Çetina Kuçuku

ZËRI I BRENDISË

Fushë betejën e brendisë zëri vjen

butë, i dashur, i ashpër, i vrazhdë,

dëftues, pyetës urdhërues, i besueshëm 

Kjo është një fushë beteje,

ku armiqtë takohen, luftojnë, plaçkitin,

gjymtojnë, humbin dhe ngazëllejnë

Ndonjëherë dhe jo pak herë, ndodhë,

zëri i brendisë e humbet kuptimin e mirëfilltë,

humbasin arsyet, cungohen idetë,

përcillen keqkuptimet e humbjeve

dhe të fitoreve

paracaktohet zhytja,

terrin e erret e sipërfaqësor,

Përcillet zëri i brendisë

i ceket, i vrazhdë, i ashpër, lëndues

Kokëfortësia, ngulmuese e zellshme

e përcjell përtej cakut të arsyes

dhe të mirëkuptimit

Leave a Reply

Your email address will not be published.