XHEVDET BAJRAJ, TINGULLI I PURPURT I MYSHKUT POETIK

Xhevat LATIFI

1.

Poeti njësohet me dhimbjen dhe bëhet një me plagët e atdheut, më pastaj është e zorshme të kuptosh, se edhe kur i shkruan dashurisë nëse është myshku që hardhia shpirtërore po i pikë dhimbje. Angelus Novus, engjëlli i ri, tufë poetike e Xhevdet Bajrajt, ka këtë aurorë, një tingull i purpurt siç ai e deshi lëngun poetik me ngjyra rrushi, ngre këtë relief të pulseve të zemrës, dhimbjen e dashurisë për atë copë dheu të etnisë që e mori kudo që shkoi pas, dhe na la në dorë si tapi, dhe kjo shihet sa herë që ulim sytë mbi këtë libër, e sa herë që shtrijmë shikimin në hardhinë e rrushit apo në mbrëmjet kur qielli merr pamje të purpurt të shikimit me paqe!

2. Sytë,

VETERANI/ I mungonin dy kilogramë / kur u kthye në shtëpi /Paj/ ishte kaq e dukshme / e kishte humbur njërën dorë / dhe të dy sytë / në luftë/

Ky personazh i poezisë së Bajrajt, ka humbur sytë dhe dorën në luftë, ai i kthehet nënës, dhe pret ajo t’i hapë portën, nuk është si kthimi në Itakë, ai pret t’i hapet porta, trokimën në derë nuk mund ta bëjë me dorën që nuk e ka, por ka dhimbjen fantomike, e kjo dhimbje vjen nga pjesa e trupit që nuk është. Ky gjenialitet i Xhevdet Bajrajt, prek atë që nuk e tha kush ndonjëherë.E paramendoni?!Një luftëtar po kthehej dhe po shkonte me pa nanën!Zaten kështu bëjnë luftëtarët, kthehen triumfues dhe presin me i pa të dashurat, me pa pragun e shtëpisë.Po si do të shohë nënën heroi i Xhevdet Bajrës, kur ka humb sytë?!Një epikë e veçantë sikur na thotë, ka dhe sy të tjerë, me të cilët ne mund të shohim ata që i duam, e kjo është me pa nga shpirti,me pa nga brenda, tek e fundit e kështu kishte thënë dhe Visar Zhiti, sepse poetët shpesh herë kanë mallin përvëlues edhe për gjëra që kurrë nuk i kanë parë.

(Kur trokiti në derën e shtëpisë/në mesditë/ me zë të ëmbël tha /nënë/ më fal të lutem/hape derën/është natë e vonë/ pa hënë

3.

Xhevdet Bajraj, mësohuni me lirinë, është ëndërr e pritur 2 mijë vjet!

Tashti, në këtë kohë, diskursit kulturor njeriu modern i është futur, mbase i hutuar në atë që Umberto Eko, do ta quante “material i zi social, ku duhet shfletuar shumë për ndonjë margaritar.Nuk di nëse poetët kanë nevojë për ne, apo vetë ashtu të braktisur dhe të vetëbraktisur rrahin atë rrugën e bërjes së dhimbjes në art, Xhevdet Bajraj, në myshkun e vetë krijues, nuk është se vendosi bërryla për të kapërcyer shkallët e panteonit, për më shumë ai duket se tërë kohën mbante duart për të mos parë ata që qëndronin lart! Në Meksikë, ai po bënte punën që nuk mund të bëjnë diplomatët frigjid, kulturës latine po i bënte vend si emër i përveçëm, por dhimbjes për këtu nuk ju nda!

Po prekim rrënjët e hardhisë poetike të Bajrës, ka një porosi, aman mos ja vrisni andrrën këtij vendi se, për të ka ëndërruar dy mijë vjet! E jona është nëse duam t’i bëjmë fllad mendësisë sonë me poetët që shkuan të përmbushur andej me kokë mbetur prapa! Prapa mbetemi hiq pa njeriun si poeti Xhevdet Bajra, diçka që duhet të natherë thellë nishkun, pse kaq pak e duam njeri tjetrin!? E kaq pak po mbesim çdo ditë, shumë pak!

Nuk është e vështirë/të bëhesh njeri/vetëm një hap përpara/gjithmonë/një hap para/duhet ta bësh/brenda vetes

Leave a Reply

Your email address will not be published.