Teknika e metarrëfimit është shfaqur që me letërsinë, por vetëdijshëm atë e ka përdorur i pari Borges me veprën Ficciones (Fiksionet)
Durim TAÇI
Qasja ndaj ngjarjes si fakt, nga njëra anë, apo si mundësi fiksioni në ngjizje, nga ana tjetër, është ai bigëzim i parë qëna shfaqet sa herë ulemi e shkruajmë letërsi artistike. Dyshimi, se cila rrugë duhet ndjekur, por më shumë hutimi para lëndës së parë me potencial letrar, për mua u shua me romanin Extra Time, vetja jote e dytë/Extra Time, la tua seconda persona(Botimet Fishta 2019 Tiranë/Mimesis Edizioni 2020 Milano), i cili shënon fillimin e një faze të re në procesin tim krijues, periudhë të cilën mund ta cilësoj si ‘letërsi e metarrëfimit’, apo si ‘letërsie së tashmes së intensifikuar’, duke thënë ndryshe, në terma kohorë, përafërsisht të njëjtën gjë.
Po të përmend terma të tjerë që përdorin studiuesit e letërsisë, do i shkonte për shtat letërsi postmoderne, apo post-postmoderne. Në fakt gjithçka lidhet me vetëdijen e shkrimtarit për ta përdorur rrëfimin artistik si ‘matës’ e prodhues i një kohe tjetër, letrare. Jo më kot ndriçimi më erdhi nga Extra Time, pra nga koha shtesë, koha tjetër.
Në këtë hulli janë formësuar edhe veprat pasuese, “Një prani në ikje/Unapresenzachesfugge (Botimet Fishta 2020, Tiranë/Lubrina Editore 2021 Itali), Nga një derë tjetër/Daun’altra porta (Botimet Fishta 2021/Besa Editrice 2023, Itali, si dhe romani më i fundit, Liqeni në mes të detit/Illago in mezzoal mare (UetPress 2022, Tiranë/në proces botimi edhe në italisht).
Teknika e metarrëfimit është shfaqur që me letërsinë, por vetëdijshëm atë e ka përdorur i pari Borges me veprën Ficciones (Fiksionet)1944, ku shkruhet për herë të parë për letërsinë brenda letërsisë, pasi metarrëfimi ka të bëjë me ndërhyrjen e autorit në brendësi të vetë tekstit që po thur, një rrëfim që ka si objekt vetveten, vetë aktin e rrëfimit.Ndodh të zhvillosh një tregim tjetër brenda tregimit, apo një roman tjetër brenda romanit. E gjitha kjo është mënyrë manipulimi me kohën.
Ky proces i marrëdhënies së shkrimtarit me vetërrëfimin mund të jetë pasojëe përvojës së tij personale në kohë, vepër pas vepre, i cili mund të shfaqet pastaj si zbulim, si në rastin tim, por sidoqoftë mbetet një akt përzgjedhjeje. Jo të gjithë parapëlqejnë të shkruajnë kështu.
Unë e kam një motiv të fortë që më bën të mos ndryshoj rrugë edhe për ca kohë. Përmes kësaj mënyre të shkruari po jetoj iluzionin se kam gjetur mashën e ‘kapjes’ sëaktit tëshkrimit, ia dal të jetoj me alteregon e autorit që shkruan, por sidomos më krijohet ideja se arrij të projektoj vetë aktine leximit. Ka qenë rendja ime pas leximit në fakt që më ka sjellë deri këtu.
Edhe teknikat si: thyerja e kronologjisëracionale shkak-pasojë me fragmentarizmin emocional elipsoid, rivlerësimi i vetës së dytë të dobët për të rrëfyer përballë vetës së tretë tëgjithëpushtetshme, përdorimi i ironisë dramatike e cila zhvesh personazhin përpara syve të lexuesit, zbehja e dialektikës për pranëvënien, janë të gjitha veprime narrative në shërbim e nëharmoni me projektin tim për një letërsi të së tashmes së intensifikuar.