Poezi: Neeli Cherkovski

GREGORY CORSO

kur Gregory vdes

është një flutur e bardhë

në oborr duke mbajtur shënime

dhe duke folur me pemën e limonit

me zë të ulët e antik

kur Gregory vdes

pianistët përkulën

në oborrin ngjitur

në ditën e diplomimit

e një pikolo i vetmuar

i predikon kujtdo që kalon atypari

ai ka lindur në vitin 1930

në kohë për Depresionin e Madh

dhe u kalua nga

një dorë e çuditshme në tjetrën

ai nuk e njihte nënën e vet

**

e takova Gregoryn Avenunë Kolumbo

me poetin Andy Clausen 

bartës i govatës, ata erdhën në banesën time

dhe e lexova poezinë time “Coit Tower” në të cilën

kulla është një hije e palosur

mbi një shtrat me lule derisa qielli rrjedh

dhe rrugët shndërrohen në një sërë lavanderie

ai kishte poezinë e tij “Coit”

në një libër të titulluar Gasoline

një kullë kundër marramendjes

që më goditi si sfidë

**

ai mund të ketë qenë një nga poetët e fundit bohem

nuk kishte kurrfarë diplome shkolle, nuk punonte në universitet,

nuk kishte kurrfarë pune, përpos poezisë

derisa jetoi dhe veproi

bora binte mbi fjalët e tij,

drita e diellit

ia shponte poezitë, ujqërit shfrytëzuan

çdo mundësi që kishin

kur do të kthente qafën

drejt laureshave që iknin

nga shtrëngimi i Shelleyt,

mjeshtrit të tij, poetit gjithmonë të ri

që qante për të vdekurit

**

kur Gregory ishte

Huck Finn demoniak

ai mësoi se si të vazhdonte

rrugës zigzage, në burg

ia dhanë poezinë

dhe prozën e iluminuar

kur u lirua

gjithçka lëvizte në mënyrë poetike

në rrugët mëngjesore të vendlindjes

së tij në Greenwich Village dhe

në lagjet e Harvardit

ku botoi librin e tij

të parë me poezi

**

kur takova Gregoryn

ai ishte tashmë poet i famshëm

i Brezit Bit, ai mund

të citonte “To Helen” të Poes dhe

të festonte “llambën e agatit”

Gregory shkroi poezitë “Martesa”

dhe “Bomba”, ai ma vodhi gramafonin

dhe me ato para bleu drogë,

ai e la beben Max në kujdesin

tim për javë të tëra

më fliste për Francis Villon

sikur ta kishte vëlla, e jo

poet mesjetar i kolonadave

të errëta parisiane

**

kur jeton Gregory

një bandë marshimi

ngrihet nga kopshti

dhe merr kontrollin

e gjithçkaje që është e rregullt

ai na mbajti duke u përpëlitur

për dritën e tij, ai mendonte

se vendi ynë është tepër i thjeshtuar

dhe gjeti një kompleks

të plotë të thjeshtësisë

në disa rreshta të zgjedhur mirë

Përktheu: Fadil Bajraj

Leave a Reply

Your email address will not be published.