Midis nesh

ÇKA LEXOJNË FËMIJËT TANË!

Kanë kaluar dekada e dekada ndërsa ministritë tona të arsimit assesi nuk janë bërë të mbara të vendosin për kolonat e lekturave shkollore sipas moshës. Sot nuk kemi lektura të përbashkëta. Të dhënat flasin se, tash e dy dekada, këtë nevojë për fëmijët tanë po e përmbushë vetëm Shtëpia botuese Logo A, e Shkupit, pa u përkrahur dhe ndihmuar nga asnjë dikaster përkatës i qeverive tona shqiptare. Si rrjedhojë, edhe kjo shtëpi botuese nuk është në gjendje që të ofrojë tirazh të mjaftueshëm për të gjithë fëmijët tanë, si në këto hapësira ballkanike ashtu edhe në diasporë. Në ndërkohë është edhe Libraria Nobel (me seli në Tetovë) që ka botuar një kolanë përmbajtësor si lektura të nevojshme për nxënësit tanë.

Njëmend, çka të lexojnë fëmijët tanë në diasporë! Si ta ushtrojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe? Si ta arrijmë edukimin estetik të fëmijëve tanë nëse nuk kemi letërsi bashkëkohore për fëmijë si dhe krijues letrarë për fëmijë! Shopenhaueri thoshte: ,,Vetëm ndjenjat për të bukurën, mund të neutralizojnë veset instiktive, negative të njerëzve”! Kur fëmijët tanë do të lexojnë sërish shkrimtarë si: Adelina Mamaqi, Agim Deva, Astrit Bishqemi, Bedri Dedja, Gaqo Bushaka, Isuf Nelaj, Odhise Grillo, Pandeli Koçi, Petraq Zoto, Rifat Kukaj, Skënder Hasko, Sokol Jakova, Shkëlzen Zalli, Tasim Gjokutaj, Vangjush Saro, Vehbi Kikaj, Xhahid Bushati, Xhevat Beqaraj, Ymer Elshani, Rexhep Hoxha, Mehmedali Hoxha, Liri Loshi e shumë e shumë të tjerë!

Kur fëmijët e sodit do të kenë mundësinë që nëpër aktivitete letrare të organizuara nga shkollat e tyre të takojnë shkrimtarë për fëmijë, të bisedojnë me ta, të shtjellojnë tema të prekura nga krijues letrarë!

Fëmijët tanë duhet të kalojnë sa më shumë kohë me librin shqip, me gjuhën shqiptare, me traditën, kulturën shqiptare. Fundja, këtë çdo shqiptar ia ka borxh trashëgimtarit të vet.

/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.