SIMBOLIKA E NUMRIT SHTATË

Numri 7 është ndër numrat që ka lënë gjurmë në artin tonë popullorë, të trashëguar deri në kohën tonë. Ky numër kishte pasur kuptim simbolik dhe shpjegime tjera me botëkuptime fetare dhe mbinatyrore

Dr. Qazim NAMANI

Ditë më parë erdhi një foto nga miku im Fehmi Ajvazi, të cilën e kishte bërë në lokalitetin Selishtë, në dalje të fshatit Zhegër, lugina në drejt kufirit në fshatin Stanqiq, Komuna e Gjilanit. Mendoj se fjala është për një gurë varri (varri i Jetullah Halimit – Seferit në Selishtë) me simbolikë të lashtë që haset shpesh në artin tonë popullorë.  Në këtë guri vërehet qartë simboli i kultit të diellit me shtatë rreze dhe sipër diellit simboli i hënës. Ajo që më bëri përshtypje në këtë rast, është simbolika e numrit shtatë, andaj të shohim rëndësinë dhe praninë e këtij numri te simbolet e kultit dhe artit në përgjithësi te kultura dardane dhe te popujt e lashtë të botës.

Numri 7 është ndër numrat që ka lënë gjurmë në artin tonë popullorë, të trashëguar deri në kohën tonë. Ky numër kishte pasur kuptim simbolik dhe shpjegime tjera me botëkuptime fetare dhe mbinatyrore. Të dhënat mbi simbolikën e këtij numri, në literaturën tonë shkencore janë të pakta, por në kulturën popullore dardane dhe artizanale është i pranishëm dhe mjaftueshëm paraqitet prania e tij në simbolikën e artit dhe besimit dardan. Në artin tonë popullorë janë më të rralla të na paraqiten simbole me numrin shtatë, qoftë si simbole dekorative apo simbole kulti. Ky numër sot, në kohët bashkëkohore, paraqet ditët që e përmbushin javën në kalendarin periodik, andaj ka rëndësi të veçantë për të gjithë popujt. Në kohët më të lashta simbolikën e këtij numri si simbol kulti e hasim te shumë popuj të botës, duke filluar që nga lindja e largët e deri në shtetet perëndimore evropiane.

Kjo gjetje e rastësishme e këtij simboli në kulturën tonë popullore, ka rëndësi të madhe në traditën e kulturës, religjionit si simbol astrologjie që simbolizon lëvizjen e shtatë trupave qiellorë. Kjo dëshmohet edhe në traditën tonë popullore të bartur brez pas brezi, beja në shtatë palë tokë e shtatë palë qiejve, dhe trupi ynë ka 7 qeliza endokrine, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve. Shtatë mrekullitë e botës, të cilat ndihmojnë në kompozimin e historisë së njerëzimit.

Në lashtësi dhe në antikitet, vendbanimet për t’ju mbijetuar pushtimeve dhe fatkeqësive natyrore, ndërtoheshin në mes të shtatë kodrave. Në fushën e artit sot ky numër simbolizon shtatë artet e bukura. Është me interes të dimë se ky numër simbolizon edhe shtatë ngjyrat e Ylberit, që sot për mrekulli kjo simbolikë e ngjyrave të Ylberit ruhet te veshja e grave shqiptare në Medvegjë e rrethinë. Po ashtu brez pas brezi në traditën tonë popullore është ruajtur thënia: “Me e shti shtatë pash në dhe”, që mendoj se në këtë rast e ka kuptimin funeral në raste të varrimit. Te shumë popuj ky numër konsiderohet si numër me fat, si numër i engjëjve, që ka kuptimin e botës së brendshme shpirtërore, lidhjen e njeriut me zotin, dhe komunikimi i engjëjve me të vdekurin.

Numri 7 konsiderohet numri i përsosur. Në këtë koncept kemi 7 metale të rëndësishme për këtë zonë, që janë plumbi, bakri, kallaji, hekuri, argjendi, ari dhe merkuri. Në botën e Astrologjisë ky numër përfaqëson 7 planetët astrologjie: Dielli , Hëna, Mërkuri, Saturni, Jupiteri, Marsi dhe Venusi. Në numerologji, ne zbulojmë se si janë njerëzit vendas të 7-të, si ndërveprojnë me botën dhe pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Engjëlli numër 7 simbolizon forcën e brendshme, dhe kështu, nëse e shihni shpesh numrin 7, mund të jenë engjëjt tuaj që bënë të aftë dhe të ndiheni të fortë e mbizotërues i sfidave të jetës.

Po ashtu, numri 7 shfaqet shpesh në kulturë dhe histori. Për shembull, janë shtatë mrekulli të botës, shtatë ditë të javës, shtatë rrathë të universit, shtatë mëkate dhe shtatë nota bazë muzikore. Numri 7 ka disa aspekte pozitive dhe negative për t’u analizuar dhe kuptimet e tij brenda feve më të ndryshme. Ky numër ka më shumë kuptim se sa mund të imagjinohet, është një tregues i përsosmërisë, por ka faktorë të tjerë që e rrethojnë këtë numër mistik. Përveç kësaj, Borëbardha u strehua në shtëpinë e 7 xhuxhëve dhe, kur thyen një pasqyrë, ajo besohet se personi që e ka thyer do të ketë 7 vite fat të keq, pasi kjo kohë korrespondon me një cikël të tërë në jetën tonë. Në lashtësi te arianët, u krijua besimi në shtatë yje, shtatë kontinente koncentrike dhe shtatë rryma soma (lëngu i shenjtë që arianët pinin gjatë ritualeve të tyre dhe të cilin e derdhën në vatër për nder të perëndisë Agni).

E gjejmë të njëjtën gjë në Misteret Brahmanike, ku këto shkallë simbolizojnë shtatë botët e universit hindu: më e ulëta është “Toka”, e ndjekur nga “Bota e Riekzistencës”, “Qiejtë”, “Bota e Mesme”, “Bota e Lindjes” në të cilën lindin shpirtrat, “Pallati i të Bekuarve” dhe në fund “Sfera e së Vërtetës” ku banon Brahman. “Bhagavata Purana” e shkruar rreth një mijë vjet më parë, përmend se midis çdo universi ka shtatë shtresa: toka, uji, zjarri, ajri, qielli, energjia totale dhe vetja e rreme. (Mendimi bonus: i njëjti shkrim i shenjtë më poshtë thotë se “ka universe të panumërta përveç këtij, dhe megjithëse të gjithë janë pafundësisht të mëdhenj, ata lëvizin si atome brenda jush, dhe për këtë arsye ju jeni gjithashtu të pakufizuar”.)

Në Islam, ekzistojnë shtatë qiej, shtatë shkallë të ndryshme të parajsës, pra shtatë shkallë të ndryshme në të cilat të mirat shkojnë pas vdekjes, varësisht se sa të mirë ishin. Ferri, nga ana tjetër, ka shtatë porta për shtatë pasues të ndryshëm të shejtanit. Myslimanët shkojnë rreth Qabesë shtatë herë. Ceremonia e emërtimit të fëmijës bëhet në ditën e shtatë pas lindjes së tij.

Në hinduizëm ka disa protokolle me numrin 7, gjatë ceremonisë së martesë. Nusja dhe dhëndri bëjnë saktësisht 7 rrotullime rreth zjarrit të shenjtë, ndërsa guru që kryeson ceremoninë reciton disa mantra. Së fundi, nusja dhe dhëndri bëjnë 7 hapa së bashku dhe, për secilin prej tyre, bëjnë një betim për jetën e të dyve që presin.

Numri 7 ka qenë pjesë e njerëzimit që nga fillimi i kohës dhe, që atëherë, ai mbledh mijëra simbolika. Në fe, është një numër i theksuar që nga krijimi. Numri 7 është plot mistere dhe kuptime. Ai ka simbolikë në fe dhe ezoterizëm, pasi është i pranishëm në shkrimet e shenjta dhe në rituale të ndryshme të praktikuara.  Në spiritizëm, Toka ndahet sipas sferave. Këto sfera e rrethojnë planetin tonë dhe ndahen në 7. Ato janë: Humnera, Errësira, Korja e Tokës, Umbralja, Zonat e Tranzicionit, Sferat Superiore dhe Sferat e Shndritshme. Numri 7 në Bibël shfaqet në kapitullin e Zanafillës. Zotit iu deshën 6 ditë për të krijuar botën dhe përdori të shtatën për të bekuar projektin dhe pushimin e tij. Ne kemi në Bibël përshkrimin e 7 mëkateve dhe gjithashtu 7 virtyteve. Për më tepër, borisë i është fryrë 7 herë para se të shembej muri i Jerikos.

Numri 7 gjithashtu përfaqëson bashkimin e 3 (që përfaqëson Shpirtin) me 4 (që përfaqëson materien). 7 ishin lajmëtarët e besuar të Perëndisë, të quajtur Krye-engjëj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.