MOTIVI I SHTEGTARIT TË VETMUAR

(Rreth novelës “Haxhiu i Frakullës” të Vath Koreshit)

Xheni SHEHAJ

Vath Koreshi është ndër shkrimtarët më të spikatur në arenën e letërsisë shqipe. Në novelën “Haxhiu i Frakullës”, ai trajton motivin e shtegtarit vetmitar që endet në kërkim të dashurisë. “Haxhiu i Frakullës” e dërgon lexuesin në një mjedis ku përzihen aromat orientale me tiparet e doket shqiptare. Atmosfera e krijuar në vepër ështëe mbrujtur me orientalizma, kurse ngjarjet i përkasin kohës së perandorisë osmane.Duket se jeta rrjedh e qetënë qytetin e Beratit, mes punës së përditshme, mbledhjeve në Tabakhanen e qytetit ku poetët, oratorët, shkrimtarët pinë nga një gotë e thurin vargje. Nuk mungon konkurrenca mes poetëve më në zë e as përplasja mes brezave e ideologjive.

Një nga poetët e rinj që frekuenton kafenenëështë edhe Haxhiu. I ri, i bukur, me zë tëëmbël, ai është një poet premtues. Por, qetësia e tij ashtu si dhe qetësia e qytetit do tëprishej nga ardhja e udhëtarit turk, Serdar Ali Hani dhe vajzës së tij, Meremxhesë. Meremxheja paraqitet si një adoleshente tekanjoze që përfiton nga pozita e t’et (gjuri i djathtë i Sulltanit) për t’u sjellë si të dojë. Takimi i Haxhiut me të do të jetë dhe fatkeqësia e tij. I ftuar në mbrëmje për të kënduar për miqtë, ai njihet me vajzën. Gjatë takimit të tyre Meremxheja teksa sheh që të gjithë të pranishmit qeshin e vetëm Haxhiu rri serioz, ndihet e fyer dhe vetmevete lëshon një kërcënim:

“Je tepër i vogël për t’u mbajtur me kaq të madh, – mendoi ajo me ndjenjën e një fyerjeje që e pickoi si gjarpër. Prit pa e shohim!”

A është e rastësishme që ajo i kërkon të këndojë këngën e shtegtarit të vetmuar apo është një lojë e mirëmenduar nga mendja djallëzore e turkeshës, që përkon me të ardhmen e Haxhiut?

“Si një bahçe e shkretë ky njeri,

  pa zjarr e katandi ky njeri,

  në këtë botë i vetëm pa njeri…”

Për njëzetenjë vite Haxhiu u kthye në njështegtar tëvetmuar që endej shkretëtirave të Lindjes. E gjithë marrëdhënia e tyre përmblidhet në atë mbrëmje ku Haxhiu ishte ftuar për të kënduar për turkun e vajzën e tij. Ojnat, fjalët, gërricjet e saja prej maceje të egër e lënë djalin të heshtur. Raporti mes të dyve kulmon kur ai e kap për flokësh pas një shpulle që ajo i ka dhënë. Kurba nis e bie, zbutet derisa nga dramaticiteti i çastit nuk mbetet më asgjë. Është ky momenti ku duket se Haxhiu shitohet nga hiri, shikimi e mendimet e vajzës.

“Dhe Haxhiu u çapit drejt saj, ai shikoi nga afër ata sy me xhixha që të verbonin, por çudi se sa të ftohtëe sa të ngrirë që ishin ata!”

Pas largimit të Meremxhesë nga qyteti, Haxhiu vuan, por edhe e mbledh veten: (Ndjeu një dhembje të madhe në zemër. Por tani kishin mbaruar të gjitha.) Por, nuk vonon shumë që mendja e zemra e poetit të ringrihen. Ardhja e mikut të tij, Bukriut, i cili i sjell lajme nga Meremxheja dhe një unazë të sajën, nxisin ëndërrimin e Haxhiut. Unaza e Meremxhesë ishte nishani i saj, besa e saj për Haxhiun. Porosia e vajzës qe: “Në më kërkoftë, në Samarkandë më gjen, te sheshi i Registanit”.

Haxhiu u largua nga shtëpia për të ndjekur gjurmët e vajzës në një ditë tetori me shi e vetëtima. Odiseja e tij nëpër shkretëtira, vise të humbura e të harruara nga Zoti, e çoi atë të bënte punë të ndryshme, të endej si zhelan, i palarë, i pangrënë, i këputur, të lypte një simite e të flinte ku të mundej. Pas tre vitesh mbërriti në Samarkandë: (Udhë, udhë, udhë. Udhë e pafund, nga skaji në skaj të botës, me shpresë se shkonte drejt dritës, por me lodhje, dëshpërime e mundime të pasosura.) Dramaticiteti shpaloset egërsisht në çastin kur Haxhiu pyet e kërkon Meremxhenë dhe të atin e saj në sheshin e Registanit, në Samarkandë. Dhembja, dëshpërimi, mpirja e mbërthejnë Haxhiun e atij i duket se është në ëndërr. Ai pyet, lodhet, pyet sërish. Lind kështu një bashkëbisedim mes personazhit dhe autorit. Autori tenton ta kthejë në vete personazhin e tij të humbur. Zhvillohet kështu një dialog mes tyre.

– A nuk e pikase që ajo donte të lozte me ty? A nuk ia vure re sa të ftohtë i kishte sytë?

– Unaza e saj më ka djegur në gji. Ishte fjala e saj, besa e saj. A ka gjë më të lartë se besa? Ajo ka ngritur të vdekurin nga varri, që të mbante fjalën e dhënë.

– Po ku e ka besën e dhënë ajo, o Haxhi? Pse rend më kot?

– Ah, po më tha aq fjalë të bukura, sa s’i kisha dëgjuar kurrë. I kam besuar të gjitha, se i kam ditur që këto janë fjalë të rënda si guri.

Dhe fjalët brenda tij gjetën rrugën e dolën. I vetmuar, i dëshpëruar, i tejlodhur e shpirtvrarë, Haxhiu e ndau veten më dy duke folur me të për të mos u çmendur. Fjalët e tij përkthenin mendimet që i lëvrinin në kokë:

“O gënjeshtër, e liga dhe e prapa, o fytyrë e djallit, që na paraqitesh si zanë dhe na fton nëpër gremina!”

Meremxheja gënjeu Haxhiun, e bukur si perri ajo ishte djalli vetë. E nëse ndjek djallin shkon drejt humnerës.

“Ajo është si tymi, ajo është si tymi, bërtitnin ca fjalë të tjera. Tymi që shkakton kaosin!”

Haxhiu mes tymit (fjalëve të bukura, bukurisë, premtimeve) nuk mundi ta dallonte të vërtetën nga gënjeshtra.

“O dehje e hashashit, që na vjen me erën e trëndafilave, o gjumë i ëmbël me një zgjim të llahtarshëm!”

Haxhiu u deh, u magjeps pas saj. E ardhmja me aromë jasemini, ëndrrat e ëmbla që sillte magjepsja u përmbyllën me një zgjim të frikshëm (humbja e rinisë udhëve të botës, në ndjekje të dashurisë së gënjeshtërt, largimi nga vatra, nga nëna, babai, miqtë, vendlindja, dhe fundi i hidhur, zhgënjimi). Kthimi ishte edhe më i rëndë e rraskapitës. Njëzetenjë vite nga Samarkanda në Stamboll e më pas në Berat. I rrëgjuar, i kapur për aq shumë vite pas një gënjeshtre, trup e shpirt i lodhur, Haxhiu nisi të jetonte me ritmin e tij të ngadaltë. Rinia kish humbur, prindërit kishin vdekur, miqtë ishin rregulluar, karriera që dikur ishte premtuese, tashmë dergjej pa frymë. Në Tabakhanen e qytetit, Haxhiu i Frakullës i rrethuar nga djelmëria që e shihnin me admirim la amanetin e tij: “Mos rendni pas së kotës, mos rendni pas së huajës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.