Giuseppe Schirò Di Maggio
I HUAJ
Bëhesh qesharak
duke dashur trenat
makinat
mjetet
që të lidhin
me dhethin tënd.
Dhe me ty mendimi
i përkohëshmisë
se pranishme.
Por ndoshta s’është e vështirë
jeta në dhe të huaj
për atë që është i huaj
për veten.