NJË ZË I BUKUR POETIK

(Saranda Mehmedi, POIESIS, Sigmapres, Shkup, 2021)

Ndue UKAJ

Fjala poezie ka origjinë te termi antik poiesis dhe do të thotë krijim. Kjo domethënë se përmes gjuhës,poetët krijojnërealitete gjuhësore e estetike që s’kanë ekzistuar më parë; krijojnë botëtë reja, ku banojnë qenie që shprehin gjakimet, tregojnë ëndrrat, ëndërrimet, sfilitjet, gëzimet, hidhërimet, vëzhgojnë realitetet përreth dhe të gjitha këto ndjesi i kthejnë në poezi.

Ky është poeieis-i, një koncept antik për artin, që mishërohet në secilën qenie krijuese, duke ruajtur mësimin shembullor aristotelian që poiesisin e konceptonte si një zgjatim i asaj se si mund të jetë një krijim i nivelit të lartë i intelektit njerëzor.Poezia s’mund të përkufizohet pa u tretur, thotë H. L. Borges. Dhe të tretësh poezinë, domethënë të ushqehesh me magjinë e gjuhës, imagjinatës dhe tingujt magjepstë poezisë.

Dihet prej kohësh se asnjë temë dhe asnjë drithërimë njerëzore s’është e huaja për poezinë, sepse qenia e saj është pa skema, gjuha e saj është pa limite: s’iu nënshtrohet dogmave, doktrinave, ideologjive, pushteteve. Pra, bota e saj – ose thënë ndryshe – bota që vëzhgon poezia, është jeta në tërësi dhe si tërësi.Si e tillë, poezia lundron nëpër thellësi, ngjitet nëpër lartësi dhe në trajektoret e saj s’kërruset përballë skemave të kohës, i tejkalon, sepse është tejkohshme dhe zë madhështor i lirisë.

Pra, krijuesi përsëdytë filozofinë e zanafillës. Dhe krijon një rruzullim poetik të vetin, plot jetë, gjallëri, ku ndeshen e mira dhe e keqja, dëshirat zhuritëse përballë atyre që i pengojnë ato, siç bën Saranda  Mahmedi në këtë përmbledhje të bukur poetike, të shkruar me intuitë krijuese dhefiguraciongoditës.Poetja memprehtësi i percepton fenomenet njerëzore dheato i kthen në art.Dhe në botën e saj krijuese, vërtitet jeta, nga djepi deri te “Uji i shiut”

bie

si

gjilpëra

dhe me pe të tejkdukshëm

arnon trishtimin tim,

një trishtim, që në fakt,

s’është as i imi

një trishtim

i padukshëm

një trishtim që padukshëm

shpon

një trishtim që rri pezull

një trishtim që unë e shoh

dhe e përqafoj me sy.”

Kështu, poezia e saj kthehet nënjë jehonë që frushkullon shtypjen,është rezistencë estetike e morale kundruall mendësive kufizuese dhe atyre që rëndojnë mbi lirinë si domosdoshmëri e ekzistencës njerëzore.

Historia është pejzash i jetës, përmes së cilës jetojmë dhe formësojmë të vërtetat e reja. Saranda këtë të vërtetë na dëfton në variante të ndryshme poetike dhe e transmeton me nota melodike, përmes kujtesës, ninullave dhe të vërtetave të trishta, për jetën e mësuar përmendësh, për fjalët e bërtitura, për ramjen e lehtë, për historinë dhe të vërtetën e trishtëqë na dëfton ajo: se gjithçka është e vjetër në këtë rruzull, për bukurinë, për mënyrën si përfytyrohet Zoti, për shiun e tingujt e trishtimit që bien në vargje, për kostumin e heshtjes…Ky libër fillon me poezinë “Përkundje”, ku poetja kuvendon me veten, e përkund veten dhe si në ninulla, i fut ose i zgjon nga gjumi dëshirat, ëndrrat, heshtjen, mendimet, gjakimet dhe në fund thotë:

“Më përkundin. Më përkundin. Më përkundin.

por unë jam zgjuar…

dhe gjithçka që zgjohet

nuk është më njësoj.”

Poezia “Kur jeta mësohet përmendësh” është një rrëfim unik poetik, ku përmes gradacionit poetik, përshkallëzohet revolta poetike kundrejt jetës së mësuar përmendësh, që mund të ngjajë në një vjershë të shkruar keq. Dhe ajo kujton veten dhe lexuesin se përmendësh jeta është mësuar përherë:

“nëpër zërin e egër dhe kërcënues

të predikuesve e perandorëve…”

Dhe krejt kjo dramë ngjet ngaqë revolta është mbytë në gjumë të thellë, të cilin poezia e shkund, dhe shpërthen revolta estetike e morale:

“këpucët e jetës që na mësojnë

përmendsh

vrasin

shputat e mendjes, zemrës dhe kohës…

thellë brenda vetes

mbesim fëmijë të trembur.”

Ninullat, historitë, dhimbjet njerëzore, gjakimet për të vërtetën e të bukurën, në gjuhën e poezisë përherë shfaqen si risi, kurrë s’janë të vjetra, janëgjallëri dhe kërkojnë lexues që i tretin, dhe siç thotë poeti i madh Czeslaw Milosz, në momente kataklizmash, poezia bëhet e njohur si shprehje e shpresës, aspiratave dhe identitet njerëzor. Kjo përmbledhje poetike, e botuar në shqip dhe në maqedonisht, është shprehje e bukur e shpresave, aspiratave dhe identitetit të një zëri të bukur poetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.