MUZIKA, GJUHË UNIVERSALE

Përralla është kënga më e bukur që kam krijuar. Tekstin e këngës e kam shkruar për një kohë të gjatë. Për katër strofat e fundit më janë dashur 5 muaj kohë që kënga të marrë formën përfundimtare

Hektor Gjurgjiali, udhëheqës i rok grupit 403

Intervistoi: Zyrafete SHALA

Hektor Gjurgjiali është padyshim një nga kontribuuesit më të shquar të zhvillimit të rok muzikës në Kosovë. Ishte një nga themeluesit e rok grupit të famshëm 403, këngët e së cilës edhe pas më shumë se 40 viteve vazhdojnë të dëgjohen me ëndje të madhe. Hektori është arkitekti i suksesshëm dhe jeton herë në Tirana e herë në Prishtinë, ku siç thotë ai, ndjehet si në shtëpi. Me Hektori bisedojmë për disa çështje, të cilat gjithsesi do të zgjojnë kureshtjen e lexuesve të revistës Hejza.

HEJZA: I nderuari Hektor, çka është muzika për Ju ose cili është përkufizimi Juaj për muzikën, për këtë dimension magjik në jetën e njeriut?

H. GJURGJIALI: Muzika për mua ështëgjuhë universale, me të cilën mund të komunikoni me çdo qenie të gjallë. Mund tëkomunikoni jo vetëm me një person tjetër, i cili flet gjuhë të huaj, por edhe me kafshë.

HEJZA: 403 padyshim se ka hyrë në historinë e rok muzikës shqiptare si një grup, i cili që në fillimet e tij dëshmoi se rokut shqiptar po i shtohej edhe një prurje interesante. Cilat ishin veçoritë e 403-shit?

H. GJURGJIALI: Në fillesat e grupit 403, të gjithëne anëtarët ishim të rinj dhe studentë. Dëgjonim muzikë të huaj të mirë dhe ishim muzikantë të mirë. Ndoshtaveçoria kryesore e jona ishte se u kemi ikur stereotipave të asaj kohe, ku muzika ishte pak a shumë shabllon akordesh të njëjta dhe tekstet flitnin për bukurinëe vajzës “si pranvera” apo “për lotët qe bien si shi”. Në grup ishim pesëanëtarë: dykitaristë (nuk di nëse ndonjë grup tjetër i ka pasur dy në atë kohë), basistin, klaviaturistin, tupanët, plus harmonikën e gojës [blues] që deri në atë kohë nuk e ka përdorur asnjë grup. Në mbrëmjet muzikore qëmbaheshin na atë kohë, këndonim të gjithë anëtarët e grupit (pos daullistit). Pra, i kishim katër këngëtarëku çdonjëri e këndonte ndonjë nga këngët ehuaja qëi kishim në repertor. Veçori tjetër është edhe fakti se të gjithë anëtarët e grupit kemi qenë ose familjarë ose shokë shumë të ngushtë, që nga fëmijëria apo nga shkolla e mesme, prandaj shumë kohë kalonim bashkë, mirë koordinoheshim dhe merreshim vesh për secilin detaj.

HEJZA: Nga perspektiva e sotme, si e vlerësoni rok muzikën shqiptare, kuptohet në hapësirat shqiptare të ish Jugosllavisë, sidomos të viteve 80-ta të shekullit të kaluar kur u ndje një shpërthim i fuqishëm i kësaj muzike?

H. GJURGJIALI: Mendoj se në vitet e ‘80-ta të shekullit të kaluar, në Kosovë ka pasur vërtet rok muzikë, instrumentistëtë mirë të rokut dhe rok grupe më të sinqerta. Shumë i dua dhe i respektoj grupet e reja ne Kosovë, por shumë më lehtëështë sot për ta të bëhet muzikë“alternative”, ku kryesisht dominon kitara e zhurmshme dhe me distorsion ekstrem, tupanët me ritëm tënjëjtë tërë kohën apo këndimi me bërtitje ku distonimi vlerësohet si gjë interesante. Dikur, nëse nuk ke qenë instrumentist apo këngëtari mirë dhe i saktë, nuk ke mundur të mbijetosh në rok skenën kosovare.Por, më duhet të ritheksoj se vërtet jam i kënaqur që rok muzika ka marrë një hov të ri me grupet e reja, për të cilat kam respekt maksimal dhe që gjithnjë i mbështes.

HEJZA: Ju realizuat shumë këngë që ndër vite mbijetuan dhe, edhe sot e kësaj dite, akoma dëgjohen dhe përjetohen si këngë që me sukses e sfidojnë harresën. Ku qëndron magjia e këtyre këngëve që dëgjohen edhe pas pothuaj katër dekadave?

H. GJURGJIALI: Vërtet nuk e di. Këngët e mija nuk janë të ashtuquajtura hite të verës që dëgjohen për tre muaj rresht – në plazhe dhe në diskoteka – e pastaj nuk i mban mend vitin tjetër. E di se tekstet në këngët e mija nuk i referohen ndonjëngjarjeje apo kohe specifike, si dhe muzika origjinale dhe orkestrimet janë bërë më përpikëri të madhe. Këngët e mia nuk dëgjohen nga 10-15 herë në ditë. Ato dëgjohen ndoshta një apo dy herë në javë apo në muaj.

HEJZA: Kënga Juaj “Përralla” padyshim se është këngë antologjike. Si lindi kjo këngë kaq e mrekullueshme?

H. GJURGJIALI: Përralla është kënga më e bukur që kam krijuar. Tekstin e këngës e kam shkruar për një kohë të gjatë. E mbaj mend se gjatë incizimit të albumit në vitin 2002, kjo këngëështë incizuar e fundit, sepse për katër rreshta të fundit të tekstit – që nuk më pëlqenin siç ishin -më janë dashtëdiku rrethkatër apo pesë muaj kohë ta përfundoj ashtu siçështë sot. Është e veçantë, sepseështë vërtet një përrallë, me një fund shumë të bukur që tregon marrëdhënien mes babait dhe djalit.

HEJZA: Dhe një ditë Ju vendosët të jetoni në Tiranë. Çfarë Ju shtyri të vendoseni në kryeqendrën e Shqipërisë?

H. GJURGJIALI: Për momentin unë jetoj edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, dhe nëtë dy qytetet ndihem si në shtëpi. Ndoshta pas një apo dy vitesh mund të vendosi të jetoj tërë kohën në Tiranë, sepseështë kryeqytet i vërtetë në krahasim me Prishtinën, ka klimë shumë më të mirë se Prishtina dhe ka shumë më shume aktivitete të mëdha kulturore – si teatër, opera, koncerte të mëdha, evenimente etj. Mos të harrojmëse edhe deti është vetëm 20 minuta larg, por edhe nga Prishtina pak më shumë se tri orë. Pra, mund të jem edhe këtu – edhe atje.

HEJZA: Cila është lidhshmëria mes muzikës dhe arkitekturës?

H. GJURGJIALI: Muzika edhe arkitektura janë arte që ndërthuren me njëra-tjetrën. Një këngë dhe një projekt arkitekturor – ndërtesë apo diçka tjetër – kanë tënjëjtat elemente. E kanë idenë, kompozicionin, harmoninë, bukurinë dhe realizimin final. Gjatë kohës që projektoj, tërë kohën dëgjoj muzikë e cila më frymëzon për punët krijuese. Njëjtë edhe kur shoh ndonjë objekt tëduhur, kudo, në mendje më vjen ndonjë melodi apo këngë e bukur qëma pasqyron ndjesinë e atij objekti.

HEJZA: Natyrisht, teksti është një nga segmentet kryesore të çdo kënge. Fatkeqësisht, sot këtij segmenti fare pak i kushtohet rëndësi, ndaj gjithandej në skenën muzikore shqiptare, kur bëhet fjalë për tekstin, kemi një çoroditje ekstreme. Cili është vlerësimi Juaj?

H. GJURGJIALI: Për mua, teksti i një kënge ka shumë rëndësi. Teksti duhet të ketë tregim apo një mesazh që vlen të dëgjohet edhe nga të tjerët. Teksti duhet të jetë i qartë, i kënduar qartë dhe me diksiontë saktë. Ka mjaft këngë me tekste të bukura edhe sot, por, fatkeqësisht, shumë më shumë ka tekste të cilat nuk kanë asnjë kuptim. Më shumë më duket se janë tekste të shkruara brenda ditës, të porositura dhe të blera si në tregun e perimeve. Shumë melodi dhe këngë“moderne” që janë në tregun shqiptar, më mirë do të tingëllonin po të ishin vetëm instrumentale.

HEJZA: Ku janë dhe çfarë bëjnë ish anëtarët e grupit 403?

H. GJURGJIALI: Nga anëtarët e formacionit të parë të grupit 403 (pra nga viti 1982 deri 1986-87), disa janë jashtë vendit dhe disa në Prishtinë.

Arben Godanca-kitaristi i grupit – jeton dhe punonnë Prishtine si inxhinier i elektros. Nuk ka performuar me grupin 403 që nga viti 2002. Shpresoj që do ta bindim që përsëri të kapëkitarën dhe të tregojëse është ndër kitaristët më kreativ në Kosovë.

Veton Orana-klaviaturisti i grupit -jeton jashtë Kosove. Momentalisht ne Turqi (diku nëkufi me Sirinë), ku punon si përfaqësues i lartë i UNHCR-it.

Mentor Gjurgjiali-basisti – jeton në Çikago dhe punon si teknik i zërit.

Fatmir Zajmi-daullisti – jeton dhe punon në SHBA.

HEJZA: Ju vazhdoni të bëni muzikë. Jeni nëpër koncerte. Muzika Juaj vazhdon të përçojë emocione, përkatësisht të plotësojë një hapësirë boshe që u krijua me paraqitjen e rrymave të ndryshme muzikore, muzikë e cila shumë shpejtë popullarizohet, por edhe më shpejtë harrohet. Aktualisht, ku qëndron rok muzika shqiptare?

H. GJURGJIALI: Rok muzika shqiptare në Kosovë, gjithnjë ka qenë dhe akoma është shumë më përpara se ajo në Shqipëri. Më vjen mirëse në Kosovëështë trendi i rritjes së grupeve rok. Në shumë qytete të Kosovës, e posaçërisht në Prishtine, kanë dalë shumë grupe të reja që jo vetëm janë instrumentistë shumë të mirë dhe njohës të rokut, por edhe kanë idedhe krijime shumë të bukura.

HEJZA: Si ka ndryshuar skena muzikore që nga fillimi i karrierës suaj deri më sot?

H. GJURGJIALI: Ka ndryshuar shumë. Teknologjia moderne, posaçërishtinterneti, ka mundësuar që tani të bëhet rok muzikë në nivel shumë më të lartë. Në fillimet e karrierës time ka qenë vetëm një studio, në Radio Prishtinë, ku janë bërë incizimet e këngëve, ndërsa tani teknologjia ka bërë që pothuajseçdo instrumentist të ketë studio personale në shtëpi, në një laptop. Dikur në Prishtinë kanë qenë gjithsej ndoshta 5-6 kitara elektrike, 2-3 bas-kitara, 1-2 klaviatura dhe 2-3tupana. Këto instrumente të njëjta qarkullonin mes shumë grupeve të asaj kohe, në shumë incizime apo performanca live që mbaheshin, sepse në atë kohëka qenë pothuajse e pamundur të blihet dhe tësillet nga jashtë një instrument profesional. Sot teknologjia dhe interneti taafrojnë mundësinë që nga shtëpia të blesh online jo vetëm pajisjet dhe instrumentet më profesionale të kohës, por edhe të shohësh dhe mësosh në video-platformat se si bëhet muzikae mirë rok. E gjithë kjo ka bërë që skena muzikore sot të jetë më profesionale, më moderne dhe më e avancuar.

HEJZA: Cilat janë këngët tuaja më të dashura që keni shkruar dhe pse i konsideroni të tilla?

H. GJURGJIALI: Grupi 403 i ka incizuar gjithsej 18 këngë- për 41 vjet. Asnjëherë nuk kam qenë i dhënëpas asaj që të krijoj sa më shumë, por sa më bukur dhe sa më mirë.Të gjitha këngëtemia i çmoj pothuaj njëjtë. Disa dikur kanë qenë mega-hite qysh para 40 vjetëve (“Indeksi”, “Paraja”, “A do të kthehet”, “Me ty” …), ndërsa disa nuk janë hite as tash, por dëgjohen shumë nga të gjitha moshat. Më të dashurat për mua janë: “Përralla”, “Përralla e fundit”, “Engjëjt nuk jetojnë në tokë”, “Ëndrra”, “Akoma po të pres”, “Qyteti im” … Këto me duken më të veçanta,ndoshtasepse kanë tekste më të veçanta.

HEJZA: Si ndjeheni kur dëgjoni që muzika juaj ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në jetën e njerëzve?

H. GJURGJIALI: Ndihem shumë mirë kur më takojnë njerëzit e gjeneratave të ndryshme dhe më thonëse kjo apo ajo këngë e imja u ka dhënë diçka të bukur në jetë.

HEJZA: Cili është kujtimi më i bukur që keni nga karriera juaj muzikore?

H. GJURGJIALI: Kujtimi më i bukur që kam është nga viti 1984. Grupi 403 ishte përfaqësuesi i parë i rok muzikës së Kosovës në Festivalin e Opatisë, ku merrnin pjesë shumë grupe të njohuranga e gjithë ish-Jugosllavia. Prova e parë e të gjitha bendeve ishte ta interpretojmë një “cover” (një këngë të huaj – jo këngën origjinale) në mënyrë që inxhinieri i zërit ta bënte rregullimin e miksimit dhe të ngjyrosjes së tingullit. E zgjodhëm njëkëngë blues, kupos instrumenteve kishim edhe blues-harmonikën. Në përfundim të provave, anëtarët e bendeve të tjera (Crvena Jabuka, Zabranjeno Pushenje, Kerber etj.) ishin tepër të habitur me performancën tonë dhe së bashku shkuam në një lokal afër. Në pyetjet e tyre se nga cili vend dhe nga cili qytetet jemi, u përgjigjëm se jemi shqiptarë dhe se vijmë nga Prishtina e Kosovës.Aty plasi një e qeshur nga ta, sepse shkaku i paragjykimeve, mendonin qëne po tallemi. Por, me insistimin e tyre që vërtet tëdinë se nga jemi, në fund ua treguam edhe letërnjoftimet, gjë që i la vërtet tepër të habitur se si një grup shqiptarësh nga Kosova bën muzikë të huaj në nivel aq profesional. Është kujtim i bukur për mua, sepse ditët në vazhdim i kaluam mjaft mirë dhe mendoj se thyem një tabu të asaj kohe që të tjerët kishin për njerëzit në Kosovë.

HEJZA: Çka ju mori dhe çka ju dha muzika?

H. GJURGJIALI: Muzika nuk më ka marrë asgjë.Përkundrazi, muzika më ka dhënë shumë kënaqësi, gëzime dhe momentet më të bukura.

Foto: Besnik Hamiti

Leave a Reply

Your email address will not be published.