MELANKOLIA E PAPËRFUNDUAR

Ndërsa hermetizmi nuk është zbehur kurrë, vijon të influencojë dhe evoluojë; me postmodernizmin e neorealizmit të neoavangardës dhe të transavangardës

(Hamdi) Erjon MUÇA

Mbërritëm në fillim shekullin XX, ose në përfundimin e njërës prej etapave mbi të cilat kam medituar. Dhe dua ta mbyll me më melankolikun e hermetikëve, UmbertoSaba-n; etapën e parë.

Ndoshta mund të mos e gjeni veten me këta poetë me të cilët rrugëtova, ngaqë shekulli XX u bë laboratori i eksperimentimeve më të mëdha poetike të të gjitha kohërave; patëm goditjet prej cunami sarkastik të Prevert-it, tronditjet gjeodezike të abstraksionit të Apolinare-s, ndodhi, si të thuash, një shkarje mendor-artistike futuristike, impresionizëm, ekspresionizëm, ekzistencializëm, por që të gjitha rryma që me të mbaruar lufta e dytë botërore, nisën të zbeheshin, përveç futurizmit që u zhduk plotësisht dhe që mbeti në historinë artistike botërore si shenja e një ematometraumatike. Ndërsa hermetizmi nuk është zbehur kurrë, vijon të influencojë dhe evoluojë; me postmodernizmin e neorealizmit të neoavangardës dhe të transavangardës.

UmbertoSaba është disi më i çuditshëm edhe se Quasimodo, për të qenë hermetik, madje unë deri vonë, e kam pasur të vështirë ta klasifikoj, personalisht si të tillë. Mirëpo duke lexuar e rilexuar, arrita të gjej edhe PSE-në e këtij hermetizmi kaq fluturak; këtij hermetizmi që i ngjet një nate me rëndesë, kur hëna herë zhduket plotësisht e herë duket e plotë, herë fshihet përgjysmë dhe herë tregohet përgjysmë. Herë duket e pastër, e plotë e herë si fshehur pas një vello trishtimi. Kjo ka të bëjë me një formë arti që nis me rilindjen dhe me sa di, i pari, zbuluesi i kësaj forme ka qenë LeonardoDa Vinçi. Quhet “Arte non finita” art i papërfunduar, “Arte indefinita” art i papërcaktuar. Mrekullia i këtij arti qëndron tek makrostruktura që nuk lëngon mungesën e përcaktimit të mikrostrukturës dhe të jeni të bindur që nuk është aspak e thjeshtë. Po të vështroni Giocondën e Leonardos do të ndjeni që mungesa e peizazhit të papërfunduar të papërcaktuar nuk e cungon aspak veprën, madje, për mua, ato mangësi e bëjnë të jetë edhe më kryevepër.

Mirëpo si mund të përkthehet kjo veçanti e artit viziv, tek arti i poetik?Kjo është një procedurë e thjeshtë në dukje, por mjaft e vështirë në zbatim.Po të studiosh poetët e tjerë, do të vëresh se krijesat e tyre kanë një linjë të qartë përvijim, qoftë edhe hermetikët më të rafinuar si, përshembull,Montale. Poezitë e tyre nuk mund t’i lexosh në një mënyrë tjetër, nga ajo e shkruar prej tyre. Ndërsa krijesat e Sabës kanë veçantinë që mund t’i lexosh edhe duke nisur nga strofa nr. 3 më pas 4, më pas 1 dhe 2 dhe në fund 5 me shtojcë. Ose-ose mund të nisë nga strofa 5 me shtojcë dhe më pas 1,2,3,4 dhe makrostruktura të mos ndjejë cungime.

Por, Saba-n nuk e bën të veçantë vetëm përzierja e hermetizmit me artin e papërfunduar rinashimental, por është ajo lidhja e hollë mes romantizmit modern të Carduci-t dhe brezit të ri të poetëve italian, pa të cilin do të dukeshin si shfryrja e një presioni social dhe jo si përvijimi evolutiv i nisur me stilnuovon.

Ndërsa veçantia tjetër e Saba-s qëndron tek filozofia e poetikës së tij. Tek poetët e tjerë, duket sikur lënda e parë futet nga jashtë në psiken e poetëve për t’u fermentuar dhe më pas të shpërthejë e distiluar në format më të pamendueshme të mundëshme, në të kundër me Saba-n që duket sikur edhe lëndën e papërpunuar edhe shpërthimin përfundimtar i ka vetëm brenda vetes. Gjithçka ka shkruar ka të bëjë vetëm me të, është personale, intime, deri në kufijtëankthshmërisë. Duket sikur ka kaluar jetën duke studiuar vetveten, deri në skutat më të errëta dhe ka arritur qartësojë gjithçka brenda vetes:

i trishtë, por i shndritshëm është rrugëtimi im;

dhe gjithçka në të, deri në hije, është në dritë.

Këtë punim e titullova Melankoli e papërfunduar, ngaqë poezitë e Saba-s edhe kur kanë mbaruar duken sikur kanë nevojë për një fund, ndoshta është ai fundi që inkosho e çdo lexuesi do të donte t’i jepte. Pra, megjithëqë asgjë nuk duket sikur vjen nga jashtë shpirtit të tij, ajo që fermentohet aty duket sikur distilohet në të gjithë shpirtrat njerëzor të lexuesve. Kemi një lloj filozofie, që çdo njeri është i gjithë njerëzimi, ose i gjithë njerëzimi është i njëjti individ. Gjithçka ne ndjejmë, në vetvete, është e papërfunduar, e papërcaktuar, një lloj mjerimi, melankolie universale e copëzuar tek individë  e njerëzimit. Janë mjaft të pakët ata individë, artistë, që arrijnë, qoftë edhe për pak çaste ta riunifikojnë për ndjesitë e pak, mjaft pak, të zgjedhurve.

ALL’ANIMA MIA

Dell’inesausta tua miseria godi.

tanto ti valga, anima mia, sapere;

Sì cheiltuo male, null’altro, ti giovi.

o forseavventurato ë chis’inganna?

né a se stessoscoprirsi ha in suo potere,

né mai la sua  sentenzalocondana?

Magnianimasei pure, animanostra;

ma perquali non tuoicasit’esalti,

sì che un baciomentito indi ti prostra.

A me la mia miseria é un chiarogiorno

d’estate, quand’ogniaspettodagli alti

luoghidiscopro in ognisuocontorno.

Nulla m’éocculto; tutto é si vicino

dovel’occhio o ilpensiero mi conduce.

Triste ma soleggiato é ilmiocammino;

e tutto in esso, finol’ombra, é in luce.

——————-

SHPIRTIT TIM

Në të pashtershmin mjerim tëndin shijo,

shumë të vleftë, shpirti im, ta dish;

Kështu pra dhimbja jote, asgjë tjetër, të ngazëlleftë.

Mos ndoshta aventurë është kush vetëmashtrohet?

dhe as vetes t’i zbulohet ka nën fuqinë e tij,

as kurrë një vendim i veti s’e dënon?

Mirëbërëse je edhe, shpirti ynë;

po për të cilat çështje jo tuat bymehesh,

Kështuqë një puthje e rreme më pas të përkul.

Për mua mjerimi im është një ditë e qashtër

vere, kur çdo veçanti nga të tjera

vende zbuloj në çdo të tijin kontur.

Asgjë më është e mistershme; gjithçka është më e afërt

Ku syri apo mendimi më drejton.

i trishtë por i shndritshëm është rrugëtimi im;

dhe gjithçka në të, deri edhe hija, është në dritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.