet profesionalisht në karrierë, por edhe të përmirësohet si njeri. Të vdekurit në fjalë e ndihmojnë t’i japë atë çka i mungon shkrimeve të saja dhe nga seria në seri dallojmë një përmirësim të stilit të saj në të shkruar dhe zbulimit të këndvështrimeve të reja për të publikuar artikujt e rinj.

GINNY& GEORGIA, seriali netflixian i vitit 2021, i cili në fakt nuk flet për rrugëtimin e një shkrimtare, por që në periferi të filmit ka disa momente të vogla ku shfaqet pasioni i Ginny-t për të shkruar. Ajo nis me disa rrëfime të vogla në ditarin e saj, me një klub për lexim dhe shkrimtari, iniciativa gjatë orës së letërsisë për të diskutuar tema të ndjeshme në letërsinë amerikane, si dhe perfomanca e saj e suksesshme në një shfaqje ku ajo para publikut interpreton një poezi të saj. Poezi është shumë e fuqishme dhe i gjithë thelbi i asaj është se ajo ndihet e lodhur, duke mos pasur zë dhe gjithashtu e lodhur duke luftuar në heshtje:

A mos jam e madhe tashmë për t’u fsheh poshtë krevati?

Kam ngecur në një stuhi

Por stuhia është në kokën time

Gjithçka shoh janë vetëtima

Gjithçka dëgjoj janë bubullima

Shpërthim pas shpërthimi, dikur isha e verbër por tashmë shoh

Palosjet e syve më kanë hapur sytë tashmë

Por përpiqem sa mundem t’i mbyll sytë

I shtrëngoj fortë për t’u rikthyer në errësirë. Tek mosnjohja, tek besa

Sepse tani që njoh e di se çfarë duhet të bëj për ty

Ajo në të cilën më ke kthyer

Do jepja gjithçka për ta larguar prej vetes

Zhgërryej e zhgërryej për ta larguar atë dreq njolle

Por s’mund të largohet një tatuazh

Sepse siç e sheh, edhe unë jam fajtore tashmë

Gërryej, gërryej e zhgërryej derisa të rikthehem e njomë

Telat e zërit tim dridhen

Me të vërteta vicioze dhe jetike

Se duhet të flas

Dhe ti duhet të dëgjosh

Gjuha ime duke valëzuar

Me plagën e paçbëshme të heshtjes

Por zëri më ngec në fyt

Gëlltis poshtë një grumbull që mezi gëlltitet

Thonë se nënat e dinë më s’miri

Po por sikur të ketë gjëra që nënat s’dinë

Si puna e gërshetave

Ti gjithmonë thua se jam pasqyrimi yt

Por s’mund të fshihem pas buzëqeshjes tënde

Dhe prej këtu ku unë qëndroj

Jemi në kënde të kundërta të pasqyrës

Unë dhe ti kundra botës?

Por bota ka ardhur të më zërë

Në mënyra që ti kurrë s’mund t’i dish dhe ndjesh

E nga ta dish ti pra çka është e vërtetë?

Jam lodhur duke vuajtur në heshtje

Sot do përplas këmbët, do bërtas dhe do bërtas

Derisa çdo fjalë brenda meje të dalë jashtë

Vetëm duke ditur, duke parë

Kjo qe marrëveshja ime

Duart e mia të lagura, dikur të pastra

E ndyrë me mëkate, s’e kam fjalën

Fjalë që s’i thashë kurrë, dragonj që s’vrava dot

E trashëgova mëkatin

Duke u kthyer në një përbindësh

Prej nga kam lindur…

Leave a Reply

Your email address will not be published.