Skënder Rusi
MBRËMJA IME
Ti mbrëmje qëndro me mua,
M’i hidh duart në qafë,
Përqafomë!
Kam nevojë që pikërisht
Ti të më duash,
(Të tjerët më kanë tradhtuar
Ose do të më tradhtojnë!)
Qëndro me mua ,të lutem,
Hidhe xhaketën time krahëve,
Po të kesh ftohtë!
Të dy bashkë ne mund të krijojmë
një tjetër dashuri,
Mund të ngremë nga fillimi
Një tjetër botë!
Ti mbrëmje qëndro me mua,
Dua të vdes me kokën
Mbi supin e muzgut!
Kam nevojë që pikërisht
Sonte të më duash,
Që edhe absurdi ynë
të jetë i bukur!