RAPORTET MES REALITETIT DHE ËNDRRËS

(Rreth romanit -ese, SIKUR, të Vera Vasisë)

Agim BAJRAMI

Të lexosh romanet e Vera Vasisë do të thotë që sëbashku me ta të lexosh ditarët dhe ëndrrat e pashkruara të dhjetëra e mijëra grave dhe vajzave të sotme,të cilat falen çdo ditë para ikonave të dashurive të tyre tëëndërrta,si para ikonave të një kishe. Nëse do të hulumtonin trupin rrëfimtar të prozës së saj, do të konstatonim me kënaqësi një prani të dukshme indesh drite dhe shprese,të cilët emetohen natyrshëm edhe tek heronjtë e këtyre veprave. Në këtë linjë edhe romani “Sikur”,i cili vjen mbas shumë romaneve të mëparshëm të saj si:”Qershi në kohë lufte”, “Letra nga qielli”, “Fustani i Polinës” etj. merr përsipër pasqyrimin e këtyre figurave në një laryshi kontekstesh kohore, por në të njëjtët raporte hije drite në rrethet vicioze të rutinës përditësore dhe ambienteve të ashpër maskilist. Parë në këtë këndvështrim mes heroinës qendrore të romanit dhe ambientit të saj aspak mikpritës, ekziston gjithmonë rreziku i rënies në kurthin e fshehtë të rutinës dhe melankolisë. Ndaj, e vetmja zgjidhje për t’i ikur kësaj, mbetet krijimi i një mikrobote individuale dhe mbushjes së saj me fantazi dhe ëndrra të guximshme.Është një proces jo i lehtë,që jo të gjithëia dalin në krye. Edhe pse në pamje të parë personazhet e këtij romani ngjan se notojnë në “ujëra të qeta”, situatat që përjetojnë ata, janë krejt ndryshe. Personazhi kryesor i romanit,një vajzë me botë të gjerë dhe kërkuese, e ndjen se po zhytet si pa kuptuar në kurthin e rrafshët të monotonisë dhe zhveshjes së vetes pak nga pak nga tiparet më qenësore të personalitetit të një gruaje,fenomenme të cilën janë mësuar kaq shumë shumica e moshatareve dhe kolegeve të saj. Mbasi ka përjetuar pasojat e rënda të braktisjes nga bashkëjetuesi,shqisat e mbi-ekzistencës së saj tashmë janë bërë më të mprehta dhe më reaguese. Kështu, duke bashkuar në një të vetme, forcën e fantazisë me atë abstraguese, ajo ia del të krijojë brenda sajfigurën e një burri tëëndërrt,një personazh sa fluid aq dhe fizik,sa i padukshëm,aq dhe tokësor,çka i jep jetës së saj të tjerë dimensione.

Edhe pse një personazh atipik që vepron në rrethana tipike, prania e tij i ka dhënë këtij romani eseistik një rrjedhë interesante. Nga faqja në faqe ky duet i çuditshëm do të hyjnë gradualisht nën lëkurën e njëri tjetrit,aq sa në një moment të caktuar identifikimi i tyre, do të jetë një mision i vështirë. Natyrisht një identifikim i tillë artistik, i ka shkuar më për shtat autores të shpallë kredon dhe shumësinë e koncepteve të saj për tema dhe ide të caktuara, që kanë të bëjnë për gruan dhe konceptet e saj për jetën.Është kjo arsyeja që në ravijëzimin e tyre të dominojë më shumë dialogu i mprehtëdhe të folurit simbolik.Është forca dhe rrezatimi i tij, që gjenerojnë energji te personazhet dhe mendimin qendror të veprës. Fantazia dhe e vërteta, e pazakonta dhe enigma, janëkuarteti që do t’i ndeshësh vazhdimisht gjatë rrugëtimit tënd të gjatë në këtë vepër. Heroina e veprës dhe koha e saj, e kanë lidhur veten dhe fatet e tyre me këngët e sinqerta dhe vizionin për të nesërmen, që hap ndjenja e dashurisë për njerëz që e çmojnë dhe shenjtërojnë atë me veprimet dhe përkushtimin e tyre. Pohimi i veprës se një femër fantazinë e saj e përdor për të treguar dhe jo për të dashuruar,është një ftesë hulumtimi.Është e qartë se me krijimin e personazhit virtual të burrit tëëndrrës, këtij individi plot botë shpirtërore dhe humane,autorjakrijon njëherësh edhe modelin interesant të një mashkulli,kaq të ndryshëm dhe të civilizuar,përballë bashkëkohësve të tij arrogantë dhe cinikë me gratë dhe të dashurat e tyre. Vera Vasijaështë një autore që eksperimenton herë pas here në brendinë psikologjike të personazheve të saj,me mjetet dhe mënyrat e saj artistike. Linjat e shkathëta me te cilat vizatohen ata dhe ngjyrat e ndezura që reflektojnë, i bëjnë krijesat e saj sa interesantë,aq dhe të afërt për ne. Janë individë që karakterizohen gjithmonë nga ngutja për të tejkaluar kornizat e arealit ku janë mbyllur dhe rendja drejt së resë. Nga gjithë karakteristikat e shumta individuale,që mbartin personazhe të tillë, duket se kjo është më evidentja. Figura e Danielës të befason me energjinë që reflekton,por edhe me statujën e saj reflektuese.

“Më duket se vdes çdo ditë nga pak”, thotë ajo në një nga dialogët e saj të shpeshtë me mikeshat që e rrethojnë,si për të treguar gjendjen në të cilën ndodhej.

Masa e kohës ishte bërë si bllok,ku shënohej një datë dhe shkrimi vjetrohej, aq sa nuk lexohej më. Ajo ikte vjedhurazi dhe kërkonte të fshihej atyku mendimi se perceptonte si masë,përkëdhelej, duke humbur kështu mes ditës dhe natës dhe vrapi për ta arritur ndalej te një shikim përtej qiellit, për ta prekur atë nëfinish. Le mbrapa një kohë dhe gjete një tjetër. Gruaja që përfaqëson ajo është një frymë, që buron nga zhgënjimi prej absurdit dhe kërcitjes së dhëmbëve të ankthit. Ajo nuk sëmuret nga sfidat e dashurisë, sepse i është mbushur mendja top se: Dy njerëz bëhen viganë,kur mes tyre përjetohet ajo çfarë mund të duket e vogël dhe e pa rëndësishme. Danielën e bashkon me të harresa, por e ngacmojnëPSE-të e shumta të arealit. Atë dhe personazhet e tjera gra të kësaj vepre i bashkon dhe i bën të ngjashme me njëra tjetrën klithma e heshtur që bartin në buzë dhe ndjenja e protestës, ndaj së tashmes të përjashtuar nga drita dhe të nesërmes që s’premton shumë. Kjo është një lloj ngasje, që ajo bëhet pjesë e shqetësimeve dhe pakënaqësive intelektuale. Personazhes që lëviz si një kohë e humbur në faqet e romanit të saj, i rri shumë i ngushtë ky areal,ajo nuk ka nge të merret me pikëpyetjet,dyzimet dhe PSE -të e gjata të dyshimit. Synimi i saj primar nuk është pasqyrimi i dramës,por gjurma e plagës që lë ajo tek individë të veçantë nga mos kurimi në kohë.

“Njeriu se kupton dot sa shpejt vjetrohet një letër dhe cili është fundi që mbetet nëpër gishta”. Në një atmosferë të tillë uniformiteti dhe mungesë ngjarjesh, shoqëria e saj vetëm me mbetje ëndrrash dhe copëza vetmish, do të ishte vërtetë e rrezikshme dhe pa rrugëdalje.

Ndofta ka qenë presioni i tyre që e shtynë atë të nxjerrë nga sirtarët e fantazisë prej gruaje figurën e ëndërrt të një burri,i cili pak më vonë do të shndërrohet në një të dashur virtual. Dhe pse me shpërfaqje fragmentare,pesha e pranisë së tij është e mjaftueshme t’i krijojë rrëfimit të saj sigurinë e duhur dhe asaj vetë, gjysmën e munguar. Në një farë mënyre vepra e Verës mund të konsiderohetedhe një vepër e mungesave të mëdha dhe dëshirave të refuzuara. Vizatimi i kontureve të tyre në shkallë dhe proporcione të ndryshme, shoqërohet nga një përdorim efikas metafore. Burri -ëndërr, nëse mund ta konsiderojmë kështu, është jo vetëm një premtim për lumturi virtuale, por edhe rikthim në përmbajtjen. Edhe përpos dëshirës së saj për ta mbajtur disi larg syve të të tjerëve, bukuriae tij fizike dhe shpirtërore depërton mes nesh me logjikën dhe ligjet e përhapjes së dritës,duke orientuar kësisoj lidhjet dhe zgjidhjet e mëtejshme të fateve të personazheve. Autorja nuk bën eksperimente me stilin,por kujdeset që të përcjellë te lexuesi sa më qartë reagimet e njeriut nën peshën e një drame shpirtërore,në një mjedis aspak mirëkuptues. Ngjan se gjatë procesit të gjatë shkrimor autores i është kujtuar Kundera dhe një nga thëniet e tij të njohura se:Të njohësh bukurinë e një femre me një vështrim të thjeshtë,nuk është asnjëherë pak,por art. Elokuenca gjuhësore dhe ndërkalljet efikase të elementëve të esesë me poezinë e shqetësuar qytetare, i japin forcën e duhur komunikative dhe ritmike rrëfimit. Një gjë e tillëi jep më shumë ritëm dhe elegancë rrëfimit. Në këtë këndvështrim duhen parë dhe trajtuar edhe ndryshimet e herëpashershme të humorit dhe portretit të personazheve, veshur si gjithmonë me lumturi dhe zhgënjime të vogla. Romani, ashtu siç e ka të qetë fillimin,të tillë ka dhe mbarimin e tij. Një mbarimplot ngjyra të gjalla si siluetëe një fustani të kuq, plot flutura dhe sinonime të njëvallëzimi qiellor. Në fund, si plotësim i këtij vallëzimi, vjen edhe pohimi entuziast i protagonistes kryesore të kësaj vepre me vlerë se: Jeta e gruas është një qiell i pafund dashurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.