(Mbi poezinë e Nurie Emërllahut)
Emrije KROSI
Modelet e gatshme poetike shpeshherë mbeten jashtë vetëdijes së poetit, duke kuptuar edhe distancën artistike në kontekst me komponentët dhe modelet verbale ose jo (në kuptimin intuitiv). Kumtimi dhe qasja ndaj poezisë ndodh në një moment kompleks, jashtë sferës së ligjërimit linear, si për poetin, ashtu edhe për interpretuesin (pra lexuesin), duke përcaktuar në mënyrë specifike edhe karakterin letrar intrasubjektiv (Culler: 1976). Analiza deduktive e një poezie përcaktohet nga:përshkrimi dhe papërcaktimi i elementëve poetike,performanca dhe maksimalizimi i hapësirave shprehëse,aspektet e nevojshme të interpretimeve përtej kodeve gjuhësore,karakterizimi i efekteve poetike aktuale,marrëdhënia e pavetëdijshme strukturore në ekuivalencat kohore të ndryshme. Efektet poetike dhe konteksti i pritshmërisë së lexuesit përtej “kornizave” ku konteksti historiko-kulturor dhe aspekti letrar– estetik, dominon mbi normat dhe vlerat, kur prek vetëm përqendrimin e mesazhit në poezinë “Gjurmë të gjetheve” në librin “Për gjysmën tjetër të hënës” (Emërllahu: 2019):
Kthehem këtu për të të gjetur
Por asgjë nuk mbeti pasi ti shkove.
Kthehem këtu për të ndjerë erën e duhanit mbi gushë
Por asgjë nuk ka veç bishtash të vjetruar cigareje.
Kthehem këtu për të ta dëgjuar zërin
Po asgjë s’dëgjoj pos këtij uji
Që s’u ndal edhe pas ikjes sate.
Kthehem këtu për të të gjetur
Dhe krejt çka gjej është unë.
(“Gjurmëve të gjetheve”)
Por, ana tjetër e variacionit kontekstual dhe shumëfishimi i kuptimeve është invarianti racional, si bazë për kuptimet, prej të cilave një shenjë e dhënë mund të dëshmojë në kontekstualizime të ndryshme përmes vargjeve: kthehem këtu për të të gjetur/Por asgjë nuk mbeti pasi ti shkove./Kthehem këtu për të ndjerë erën e duhanit mbi gushë. Poezia mëton të sjell një realitet nga përditësia ku askush nuk është i përjashtuar, ku gjithkush është pjesë e realitetit të kotësisë, absurdit dhe asgjësë. Përsëritja katër (4) herë e vargut: [kthehem këtu] në formën e përsëritjeve dhe anaforës në rotrespektivë:në kthimin, ose tek kujtimet e fëmijërisë,në kthimin tek koha e shkuar,ose në kërkim të dashurisë së parë, pikërisht ky (ri)kthim, poezinë e përdor si katarsis shpirtëror (Ajdini: 2021). Aty është përgjithësuar kuptimi, jo vetëm si emërues i përbashkët i elementeve përçuese të njësive stilistikore, pa marrë parasysh çfarë ndryshimesh ose ndikimesh, përmes kanalesh semike, që mund të përdoren në ndërtimin e mesazheve. Çdo mesazh/shenjë si shumësi komplekse, përfshin elemente të cilat përsëriten, jo detyrimisht, ka njësi dhe elemente kuptimore të cilat komunikohen gjithmonë përmes mesazh-dhënies pavarësisht nëse janë një mënyrë “ e nevojshme” apo jo, përmes të gjitha kategorive gjuhësore, më përtej “ trillimeve mimetike”, në fiksionin (art real), fiksionet gjuhësore supozojnë një rol të rëndësishëm të gjuhës së përditshmërisë, në lidhje indirekte me të gjitha kategoritë jashtëgjuhësore (Frye: 1957). Përmes vargjeve: por asgjë nuk ka veç bishtash të vjetruar cigareje./ Kthehem këtu për të ta dëgjuar zërin/Po asgjë s’dëgjoj pos këtij uji gjetja individuale e metaforës së cigares, aspak krahasim apo ndonjë trop tjetër gjuhësor, përpos cigares si mbetje e veprimit njerëzor të stresuar, të vetmuar, të frustruar, të nervozuar e bën “veprimi” përmes foljes [kthehem] një esteitezim vepror të realitet të ashpër vendor, ku poetja derdh edhe pensimizmin e saj, duke lëvizur edhe lexuesin ndaj fenomeneve negative të shoqërisë, ku vetë veprimi në poezi “gris” shpresën për të nesërmen (Aliu: 2021). Mbështetur te modelet, modeli dhe mënyra përmes vlerave poetike, jo vetëm si konstrukt kulturor, por edhe aq si performancë individuale, e lirikës së subjektivitetit/ vetërefleksivizmit nuk dëgjohet një “unë” e vetmuar sepse vargjet: që s’u ndal edhe pas ikjes sate./Kthehem këtu për të të gjetur/Dhe krejt çka gjej është unë, ajo gjen aty “Uni-n” poetik duke “kërkuar Uni-n” e saj individual, jo vetëm si proces letrar, por edhe në atë lloj përshpirtshmërie për ta artikuluar rrënjën e saj etnike, në gjithë hapësirën dhe dinamikën e jetës dhe kohës që lëviz poezia. Paradigmat lirike, nuk përcaktohen në bazë të ndarjes së modelit logjik (Einarsson: 2012), ku analogjia është e fshehur përmes fenomeneve të vetëdijes dhe përvojës, përmes mëtimit të një modeli të qartë shkrimor, dëshmon modelin e ndërsjellët të një poezie të “zhveshur” nga tepricat me parimin se në letërsi: gjërat e vogla shihen si të mëdha, gjërat e errëta shihen si të ndritshme.
Sëfundmi: poezia e Nurie Emërllahut është poezi me “gjurmë” individualiste, me motive të ngrohta nga rrethinat e vendlindjes së saj. E pagëzuar me AND-në e kodit gjenetik të poezisë një poete relitivisht e re në moshë, dëshmon për një nivel të lartë artistik dhe të konkurueshëm mes poetëve/ve të RMV, ajo tashmë ka një vend në shkallinat e poezisë moderne dhe postmoderne gjithëshqiptare.