Vlora Rexhaj Morina

NË TEHUN E VETMISË

Ulur në tehun e vetmisë

Duart shtrirë

Stinëve të ngrira t’diellit

Nën krrokamën e korbit

Mbush plasaritjen e shpirtit

Me vrerin e dehur t’mëngjesit

Asgjë si dje

Vetëm hëna kreh flokët

në  pasqyrën e thyer

Në mullirin e dhimbjes

Bluhen ëndrrat njomcake

Në natën pa sy…

Leave a Reply

Your email address will not be published.