NË BURGUN E MENDJES ASKUSH NUK E DI SA ËSHTË ORA!

(Mbi shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “1984” të George Orwell. Regjia Igor Mendjisky. Luajnë: Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpëtim Kastrati, Xhejlane Godanci, Ylber Bardhi)

Nga: Agron GËRGURI

Hija e stalinizmit, së cilës iu ka frikuar Orwell  a po na kërcnon edhe sot me shenjat “premtuese” që diçka e tillë të aplikohet tek ne.Fundja, pse do duhej inskenuar këtë tekst nëse hija e atij rreziku nuk është, hajt po themi, mbi Ballkanin ku mentaliteti i turmës shpesh është kriter për të drejtën e sundimit që emërtohet qeverisje.Më e keqja është se duke shtuar dozën e veprimeve “për inat të nuses më vdektë djali” po dëgjojmë thirrje-konstatime “mirë e ka pas Enveri”si dëshpërim – zhgënjim që do të thotë se ne nuk marrim vesh ndryshe, përveçse forcës e cila, siç ka thënë Noli, duhet ta shoqërojë të vërteten. Dhe për të kapur frikëninstalohet një sistemi i vëzhgimit,i cilivigjilon përhershëm përmes gënjeshtrës si “ministreshë”, e cila kujdeset që të gjitha të vërtetattë pajtohen me versionin zyrtar të partisë, vëllait të madh apo babës.

Gjithandej e këndej po i vjen era sundim e jo qeverisje, një mentalitet i cili ka predispozita që edhe demokracinë ta pronësojë apo trajtojë vetëm si aplikacion për ushtrimin e pushtetit. Ballkani ynë i trazuar gëlon nga këto tendenca, të cilat në planin europian e botëror janë mbuluar me saçin e globalizmit që do të thotë heqje dorë nga veçantitë individuale e përqafim i të përbashkëtës që identifikohet me konsumin, e ku identitetet kulturore, mbase edhe njerëzore, po shpërfytyrohen. Derisa autokratëve të vegjël u lihet hapësirë të ushtrojnë pushtet me numra, çështja po bëhet Orwelliane.
Këtë problematikë, përafërsisht e tematizoi shfaqja “1984”, sipas George Orwellit, në regji të regjisorit francez, IgorMendijsky, realizuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke e akcentuar marrëdhënien dashurore e cila kontrollohet nga pushteti.Gjethet vjeshtore nëpër skenë apo stina e vjeljeve nga policia e mendimit për t`i shtrydh e ndrydhë derisa t’ua nxjerrë“tamlin e nanës” të gjithë atyre që të vërtetën duanë ta prekin e nuk kanë vesh ta dëgjojnë çka thotë altoparlanti i pushtetit. Narratori (Adrian Morina) si një deus machina, në shfaqje karakterizonte fuqinë e vëllait të madh, i cili po instalonte një pushtet ku liria është skllavëri, lufta është paqe e padituria fuqi?!
Personazhi i Winstonit (në interpretim të angazhuar të Ylber Bardhit)gjendet midis dashurisë dhe partisë, sikur midis të vërtetës dhe pushtetit, aty ndihet i humbur pavarësisht se dashuria i duket rruga e duhurpër atje ku dëshiron të shkojë,edhe pse nuk e dimë a do vërtetë të dalë diku apo thjeshtë të jetojë, e ky fakt pastaj e bën situatën edhe më dramatike kur kupton se pushteti po ngre sistemin që do të kontrolloj njeriun, përkatësisht njerëzoren, duke instrumentalizuar(lexo industrializuar) edhe dashurinë në funksion të arritjes së kontrollit. Për ta arritur këtë qëllim, faza e populizmit është aleat, siç është krijimi i fjalorit të ri të thjeshtëzuarderinë fjalë qëjanë urdhra të pushtetarit dhe pohime nënshtruese të masës. Kur dashuria e Winstonitme Julian (Flaka Latifi) bëhet argument i jetës së tyre të dëshiruar,partia nxjerr antidopingun shantazhues se Julia ka bërë dashuri me shumë anëtarë të partisë, sepse ajo nuk dashuron, por thjeshtë e adhuron artin e të bërit dashuri.Duke e trajtuardashurinë si industri të prodhimit të kënaqësisëmashtruese, partia me syrin vëzhgues nga studio e bigbrother e shndërron atë në akt politik apo metodë politike të kontrollit.
Në dilemën a mjafton të jemi gjallë apo duhet të jemi njerëz, Julia e heq kostumin e partisë,sepse e do dashurinë si prodhim ndjenjashe jo urdhër partie. Po ku të lë partia të jesh vetvetja.Ajojo vetëm që shfrytëzon të gjitha vrimat e zeza në biografinë e anëtarëve, por edhe i krijon ato ngase nuk lejon ëmbëlsimin e jetës së askujt,përkundrazi ua vjedh edhe kujtimet.

Errësira e errësirës dhe mendja intelektuale

Urdhrat duhet zbatuar pa pyetur pse. Të lidhur përmes idesë së pashkatërrueshme të dashurisë për një të ardhme që ndoshta nuk vije kurrë. Policia e mendimit interferon vazhdimisht duke sajuar dosje të zezame premisa ideologjike që depërtojnë thellë në sferat më të errëta të territ, që pastaj me vetëm një shkrepje drite të fitojnë respektin shpëtimtar.Në shfaqje herë – herë si marrëdhënie transcendentaleinkuadrohet autorisi qenie intelektuale e munguar (lexo frikësuar),që do duhej të denoncojë një gënjeshtër përmes shkrimit. Akti i shkrimit bëhet subjekt që për pushtetin totalitar konsiderohet rrezik dhe kështu instalohet auto-censura si një burgim i mendjes, ku askush nuk e di sa është ora. Pyetja që bëhet çështje, është çka do të bëjnë pushtetarët kur të ngopen me pushtet, nëse ngopen, pasi që prolëve (proletarëve) dje, e elektoratit sot, do t’ju kenë shkatërruar unin për t`i shpëtuar nga vetvetja,siç proklamon ministria e dashurisë,”do t’ju zbrazim e do t’ju mbushim siç duam”, thonë ata, duke pasur qëllim pronësimin e të vërtetës, në instancë të fundit kontrollin mbi masat duke e pezulluar edhe Zotin.

Referencialisht sot po jetojmë në ambientin e këtyre tendencave.Qeverisja po përkthehet nësundimtë kulluar, ku turma e unifikuar njëmendimshem e vrull thuaja inertive përqafon gënjeshtrën,e cila në kuzhinën e politikës transformohet në të vërtetë dhe bëhet pronë e pushtetit.

Estetika e idiomave teatrore apo bretkosa në ujin që ngrohet suksesivisht

Gjuha teatrore e shfaqjes është përdorur herë – herë me sens tejet estetik,siç ishte skena e torturimit, kur torturuesi i ministrisësë dashurisë, në vend të dhunës fizike agresive, thjeshtë e përlyen personazhin me duar të përgjakura dhe efekti skenik puqet me qëllimin, duke krijuar një idiomë të bukur teatrore. Në përgjithësi tempo ritmi dhe dinamika e realizimit të skenave ështëorganizuar mirë në funksion të karakterit të shfaqjes.
Procesi i ngrohjes graduale të ujit derisa bretkosa është aty,tregon mënyrën se si pushteti vepronte me Winstonin dhe Julian, të cilët në basenin e ndjenjave ndjehen gjithnjë e më ngrohtë në raport me intensitetin e dashurisë.Kur ajo kulmon, uji tashmë ka vluar dhe dalja bëhet e pamundurdhe kështu pushteti inkason rezultatin mashtrues nga dashuria e djegur.

Ky lloj sistemi partiako-pushtetar, gënjeshtrën e shndërron në të vërtetë në bazë të qëllimit, duke i shkërmuar deri në plakje banorët e klasës së ultë – prolët (lexo: fansat, elektoratin) – që do të thotë nënshtrim deri në pikën e topitjes së potencës së mendimit: “kur plakesh, e mira e pleqërisë është se më nuk ke nevojë për gra”. Pra, vdes motivi i dashurisë dhe për pasojë demotivohet jeta. Paralajmërimi tmerrshëm që po troket në derën e njerëzores! Karrigiaështë rekuizitë e patejkalueshme në teatër, por në rastin e shfaqjes “1984” regjisori e përdor edhe për të miksuar skenat. Zhvendosja e shpeshtë mizanskenike e tyre, të jep idenë e mosrahatisë si strategji pushtetit, ku askush nuk ndihet i sigurt të qëndrojë gjatë në një pozitë apo thjeshtë në njëvend pune, në një gjendje pasigurie.Përdorimi i video kamerës, video-fotografisë dhe mikrofonave është në funksion skenik dhe kontribuon në shtruarjen e temës, në theks të së cilës ështëvëzhgimipermanent i secilit dhe kontrolli i gjithçkasë. Ndriçimi sado i integruar në idenë e shfaqjes, megjithatë në disa skena ku loja ështëminiaturale, do duhej të kishte volum më të lartë..

Paralajmërimi i Orwellit, a e ndalon atë që po na kërcënohet!

Shfaqja të lë një të vërtetë, por assesi nuk të shtynë në veprim, e mbase dikë në reflektim, siç ndodhi në reprizën e dytë, ku dy tre veta, mbase të revoltuar, e lëshuan sallën pa e parë finalen “aplikimin e demokracisë përmes dhunës”, si proces i stopimit apo përjashtimit të mendimit
E pushtetet, edhe ato më të buta, këtë punë nënshtruese e bëjnë derisa të edukohet vota apo të shpiket një sistem i ri që e kthen njeriun te vetja. Sepse, aktualisht po merr mot i keq në natyrën njerëzore dhe sa herë që ndodhë kjo, njeriu është humbës. Ndoshta nuk është e rastësishme që produkti i bigbrother në Shqipëri nxori filmin “Në kuadër të dashurisë”, sepse edhe dashurinë dikush po e pronësonpër ta dhënë pastaj me recetë pushtetare. Teatri, si gjithë, mundohet të vëmendësojë rrezikun,i cili po na vjen dhe se beteja jetike është si t`i ruajmë thellësitë e zemrës të paprekura nga dhunimi i interesit të pushtetarëve dhe që megjithatë dashuria të triumfojë.

Aktrim i realizuar

Aktrimi ishte i realizuar, sidomos te personazhet që interpretonin, Ylber Bardhi, Flaka Latifi, Adrian Morina, Gjejlane Godanci, Basri Lushtaku, Shpëtim Kastrati, te të gjithë pa dallim shihej se i ishin dorëzuar konceptit regjisorial dhe loja e tyre e disiplinuar manifestohej me një precizitet estetik në secilin veprim skenik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.