QUO VADIS STATUS QUO
Si një problem suicidal,
apo thënë anti-feminist,
të hapareshur si skifter mbi tanke
e si kapakë breshkash, lundronin të vezulluar
zhurmat dihotomike,
ata prodhonin kaosin e qetësisë së qelbësirave
mbi këtë qytet pa sutjena,
të gjitha ndërtesat janë si tuma të zgavruara,
e të varur me vargjet në pergamenë
që ngjanin si të ishin Homeriane.
*
Injoranca vetvetiu flet
e spikatur për dhjamin e trurit që gërhet,
këto të bëma e të thëna ngjasojnë si peri i hollë,
që dallon natën me ditën në muzgun e vjellë,
duke e dhjamos helmin me pesticide
mbi lajmete besëtytnishme.
*
Kalorëseve të Armagedonit, ju ngjanë
në kokë poçi elektrikë, ju thahet zemra
nga valët e valëzuara që ju shkojnë nëpër helmete,
për çdo ditë semaforët janë bë
më të bezdisshëm
se nuk durohet më,
s’mundemi të presim ende fundin e botës!
*
Gjuha është si lëkura,
qëmbështjellë një ANTI-HERO,
ashtu duket sikur janë të futur
në një veturë me hije të errët të markës PEZETKA.
*
Jo se jo, skutate errëta
iknin në paanësi
edhe pse dukeshin të gjithë njerëzit
se janë udhëtare të trenave,
që shkonin drejt revolucionit kinez.
*
Me sharkitë e rapsodëve e me türküt e ozanllarëve,
njëjtë më dukeshin muret e lagështa
tëklinikavepsikiatrike, ku ju qëronin molla
kukullave të vogla barbie, për ti ushqyer,
ende shkonte kënga
“Pse shkove ti” nga grupi Minatorët
Dhimbja bëheshe nostalgji.
Në fund hapën krahun duke nxjerrë shkopin
me shenjën STOP, nuk kalohet këtu!
*
Njëjtë si një buf, shkriheshin edhe gazetat ditore,
në radhët e pazbuluara të fejtoneve
për zanatçinjtëbashkë me kronikën e zezë – ku shkruante
Asgjë e re në Perëndim! – sikur Remarquetë thoshte.
*
Kullat e lyera përballë mellamarinë,
nuk hezitonin për të shkaktuar dënesje,
raporti zyrtarë i trafikantëve qe zbuluar
në parlamentin e shtetit hetimor,
gjithnjë më transparent ishin
gërmadhat e mbledhurasi tru të qullosura,
që kritikojnë në formë transparente obduksionin
e të vrarëve në procesin e Natës së Bartolomeut!
*
Kjo qasje postmoderniste,
ndërveprimin e vargut e lëshon si bajgë,
transmetimin e frymës e bënë të thatë,
ushqimin e pengonmë gjatë në barkë,
mos të honepsej asnjë kuptueshmëri
e dëlirë e soditësenë këtë natë,
andaj mos kruheni as në strofa e as në vargje,
ti lëmë të lirë interfunksionete interpukcionet
*
Piktura e dal nga korniza hermetike,
u shfaq nga Danubi
mbi ngushticat e pellgjeve që si enë gjaku
thitheshin nëpër thithat e buta të ideologjisë,
po ai Danub nuk deshi të jetë kaq i gjatë
e as sa Vollga të jetë e lundrueshme për NE,
Karpatet janë vogëlsira të fushave me stepe
ku ujqit jetojnë bashkë me vetminë e tyre,
deri në amshimet e ëndrrave që kridhen
përtej mëngjeseve imagjinare.
*
Paraqitja në gjyq ishte në fund të verës,
vjeshta mbulonte gjykatën themelore numër 1,
të gjitha argumentet na binden se
vjeshta ka edhe gjethe të mbushura me dosje
e jo me qefinë të bardhë,
Nga persekutimi i djeshëm
hingëlliu si shpatë vala e hakmarrjes.
S’do mend se ky rrethim katërvjeçarë
të bënë të ecish cullak me shpirt e trup të përdalë.
*
Pse kaq shumë mllef
të hëpërhëshme
ata than se janë mundësitë
që nga Buckingham Palace
deri tek Piccadilly Circus,
të krijojnë rrethrrotullimin e pandarë
të vërejtjeve dhe sugjerimeve dinake.
*
Mos i plasë më shpërthimet cianide,
korrektoi vrimat e plagëve në kraharorë,
se po hapen bunarët si ujëvare të dal nga shpella,
në supe do bartën të gjitha redaksitë e shtypit ditor.
Ik, e mos ju frikëso maskave që thithin ajrin e pastër,
se problemi i sodit është i veçantë dhe jashtëkohorë.
*
Tha që nuk u kuptuam,
shumëkuptimësia i dha mundësi shprehjes
të ngërthen pavetëdijen si koniunktura
të hapura, që le thëniet e pakuptimta
në të gjitha foltoret ku
llomotisnin projektimin amësor.
EdebYA HUU, ndalu, se ende je gjallë!
*
Kjo epidemi endemike,
antroplogjikisht duket se ka potencë kamje,
dëshirë për të zaptuar drerët e bizonët
me ngjyrë të alltënit të zi,
është i mjerë kaftani i zi me çarçafin
në formën e tabelës së shahut,
që vendoset përmbi kokë,
se lëkurëkuqet nuk e aprovuan kur
këtë shënjestër, andaj
vritni njerëz,
se drerët e bizonët janë më të vlefshëm për ne!
*
kjo shkabë që ka jaratis një stisje të pacenuar
implikon vegullinë e pazbuluar nën jermi,
është premtim i pamohueshëm i shkëmbit,
që çalon në të gjitha litarët e historisë
e që na mëson, na shpjegon se litari i lagur
nuk përkon vetvetiu të vërtetën
e të hedhësh krahët gjoja në shend e verë,
kot e ke!
*
janë ishujt që duken në anën tjetër,
ne jemi pjesë e këtyre dy ishujve,
njëri i krijuar për ideologji e tjetri për rebelizëm,
nuk na bashkon puthadorizmi
si dhe dëshira e mosnënshtrimit,
jemi të rrekur për ta thyer sërish murin e Berlinit,
por copëzat e këtij muri ende janë pjese e muzeut
të shpirtrave tona, që vënë në dukje
dëshirën për të kontrolluar gjithçka
edhe fusnotat edhe llupën që përdorim
kur ua zhveshim trupin njerëzve,,
thjesht rroftë kjo liri e rrobuar,
që ka lavdi gijotinën bashkë me litarin ideologjik.
*
për në fund,
s’di kur më vdiq baba,
nuk e mbaja mend mirë datën
vetëm e dija se ka qene vjeshtë,
ose pranverë, nuk dijë,
nuk mbaj mend,
si duket më tepër më kujtohet
dashuria ime ndaj stinëve
sesa dita kur më vdiq baba,
Baba më vdiq hiq pa baza…
mrekullisht në frymën e fundit,
me lot në gropën e synit,
aty afër meje, aty afër meje!