MAGJIA E KUJTESËS

Fehmi AJVAZI

Nuk ka në historinë e ideve dhe të veprave autor të tyre, nun, zotërues, padron që nuk e ka provuar të paktën njëherë, momentin e fillimit të ndarjes së një pjese të kohës dhe të energjisë për t’u rrekur pastaj, me “dekadat e jetës historike”, qoftë personale dhe qoftë shoqërore, nacionale, botërore etj. Pse? Sepse, ritmet e jetës krijuese e studiuese janë të këtilla. Kornizat! Mesi dhe fundi i tyre. Të gjitha fijet e këtilla janë të lidhura mes vete, madje edhe të koduara në kujtesën dhe historinë piramidale të ‘homo sapiensit’ inteligjent. Zbardhja ose shkrirja në letër, ndryshe nga mbamendja, është një gamë vezulluese, yshtëse, shkrirëse, një si testament me karakter universal! S’ka gjë më mbresëlënëse se sa ta përshkruash kohën tënde me dioptrinë e mirë të kujtesës, dhe përmes kohës tënde t’i mundësosh atij tjetrit që vjen nën diell, kohën e tij të kaluar trashëgim. Konvergjenca shkrimore, merr pastaj ngjyrat e ndryshme që simbolizojnë kohët, ngjarjet, proceset, imagjinatën, kujtesën, artin, estetikën, historinë, politikën, letërsinë etj.

Në kontekst të kësaj, as nuk duhet të ikim nga ritmet e ndryshme të jetës, sepse ato janë të mishëruara me ne, janë të bukura, gjalluese. Por po ashtu, janë edhe intriguese, e disa herë edhe të trishtueshme, epike, tragjike në kuadër të ndikimit dhe peshës së tyre! Markezi ka thënë se, jeta është vetëm ajo që na kujtohet! Në anën tjetër, të mos e kujtosh të kaluarën, gamën e saj universale, të mos i kthehesh asaj me tërë qenien, je shumë e më shumë: ose afër vdekjes, ose i gjallë – por në shtratin e saj!

Mbi të gjitha, në procesin e rrjedhës historike, rreth e rrotull dhe veçanërisht në thelb të saj, na ndodhin ide, perceptime, lëvizje, gjëra të thjeshta e delikate, punë, emocione, ëndrra, mërzi, pikëllime etj., që pa dashjen tonë na grishin fuqishëm brenda “mureve” të kujtesës piramidale. Miliona e miliarda njerëz, e përjetojnë këtë sagë në forma të ndryshme. Ditë e natë. Por, miliona e miliarda prej tyre nuk e akceptojnë mendjen, fuqinë e tyre, inteligjencën etj. Shumëçka, nuk varet prej tyre dhe kjo përbënë ‘seleksionimin dialektikë’ që nuk ka nevojë ta shpjegojmë sepse, zhvillimi është diçka i pandalshëm, rrotullues, riciklues si në procesin e punës së një mjeti motorik apo, si në lëvizjen e sistemeve plantare.

S’ka dyshim: më shumë a më pak trupi ynë fizik dhe psikofizik, është gjithmonë aktiv për aq sa është edhe mëndja, madje edhe në gjendje pasive! E tëra, ngjanë me procese dialektike. Në anën tjetër, pa na pyetur fare ecën koha! Ecja e saj, ngjanë me një dinosaur: është e ngadalshme, por gjithnjë e pamëshirshme në hapat e saj. Koha i ka hapat shtypës, shkretues, harrues etj. Jo, kurrë s’na është kujtuar që ne shkojmë pas kohës dhe, koha kurrë s’vjen pas nesh! Dhe një ditë prej ditëve, kemi filluar ta ndjejmë vetën të lodhur më shumë se zakonisht, të “kursyer” nga idetë dhe dëshirat, kemi filluar ta ndjejmë faktin se shqisat e prekjes nuk janë më ato të dikurshmet, as shqisat e të pamurit, as shqisat e ndijimit etj. Thjeshtë, kemi filluar të plakemi! Të plakemi, deri sa pastaj jemi të detyruar t’i nënshtrohemi realitetit, një përshtatje e zorshme por e natyrshme; Koshienca na ka detyruar me dëshirë ose pa te tu qasemi bilanceve të pështira të jetës që kemi kaluar, rrugëve të saj, cilësive, errësirave, mistereve etj. Me një fjalë, kemi filluar t’u përshtatemi imazheve që kanë filluar ta zëvendësojnë të djeshmen e ikur me të natyrshmen në evoluim të fundmë! Diçka e mjegullt dhe e trishtueshme, na i prenë gjunjët: ikja e shpejtë e kohës, mungesa e cilësisë, dhe prania mizore e pushtetit të harresës…

Jeta e ikur, do të themi në një moment të angësht, ishte për mua dhe për ty, për atë tjetrin, për të panjohurin etj., një pasqyrë e përbërë nga numrat dhe bilancet statistikore të cilat, një ditë nuk shërbejnë për asgjë. Pra, në fakt nuk do t’i shërbejnë askujt. E, më së paku neve…! Kështu, duke parë e menduar me kujdes të reduktuar, deri sa një ditë na shteron struktura e fuqisë fizike dhe e vetëdijes, na bie ndërmend edhe për “bilancet dhe cilësitë” nëse, ato janë diku ose nuk janë fare, nul…! Jeta jonë e brishtë, ka ekzistuar me të vërtetë apo ka mbetur diku, është fshehur nëpër vrushkujt e kohës, thjeshtë: nuk është tretur…!

Epo, nuk është tretur nëse t’i e ke kuptuar qyshkur se të qenit vetëm “numër” demografik nuk parathotë asnjë vlerë për “ardhje – shkuarjen” tënde nëpër botë të cilës, t’i nuk i dhe asgjë sa ishe gjallë! Ose, je përpjekur të prodhosh njëfarë cilësie krijuese, domethënë je përpjekur të strukturosh vlera që nuk kanë qenë vetëm personale por, “vlera” që u kanë shërbyer të tjerëve, ty, dikujt…

Unë, ti, ai tjetri, ndoshta jemi përpjekur të bëjmë maksimumin! Kushedi! Ndoshta i kemi shërbyer një kohe nën hijen e diellit tonë, një rrethi të ngushtë njerëzish ose, me gjithë dëshirën s’kemi pasur kujt t’i shërbejmë! Por a u kemi shërbyer interesave të shoqërisë, të popullit, çfarë kemi bërë për historinë, gjuhën, kulturën, natyrën, shkrimin etj.? Çfarë kemi bërë për atdheun? Për botën, universin etj. Në fund të fundit, a kemi bërë diçka për të tjerët, për njerëzimin ! Në këtë galimatias çështjesh të ngatërruara, t’i ke qarë ujët e turbullt të jetës, dhimbjen tënde, shpirtin tënd dhe çdo gjë je përpjekur ta bësh me njëfarë dashurie ose edhe me dashuri të plotë, në fakt, gjysmën tënde ke arritur ta kthesh në një “qiri” që ka bërë dritë për të tjerët. Ose, “kjo dritë” do vazhdoj të nanurisë në mesin e të tjerëve që kanë ardhur e do të vijnë pas teje.

Në raste të veçuara unike, vepra jote s’vdes kurrë! S’ka gjithmonë rëndësi përmbajtja nëse, thelbi i saj i ka shërbyer dikujt ngase metafizika, një kompleks gjallimesh delikate, e përbën shpirtin tonë! Epo, t’i, megjithatë ke qenë gjatë gjithë kohës “krijues dhe zotërues” i unit dhe yllit tënd që, vite e shekuj mbas teje, kur t’i ke ikur s’i edhe çdo qenie tjetër njerëzore, do të vazhdoj të ndrisë “figura” jote e pavdekshme, në të vërtetë ‘metafizika’ s’i testament…

Leave a Reply

Your email address will not be published.