SCOTT FITZGERALD – KRONIKANI MË I SHQUAR I BREZIT TË EPOKËS SË XHAZIT

Brezi i Epokës së Xhazit ishin amerikanët e rinj, që kishin qenë adoleshentë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ishin kryesisht të paprekur nga tmerret psikologjike dhe materiale të konfliktit shkatërrues

Xhahid BUSHATI

Scott ishte romancier, eseist dhe krijues plot vlera i tregimeve të shkurtra amerikane. Ndërsa, kur flasim, në veçanti, për romanet e tij, ata përshkruajnë shkëlqimin e Epokës së Xhazit, një term që shkrimtari e popullarizoi në opusin e tij të tregimeve të shkurtra me titull: “Tales of the Age”. Gjatë jetës së tij botoi disa romane, disa novela, katër përmbledhje me tregime dhe 164 tregime të shkurtra. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë të shekullit të 20-të.

U lindi më 24 shtator 1896. U rrit, kryesisht në shtetin e Nju Jorkut. Ndoqi Universitetin “Princeton”, ku u miqësua me kritikun e ardhshëm Edmund Wilson. Romani “E bukura dhe e mallkuar” (1922), e shtyu atë më tej të hynte në elitën kulturore. Për të ruajtur stilin e tij të pasur, shkroi histori të shumta për revista të njohura, si: “The Saturday”, “Evenine Post”, “Collier’s Weekly” dhe “Esquire”. Gjatë kësaj periudhe, Scott shëtiti dhe hulumtoi Evropën, ku u miqësua edhe me Shkrimtarin e “Brezit të humbur” Ernest Heminguej. Studiuesi Dos Passos argumentoi se, në vitin 1945, Scott, më në fund, kishte arritur të krijonte një stil tërheqës dhe të veçantë si romancier. Në këtë gjini veprat e Scott-it lartësuan “… nivelin e fiksionit amerikan”. Gjithashtu, kritikët që kanë studiuar krijimtarinë e Scott-it, mendojnë se, tregimet e këtij autori nuk janë në nivelin e romaneve të tij; qëndrojnë disi më poshtë. Vërejnë se, në këtë ndryshim spikasin cilësia letrare, pjekuria artistike dhe stilistika plot ngjyra e fjalës, e shprehjes… etj. . Ndaj, autori, ka përparim të dukshëm, në shumë raste të habit opusi romanesk i tij. Ndërsa 164 tregimet e shkurtra shfaqin një tendencë të kundërt (me romanet). Mendoj se në këtë gjykim vlerash, po të kishte studime më të thelluara, do të dilnin në pah shumë pasaktësi gjatë interpretimit të teksteve e koncepteve që mishërojnë veprat, të cilat e kanë dëmtuar disi personalitetin e Scott-it (që nuk e meritonte), kur duhet të ishte e kundërta. Vijmë te romanet. Scott i kompozoi strukturalisht me një mentalitet-avangardë të ndërgjegjshëm artistik. Tregimet e shkurtra u kritikuan për mungesë koherence dhe të një cilësie artistike, jo aq. Kritiku Paul Rosenfeld shkroi: “… shumë nga tregimet e Fitzgerald-it shtrihen në një plan më të ulët se ai mbi të cilin shtrihet materiali i tij më i mirë.” Por, për pjesën më të madhe të karrierës së tij letrare, kritikët u shprehën se, Fitzgerald-i është kronikani më i shquar i brezit të Epokës së Xhazit, jetët e të cilëve u përcaktuan nga tranzicioni shoqëror drejt modernitetit. Në kontrast me brezin e vjetër e të humbur, të cilit i përkisnin Fitzgerald dhe Heminguej, brezi i Epokës së Xhazit ishin, në të vërtetë, amerikanë më të rinj, që kishin qenë adoleshentë gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe ishin kryesisht të paprekur nga tmerret psikologjike dhe materiale të konfliktit shkatërrues (të jetuarit dhe ëndrrës që lumturonte shpirtin, por që nuk realizohej dhe u falte zhgënjime).

Me romanet e tij, Scott u bë shkrimtari i parë që ktheu vëmendjen kombëtare mbi këtë brez. Tërhoqi vëmendjen e kombit mbi aktivitetet e djemve dhe vajzave të tyre që hidheshin si të çmendur në sediljet e zhurmshme të rrugës “Bearcat”, në një rrugë të vetmuar, ku u ndez debati shoqëror mbi imoralitetin e tyre të perceptuar. Për shkak të këtij fokusi tematik, veprat e tij patën sensacion të madh në mesin e studentëve; ndaj, dhe shtypi e përshkruan, e admiron Scott-in si flamurtarin e “… rinisë në revoltë…”. “Asnjë brez i amerikanëve nuk ka pasur një kronist kaq bindës [… …] sa Fitzgerald-i, – shkroi studiuesi Van Allen në vitin 1934, – dhe asnjë autor nuk u identifikua me brezin e kohës që jetoi shkrimtari, i cili me talentin e madh këtë brez (që frymoi dhe ëndërroi…) e përjetësoi realisht, dinjitetshëm e në vizion tek veprat e tij.”

Scott Fitzgerald ndërroi jetë më 21 dhjetor 1940.

Leave a Reply

Your email address will not be published.