POETI I UNIVERSIT TË DASHURISË

Kur ai e braktisi profesionin e gazetarisë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë dhe trajtimit politik e policorë të Beogradit ndaj shqiptarëve, ai e gjeti kështjellën e pathyeshme fizike dhe shpirtërore, nga e cila e sfidoi diskriminim dhe dhunën. Ishte kështjella poetike

Fehmi AJVAZI

Arif Bozaxhi, është njëri nga poetët më të mirë të poezisë shqipe në Kosovë që përfshinë periudhën  e tri dekadave të fundshekullit XX, e deri në ditët tona. Nuk mund të kemi një “histori” të poezisë shqipe në Kosovë, pa vargun kambanarë të Arifit. Ndonëse shkruan njësoj edhe në gjuhën turke, kjo nuk e vështirëson, përkundrazi e forcon edhe më shumë botën e tij artistike: motivin, figuracionin, mesazhin poetik etj. Pra, ambiguitetin krijues i këtij poeti që po ta lexosh me vëmendje krijimtarinë e tij, fitohet apriori përshtypja sikur ka ardhur në këtë botë që të merret me artin poetik, shtrihet me gjentilesë në universin e gjerë te letërsisë poetike. Në plotë raste, sidomos atëherë kur merremi me çështje kritike, studimore etj., të krijimtarisë së autorit të caktuar, ka të ngjarë që nuk mund t’i ikim subjektivizmit, emocionalitetit dhe formave të tjera shprehëse e ndaj shprehëse gjë që, kjo mund të na shtyjë që të përdorim fjalë dhe pandehma të thella, kumbuese ndërsa që, relacioni dhe faktografia mund të jenë të tjera! Kjo, në rend të parë na nxjerrë të shpërpushur në relacion me autorin – veprën, dhe na nxjerrë jo serioz në rastet kur “vogëlsinë” përpiqemi ta hiperbolizojmë deri atje sa, nuk është fare…! Pra, duam të themi e të shkruajmë diçka që, është në fund të fundit joserioze dhe dëmtuese, sidomos për artin dhe shijet publike artistike. Ama, në rastin e z. Bozaxhi, jemi në pozicion kur ndoshta (sigurisht) s’mund as t’i themi dhe as t’i shkruajmë me një tekst s’i ky, ajo që mund të jetë korpus krijues poetik arifian dhe në bërthamë, cilësi, vlerësim dhe stil poetik arifian!

Kur ai e braktisi profesionin e gazetarisë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë dhe trajtimit politik e policorë të Beogradit ndaj shqiptarëve, ua ktheu shpinën privilegjeve që i ofronte pushteti! Ai pastaj e gjeti kështjellën e pathyeshme fizike dhe shpirtërore, nga e cila e sfidoi diskriminim dhe dhunën. Ishte kështjella poetike…

1.Kosova

“Flutra në grila/Buzëqeshje në bebëza/Në përqafim me yje

Vrragë plage në ballë/ Letërnjoftim i gjakut/Kartolinë lirie në një fjalë”. (Frankfurt, 1995)

S’ka misticizëm në poetiken e Arifit, ka vetëm “dashuri” që buron nga njerëzorja e natyrshme, dhe nga e natyrshmja e kudo-ndodhshme – tipike kjo për një krijues që jo vetëm e sheh s’i të shenjtë natyrën me çdo gjë të saj, por i jep kuptim “njerëzores” përmes të natyrshmes që është shpirti rreth tij: ku tjetër veçse, në botën e tij të dashurisë universale! Prandaj, jo rastësisht krijimtaria e z. Arifi, ka edhe aq shumë protestë, dhimbje, epikë, me një fjalë univers tokësorë dhe, qiellorë! Në kontekst, poeti Arifi e shpreh përmes poezisë edhe një pjesë të historisë së vendit dhe njerëzve të tij, dhe kjo kuptohet përmes titujve të librave të tij, s’i: “Zogu i paqes” (1975” dhe pastaj “Pranvera e syrgjynosur” (1982), “Hiri i lotit” ( 1996). 

2. Zarfi

“Kur në sytë e zogjve/ Korbat shuanin etjen/Një fëmijë nga Prekazi/Deshi t’ia dërgoj një letër diellit…!

Asnjë zarf nuk ia zuri/Letrën e përgjakur”

Megjithatë, ai kurrë s’pushon së qenuri një krijues që “paqen” e ndjenë s’i dashuri, dhe natyrën s’i një “kështjellë” ku s’depërton askush nga bota e së keqes! Epo, ekuivalenca krijuese e një shkrimtari, bie në sy për shkak të “pasqyrës” biografike krijuese. Pse? Mund të pretendoj secili të strukturojë dhe të krijojë shumë, varësisht nga profili krijues, por kjo të mbetet vetëm s’i një tendencë e kujdo qoftë nëse, s’është thënë asgjë, nëse krijimi s’ka formë artistike, me një fjalë, nëse nuk ka bërthamë graviteti krijues që tërheqë dhe rrëmben. Unë, jam thellë i bindur se poetika e Arif Boxahiut, është nga të rrallat në letrat shqipe. Pra, mendoj se është substanciale dhe, me një bërthamë tërheqëse të rrallë. 

3. Zemra ime

“Në çdo fe/Në çdo gjuhë/Zemra ime

Adresë/ E dashurisë”

Kur e analizon krijimtarinë poetike, njëmend “dashuria dhe paqja” s’kanë peshim dhe as fund në shpirtin e poetit Arifi. Ato, janë dy galeritë kryesore të kështjellës krijuese që, padyshim, personifikojnë pandashëm gjendje, situata, figuracione, imazhe etj.  Kritiku i letërsisë shqipe, Agim Vinca, e krahason poezinë e Arifit me atë të Garcia Lorkës, Tagorës, e Nazim Hikmetit! Ai, thotë: “Humanizmi, dashuria, kërkimi i fshehtësisë së gjërave, e përbëjnë trininë e shenjtë të treshes së madhe poetike”.

4. Dashuria

“Dashurinë e kam shi të mendimit/ Blerim tëfjalës/ Pranverë të trupit”

Si e këtillë, krijimtaria poetike e Arif Bozaxhiu, vlerësohet lartë. Poeti dhe studiuesi Merxhan Avdyli thotë se personalitetin e tij, në fakt madhështinë njerëzore, e përjetëson në vargun poetik. “Arif Bozaxhiu ka një fjalor poetik origjinal dhe praktik me të cilin i ndërton figurat, u jep ngjyrime shprehjeve poetike dhe qartëson individualitetin e vet krijues”.  

Arif Bozaxhi, ka botuar pak libra poetik, por ato janë çmuar vazhdimisht në forma dhe mënyra të ndryshme. Librat e poetit Arifi, janë përkthyer në plotë gjuhë të huaja dhe janë pjesë e antologjive botërore. Varg – pak, mund të cilësohen edhe librat e tij por, gjykoj se vargjet e vjershave të tij janë “fusha e male” që na gjëllojnë, “kambana” që bien pa pushim, dhe “tokë e dete” që na e freskojnë shpirtin. Plotë figuracion, simbologji e mesazhe, mund të gjesh në pesë – gjashtë vargje të tij. Njësoj edhe plotë dashuri, dritë pa fund, lirika universale por, edhe fëmijëri, ëndërrim, kujtesë, humanitet: për atë që e kemi rreth e rrotull, dhe për atë që na mungon !

Të tjerat, s’i ndjenë dhe s’i kupton askush më mirë se poeti…

Leave a Reply

Your email address will not be published.