KAM KUPTU SE POEZIA T’KTHEN TE VETJA

{"remix_data":[],"remix_entry_point":"challenges","source_tags":["local"],"origin":"unknown","total_draw_time":0,"total_draw_actions":0,"layers_used":0,"brushes_used":0,"photos_added":0,"total_editor_actions":{},"tools_used":{"effects":1},"is_sticker":false,"edited_since_last_sticker_save":true,"containsFTESticker":false}

Me Vlora Ademin, poete

Sot, pavarësisht argumenteve, të rrallë janë ata që merren mirëfilli me një vepër arti. Që e ndërtojnë nji analizë duke reflektu mbi faktetet në mënyrë objektive. Le të skuqen ata që kritikën e kanë zhvendosë nëpër kuleare!, ose edhe më keq, që këtë e bajnë o nga afërsia me autorin, o nga zilia për te, por jo duke e pasë parasysh veprën

Shkëlzen HALIMI

Vlora Ademi aktualisht merret me diplomaci kulturore duke udhëhequr dhe zbatuar projekte, e aktivitete kulturore, brenda dhe jashtë Kosovës me organizatën Social Creativity, të cilën ajo e drejton. Përveç kësaj, ajo ka një punë dytësore si koordinatore, bashkëpunëtore dhe anëtare e bordit e Festivalit ETNOFEST; koordinatore e disa festivaleve jashtë vendit, si dhe është themeluese e Festivalit të Poezisë REPUBLIKA në Prishtinë.

Pos tjerash Vlora shkruan dhe poezi, të cilat janë përkthyer në gjuhën gjermane, angleze dhe arabe dhe janë botuar në antologjitë: PËRTEJ HARRIMIT në Gjermani dhe MAGMA në Kosovë. Ndërsa së fundi Shtëpia Botuese ONUFRI ka botuar edhe librin e saj të parë me poezi KATËRDHETË E PAK.

Në mars të këtij viti poezia e saj “Nuk ta fali mostradhëtinë” është botuar në gjuhën angleze në antologjinë “Loyalty.Walking Into The Unknown” nga Poet’s Choice në SHBA. Ka mbaruar nivelin master për Komunikim Masiv.

Aktualisht, përveç rolit të saj si nanë, punës si drejtuese, dhe menaxhere, ajo gjithashtu është edhe trajnere dhe vazhdon të jap kontributin e saj për kauza vetëdijesimi në shoqëri.

HEJZA: Libri i parë i Juaj, vëllimi me poezi, “Katërdhetë e pak”, realisht bëri një bujë të madhe, sepse u prit në mënyrë të shkëlqyeshme gjithandej hapësirave shqiptare. Çka është ajo që e bën të veçantë këtë libër.

V.ADEMI: Origjinaliteti. Stili origjinal me të cilin kam ardhën’katërdhetë e pak.

HEJZA: Ju me një rast keni thënë se poezia është thellësi, e cila thellësi duhet të gërmohet, sepse është pafund. Çfarë keni zbuluar gjatë gërmimit Tuaj?

V. ADEMI: Nuk e di nëse ky gërmim në këtë kohë ka ardhë si ngacmim, apo si dëshirë e kahmotshme, por kam zbulu se, përveç që poezia qenka ngjizë bashkë me mua, ajo gjatë gjithë kohës m’ka grishë pavetdijshëm, për me u realizu edhe nënji tjetër dimesion. Por tash,mbas librit, du me e plotësu veten. Para se me thanë thellësi, kam kuptu se ajo asht edhe tundim, asht brejtje që të nxitë për procese të tjera mandej. Kam kuptu se ajo t’kthen te vetja. Poezia asht ajo që tëban me njohtë autorin e poezive tua. Veç përmes saj, arrijmë me e zbulu dhe me e prekëapogjeun e shpirtit.

HEJZA: Pse jeni përcaktuar që të shkruani në gegnishte?

V.ADEMI: Sepse kjo jam unë. Dikush që edhe frymë merr n’gegnisht. Pse duhet të tjetërsohem tash që jam katërdhetë e pak!? Gegnishtja asht gjuhë e kulluet e poezisë dhe jo vetëm, e cila sot polavrohet për veçantitë e saj shprehëse, sidomos për lirizmin dhe koncizitetin e saj në varg. Po e vijon fuqishëm traditën e saj të ndërpreme dhe unë, e ndodhun në kësi mjedisi, e kisha ma të lehtë me u shprehë në nji ekspresion ma afër melodizmit gjuhësor të rritjes sime në Prizrenin, historikisht të dallueshëm si qytet i madh i botës shqiptare. Kushtet e reja të komunikimit dhe zgjanimi i hapësinave me shpalljen e Kosovës shtet sollën zhvleftësimin e përdorimit ekskluziv të standardit. Rranjët e ndërpreme brutalisht të shqipes nxorën llastarë dhe po e zerojnë edhe njiherë çështjen e nji gjuhe vërtetë të përbashkët, këtë herë si mjet i hapësinave kulturore të lira dhe i krijimtarisë së pacentralizueme.

HEJZA: Keni realizuar aktivitete të shumta në promovimin e vlerave kulturore. A mund të flasim sot për ngjizjen e evropianizimit të kulturës shqiptare. Nëse po, atëherë në çfarë niveli e kemi këtë evropianizim dhe në cilat segmente të kulturës mund të haset me qartë?

V.ADEMI: Po. Bile do t’kisha thanë se jam nji diplomate freelancenë fushën e kulturës. Madje madje, deri tani kam ba ma shumë se sa më asht kriju hapësina me ba, nënji terren shumë të kontaminuem nga struktura e komunitetit letrar, e artistik, por edhe nga strukturat udhëheqëse të fushës në fjalë.

Ndërsa për pjesën tjetër të pyetjes, mendoj se jemi viktimë e mentalitetit të Ballkanit dhe ende jemi në fazën para ngjizjes. Kur kjo të ndodhë, atëhere periudha tjetër veçse na gjen duke mendu, e vepru si evropian. Përfshi këtu edhe aspektin kulturor. Ka nji shekull që po e presim çmimin e madh letrar nga i njëjti shkrimtar (gja që do t’më gëzonte),por a thua që për gati nji shekull, nuk doli nji i dytë po kaq i denjë!?
Megjithatë HIVE i Blerta Bashollit, ndërkohë parakaloi shumë tepih të kuq të festivaleve prestigjioze ndërkombëtare të filmit.

HEJZA:Sot, si asnjëherë më parë poezinë e kemi me bollëk, ndërsa shumë pak flitet për poezinë. Edhe ata që marrin mundin të flasin, më tepër i përkasin kategorisë së “kritikëve letrar” që ose kurrë nuk e kanë shkruar poezinë ose kurrë nuk janë përpjekur të mësojnë si shkruhet poezia. Në ç’situata të sikletshme e në ç’nivele të delirit kalon shpirti kur krijuesi e nis dhe e përfundon një poezi. Apo poezia vjen vetvetiu, ngjarje pas ngjarje, pas dashurisë, tradhtisë, vdekjes…

V. ADEMI: Mediet onile, aq sa na e kanë lehtësu komunikimin me botën, po kaq na i kanë ngatërru, e kompliku konceptet për artin, kulturën, mënyrën e jetesës…. Si askund tjetër, me ose pavetëdije, shoqnia me të madhe po i shfaqë kompleset e saja nëpër to. Nji, që ma së shumti bjen në sy, asht publikimi i poezive. Sa mirë që disa janë kaq të frymëzuem, e i kanë zaptuetana muzat për me krijue orë e çast, por a janë të vetëdijshëm për masën e teprimit!?
Për mue, poezia asht diçka që vjen natyrshëm. Vjen në nji çast të caktuem, kur gjendja shpirtnore asht e gatshme me ia falë botës nji përjetim sublim të shpërfaqun në formën e saj. Shpirti ka çaste të fshehta trazimi, që e ngacmon o vdekja, o ikja, o tradhëtia, madje edhe mostradhëtia,që asht akoma ma e pafalshme (hahaha!).

HEJZA: A kemi kritikë letrare! Në ç’nivel e kemi mendimin kritik mbi kulturën tonë krijuese, artistike! Sa zë vend materia e estetikës në punën tonë krijuese?

V.ADEMI: Kritika na sygjeron. Tranzicionet bashkëkohore shoqnore ngrejnë pyetje të randësishme në lidhje me atë që mund ose duhet të konsiderohet aktualisht si njohuni relevante ose e vlefshme për kulturën dhe artet. Hulumtimet e fundit kanë tregu se vlerësimi i artit nxit frymëzim, gja që drejtpërdrejt ndikon në performancën krijuese. Mu për këtë fakt, konsideroj se, asnjëherë nuk kemi pasë nivel ma të ulët të kritikës. Sot, pavarësisht argumenteve, të rrallë janë ata që merren mirëfilli me një vepër arti. Që e ndërtojnë nji analizë duke reflektu mbi faktet në mënyrë objektive. Le të skuqen ata qëkritikën e kanë zhvendosë nëpër kuleare!, ose edhe më keq, që këtë e bajnë o nga afërsia me autorin, o nga zilia për te, por jo duke e pasë parasysh veprën.

Nji arkitekt amerikan thoshte: gjithmonë zgjidhja e problemeve asht e gabuar nëse nuk asht edhe e bukur. Pra edhe vlerësimi i krijimtarisë gjithherë e kërkon gjykimin e së bukurës, sepse kapaciteti ynë krijues nuk do të ishte i mundun pa pjesën estetike. Janë shtylla paralele.

HEJZA: Është një e vërtetë e çoroditur. Letërsia jonë ka shënuar numrin më të madh të antologjive poetike. Vlerësohet janë diku rreth 500 antologji të përpiluara, sajuara e përgatitura në këto 30 vjetët e fundit. Pse bëhen dhe kush i bën antologjitë?

V.ADEMI: Asht koha e zhvillimit të një fenomeni, që për fatkeqësinë e letërsisë, po devijon. Megjithatë nuk mundem me thanë se jam kundër antologjive, por së paku le të kenë nivel. Duhet angazhim serioz. Ka kritere. Ka filtra. Duhet të ketë bazë të qëndrueshme. Dhe, edhe ky si fenomen, koincidon me rolin dhe ndikimin të cilinkritika e ka. Lakmia për me kanë në qendër të vëmendjes me çdo kusht, po na kushton shumë, tepër shumë si shoqni.
Në shtator të këtij viti do të dalë Antologjia me poezitë e poetëve pjesëmarrës të edicionit të pestë të festivalit të poezisë REPUBLIKA. Poezitë do të botohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe secila nga to, së pari asht redaktu nga nji studiues i gjuhës shqipe dhe mandej nga nji i gjuhës angleze. Dhe po mendoj se, deri në këtë fazë asht banji punë shumë e mire dhe korrekte. Por pavarësisht se pjesëmarrësit janë emna të dëshmuem tashma të letërsisë, ka ndodhë që,më asht dërgu një poezie Alison Toënsend (poete amerikane), vetëm se e përshtatun sipas mënyrës së poetes që e ka dërgu. Këtë poezi me titull “Gjanat që nuk t’i tregova për abortin” para afër dy vjete, së pari e ka përkthy poetja Vlora Konushevci. Ndërsa, e njajta poezi, nga një poete pjesëmarrëse, më asht dërgu sikur të ishte poezi autentike e saja. Po të mos kishte njohuni dhe kritere, mbase edhe do të ishte botu poezia e autores amerikane, me emnin e X poetes pjesëmarrëse në fesatival. Këtë ngjarje e mora si shembull konkret, për me tregu se sa, në rradhë të parë e respektojmë veten (poetët), në rradhë të dytë letërsinë, në rradhë të tretë lexuesin (audiencën) dhe të fundit, nji festival që konsideron se i ban nderim me ftesën. Në këtë rast kjo antologji asht pjesë e festivalit dhe do të vazhdohet në këtë formë derisa festivali të ekzitoj, por në rastet e tjera, me ose pa qëllim, shihet se antologjitë po përpilohen sipas preferencave personale të përpiluevse, e jo sipas kritereve: qëllimi, tema, struktura, prezantimi, përfaqësimi.

HEJZA: Bashkimi shpirtëror i shqiptarëve akoma po has në shumë barriera. Shembull konkret është “antologjia” e Rudolf Markut, i cili poezinë bashkëkohore shqipe e “gjen” vetëm te autorët brenda territorit të Shqipërisë. Pse i kemi këto barriera?

V.ADEMI: Për këtë lloj antologjie asht folë, e stërfolë tashma. Nuk du me vazhdu me i kushtu vëmendje ma shumë autorit të saj në këtë rast. Ndërsa kur jemi tek barrierat, ato hala nuk i kemi largu brenda për brenda nesh. Hala udhëhiqemi ngandjenja e superioritetit dhe e xhelozisë. Cila mendje e shnoshë e këtij shekulli mundet me thanë– Kur uneshkruj s’di pse shkruejnë të tjerët/tjetrat. Asht absurdi ma i madh që e kam dëgju. Kjo zezonë na ka prekë këtej, e andej territorit. Ma e keqja asht se, pikërisht të tillëve, madje me vetëdije, po u krijohet hapësina e veprimit. Shqipnia pati emna shumë ma përfaqësues për pozitën në të cilën sot asht përpiluesi i “antologjisë” në fjalë, por zgjodhi dike që, fatkeqësisht as njohunitë bazë për poezinë bashkohore nuk i paska. Dhe këtëna e argumentoi vet ai. Madje madje edhe titulli i konceptit, asht i përkthyem nga një antologji serbe e Miloslav Shutiçit (1999).

HEJZA: Ambienti ynë letrar, fatkeqësisht që moti është kontaminuar me lloj – lloj mbeturina që dukshëm ia kanë zënë frymën letërsisë së mirëfilltë. Sot kemi më shumë botues se lexues, qarqe të ndryshme “letrare”, kemi mafi letrare, kemi epigonizëm, diletantizëm dhe çka jo tjetër? Vlerat e vërteta u përmbysën për shkak se demokracia vazhdon të trajtohet me mjete të anarkisë. Pse ndodhi kjo dhe si ta dekontaminojmë këtë ambient letrar?

V.ADEMI: Pa krtitikë të mirëfilltë letrare, nuk ka dekontaminim të ambientit. Qarqet letrare, kanë zgjedhë që, kritikat e tyne me i adresu prej kafeve, e kulearave. Çfarë niveli të kritikës mund të presim në këtë rast.

Ndërsa sa për shtëpitë botuese, mirë që nuk kemi mbetë në duer të kujtdo! Mirë që kemi mundësi secili me e gjetë vendin që e meritojmë. Sa mirë që na jepet mundësia me u botu me ata që t’bajnë me u ndi i vlerësuem. Me ata që dijnë me e trajtunji autor, që nga kontakti i parë, kontrata, promovimi, e deri te shpërndamja e librit. Prandaj libri “Katërdhetë e pak” u botue dy herë brenda ma pak se dy muajsh.

Hejza:Besojmë se Ju nuk do të pritni që vëllimin e ardhshëm poetik ta pagëzoni “Pesëdhetë e pak”?

V. ADEMI: Tashma jam këtu. Nuk kam nguti. Edhe po ndodhi kjo, mjafton të vije po kaq prajshëm sikur erdhi “Katërdhetë e pak”. Ardhja ime nuk ka ndodhë për me i zanë vend dikujt, por me e pasë hapsinën që poezia ime e do dhe e meriton.

Leave a Reply

Your email address will not be published.