DIALOG QORTUES ME POEZINË


Qe sa kohë je larguar nga frymëzuesit e tu; je duke u shoqëruar me kësi artistë të prishur, me studiues, redaktorë e recensentë hipokritë, shpirt zi e gënjeshtarë të cilët në planë të parë nuk të kanë ty, vlerat e tua, po interesat materiale

Sulejman MEHAZI


Redaktorët tru – kokallë
Redaktojnë vjershëtorët,
Po më thoni cilët vallë
Redaktojnë Redaktorët?
(Lasgush Poradeci)

Më ke hidhëruar shumë, ti, mbretëreshë e arteve, poezi. Si s`të vjen turp! Ke rënë aq poshtë, sa që çdo kush të përqesh. Qe sa kohë je larguar nga frymëzuesit e tu; je duke u shoqëruar me kësi artistë të prishur, me studiues, redaktorë e recensentë hipokritë, shpirt zi e gënjeshtarë të cilët në planë të parë nuk të kanë ty, vlerat e tua, po interesat materiale. Je bërë gazi botës. Askush nuk të pëlqen, secili të rri larg. Të kanë shpërbërë e prishur si pemët e perimet në tregun e Bit Pazarit, të kanë shitur për kurrgjë. Ta kanë ngulfatur frymëzimin, ta kanë humbur shpirtin e bukur e estetik, ta kanë fermentuar gjuhën, përmbajtjen, ke mbetur pa ngjyrime poetike, ta kanë prishur, përlyer e përzier harmoninë. Të kanë deformuar fare. Të kanë braktisur të “përkryerit” për shkak të këtyre:

“Redaktorëve zemër – pisë,
Fyenjës të poezisë,
Shpirt – katran që më qortojnë,
Janë qen që s`më kafshojnë.”
(Lasgush Poradeci).

Në emrin tate manipulojnë shumë shkencëtarë letrarë, të cilët bëhen se të duan e të kuptojnë, por përkundrazi i duan vetëm interesat e tyre materiale, të kanë shitur për pesë pare. Po recenzentët e redaktorët trukokallë nuk të lënë fare të rimëkëmbesh. Këta ta bëjnë qejfin duke të mashtuar gjoja se të kanë përsosur aq shumë, sa që i japin të drejtë vetes se janë më të përkryerit e kulturës dhe artit tonë poetik. Për fat te keq të kanë bërë si ata shpirtrat e prishur, si ata kufomat e qelbosura, poezi.
Me dekada të kanë braktisur të sinqertit dhe të dashuruarit, për shkak të këtyre letrarëve të përciptë që nuk të lënë fare të rigjallërohesh. Ata mendojnë se janë kontribuesit dhe bartësit kryesor të artit poetik. Qesharake… Po si nuk e dinë të gjorët se poezia është fjala më e diskutueshme në historinë e mendimit letrar; jo vetëm kaq, po në kuadër të poezisë këta kritikuca e teoricientuca japin do përkufizime vetjake e naive duke shkaktuar tollovira në kokat e lexuesve Historia botërore letrare ka argumentuar se poezia është ndër artet më të rënda, më të vështira të kuptimit, interpretimit dhe analizës së saj, sepse poezia ka të bëjë me nocione të padefinuara deri më sot, ka të bëjë me urtësinë e krijimit; që e ka shkallën e mbi arsyes, të intuitës, ezoterikes; të edukimit shpirtëror, të fshehtësisë së frymëzimit dhe dijes. Por, për fat të keq këto nocione janë të pakuptuara për shumicën e letrarëve trukokallë; në përjashtim të letrarëve të mirëfilltë që rrallohen dita – ditës. Prandaj çdo muaj e çdo vit poezia po vdes, e zhduket më shumë e më shumë; e kur vdes poezi, atëherë dalin në shesh armagedon krimbash poetike-shkencore, studiuesish fjalorësh, sintaksash, morfologjish, dalin në shesh përplasjet të kota teorike letrare, interesat materiale shkencore, kjo pastaj krijohet në kënaqësi fizike-trupore, e kurrsesi shpirtërore. E ç`është arti poetik për këta sqepkojrrila letrarë, të cilët kënaqen me njëri – tjetrin, duke menduar se ata e kanë zbuluar artin poetik. Po për këta poezia është grumbull fjalësh të kota të pakuptuara, që në esencë e kanë talljen, jo vetëm kaq, po këta studiuestuca, teoricientuca e kritikuca nxjerrin do teori të palogjikshme poetike, do gërmadha shpotishë të panevojshme fjalësh duke menduar se arti poetik është dhuratë titujsh të avansuara; nuk e dinë të gjorët se poezia është dhuratë shpirtërore dhuruar nga Zoti. Është nocion shpirtëror i pastër estetik, i përbërë prej puqjeve të përsosura gjërash të dhuruara nga frymëzimi , brendësia dhe thellësia e kuptimit. E çështë thellësia e kuptimit? Nuk është argument shkencor, por zbulim shpirtëror që zbret në imagjinatën e poetit, e më pas në botën shqisore e ndiesore. Imagjinata është ndërlidhëze apo ndërmjetësuese e botës së brendshme shpirtërore me botën fizike-trupore –materiale-reale.
Po kujt i përgjigjet dhe dedikohet kjo imagjinatë poetike? U përgjigjet dhe u dedikohet njerëzve, lexuesve, receptuesve, e jo trukokallëve, kritikucave, doktoratucave, redaktorucave dhe recezentucave. U dedikohet atyre që e duan dhe i do, që e ndjekin dhe ndiejnë kënaqesi, atyre që kanë njohuri shpirtërore e jo materiale. Që i njohin simbolet dhe metaforat, që dinë se vargu është sistematizim, poeti sistematizues, kurse poezia sistemim. Ky sistem poetik është rrjedhë. Rjedhje e zëshme që në mbrendinë e pa dukshme shpirtërore formohet nga dridhja, ndërsa nga jashta formohet nga luhatja. Lexuesi apo receptuesi gjendet në apo jashtë sistemit të vargjeve poetike duke lexuar, dëgjuar, e përjetuar.
Çështë vargu dhe poeti. Varg do të thotë sistematizim, kurse poeti është sistematizues ,keshtu që cdo sistematizim ka një sitematizues. Lidhja mes tyre është poezia(sistemimi), sistemi i vargjeve është rrjedhë. Rrjedhja bën zë, zëri i pa degjueshëm është dridhje, ndërsa i dëgjueshmi luhatje. Lexuesi është në dhe jashtë sistemit të vargjeve dhe dëgjon. Cilët janë përfaqësuesit të lëvizjes rrjedhës dhe zërit poetik? Janë gjuha poetike, melodia dhe harmonia. Melodia dhe harmonia zbukurohen me fjalë dhe tinguj. Me anë të shkronjave poeti jep gjuhën poetike, ndërsa me anë të melodisë jep tingujt poetike. Pra, ç`bën poeti me të gjitha këto. Ai qëndis vargjet e tij me shkronja dhe melodi, domethënë, shkronjat janë metrikë, kurse melodia kompozim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.