Vajza e atdhetarit Athanas Tashko nga Frashëri i Përmetit dhe i Elena Zografit nga Korça, Tefta Tashko, u lind në 2 nëntor 1910, në qytetin Fajum të Egjiptit në prag të zhvillimeve të mëdha të vendit dhe të shpalljes së pavarësisë në Shqipëri. Kjo ndikoi sigurisht në kulturën e saj. Ajo e donte vendin e saj, vlerat e vendit të saj, po aq sa dhe këngën.
Një kryevepër shqiptare e quajtur Tefta Tashko Koço si kryeministre e muzikës lirike shqiptare, pinoniere e modernitetit muzikor, ambasadore e muzikës të asaj kohe dhe e femrës përparimtare që me hijeshinë e saj mundte një shoqëri që kishte shkarë në mediokritet.
Ajo jetoi në kohën me personalitete si, Vangjysh Mio, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Migjeni, dijetarë si Eqerem Çabej dhe Hasan Ceka, përkthyes si Skënder Luarasi apo skulptorë si Odise Paskali nga Përmëti, apo kolegen Marie Krajën.
Po çfarë veprimtarie artistike ka pasur legjendarja Tefta Tashko Koço? Veprimtaria e saj ka qenë e mbushur me këngë dhe bashkëpunime me njerëz të shquar, ndër ta është dhe shkrimtari lirik Lasgush Poradeci. Nuk mund të ngelej jashtë kjo figurë që i shkruante aq ëmbël edhe dashurisë. Perla e bashkëpunimit me të është kënga e famshme sipas tekstit të vjershës, ‘’Kroi i fshatit tonë’’ por edhe “Kur më vjen burri nga stani”.
Nga 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë ajo 36 prej tyre i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali.
Ndër këngët mund të përmenden: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj.
Këngët popullore të Tefta Tashkos, regjistruar pranë “Columbias”-Itali, 1942: “Un’o ty moj të kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”; “Kenke nur’ i bukurisë”; “Për një ditë, kur del goca në pazar”; “Këndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falë”; “Ma ven dorën përmbi dorë”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fëllanxë”; “Sa me shpejt ma vunë, moj, kambën”; “Dy gisht përmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del një vashë prej hamamit”; “Zare trëndafile”; “Të dua, moj goc, e vogël”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonë”; “O moj sylarushe”; “Dolla në penxhere”; “Bilbil çapkëni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seç këndon bilbili malite”; “Shkapërceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili çka qënke një zog”; “Kam shtëpinë e vogël”; “I kam hypë vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atë fushë t’mejdanit”; “Edhe gurët e sokakut”.