DIVERGJENCA E FIGURËS FEMËRORE MBI KONCEPTIN E TJETËRSIMIT

(Rreth veprës “Vdekja është femër” të poetit Fitim A. Nuhiu)

Emine BORIÇI

Realiteti në të cilin jetojmë na përball me individë, situata apo rrethana nga më tëndryshme, duke piketuar dhe paradoksin e kësaj shoqërie. Piktorë, muzikantë, aktorë apo autorë të ditëve të sotme shfaqen si të denjë për profilizimin e tyre, e këtë e jetësojnë duke pasur besim se ajo çfarë kontribuojnëështë bumi dominant mbi tjetrin dhe këtu humb origjinaliteti dhe krijohet fasada e përngjashme mbi të parin.Në këtë formë paraqiten radhë, njëri pas tjetrit, forma adekuate, prezantim i dikotomisë e vërtetë-kopje.

Padiskutim që ne ecim përgjatë një rruge duke ia mundësuar vetvetes të kemi një shembull referencial, por jo të bëhemi si ai, të mësojmë e jo të kopjojmë, të konturojmë mbi karakterin tonë e jo ta marrim atë të gatshëm nga pasqyra për të cilën ne mund të shihemi, prandaj lind nevoja për diçka ndryshe dhe koha për të cilën jetojmë duhet të ketë si bazë vetveten dhe jo tjetrin, pra ne duhet të ndërtojmë ngrehinën e personalitetit mbi vetveten.

Rrallë, shumë rrallë e gjejmë këtë, sidomos në fushën e letërsisë ku çdokush shkruan shumëçka pa pasur një kriter, atë të kënaqësisë estetike. Sot nuk bëhet diferenca midis një vepre të mirëfillte dhe një vepre amatoreske, pasi mungon aspekti i meritoktacisë. E nëse rikthehemi në retrospektivë, të papërsëritshëm mbeten autorët e rrymave të ndryshme, duke filluar nga antikiteti e deri në modernizëm, ku trajtesa të ndryshme vijnë si nevojë e shoqërisë për të përmbushur një boshësi të botës njerëzore, ku adaptohet dhe rehatohet në Botën e Trillimit dhe merret nemitja si efekt estetik.

Ç’ndodh me postmodernizmin sot?

Procesi i të shkruarit kërkon një profesionalizëm të lartë dhe aftësi në këtë fushë, duke përkthyer etimologjinë e asaj çka mund të ashtuquhet vepër letrare.Shumë postmodernistë kanë arritur tëafirmojnë, pohojnë se tiparet e kësaj rryme janë sa të thjeshta në raport aparencial aq të vështira në procede letrare, në forma shkrimore,kurse këtë më së mirie kanë realizuar Agron Tufa, Fatos Kongolli, Ermelinda Myzeqari, Fitim A. Nuhiu e shumë autorë të tjerë, duke konstatuar në prozë e poezi. Tendenca drejt së resë dhe aktualitetit të zhveshur nga çdo parim kujdesor, mënjanohet duke i lënë vend lirshmërisë.

Fitim A Nuhiu i prezantohet publikut me veprën “Vdekja është femër”, ku prevalon mendimi se në këtë diapazon poezish rolin primar e ka dashuria si një ndjenjë universale, e cila formëson mini-segmentet mbi këtë koncept, si: dashuria për prindërit, raporti bashkëshortor, shoqëror, e dashuria mbi enigmatiken, ku pikëmbërritja është te ekzistenca dhe vlera e saj, e cila ndërton dhe simbolin e oportunizmit.Të gjitha këto tematika së bashku na japin bashkësinë e përplotësimit të një vëllimi të mirëfilltë poetik.

Poezia vetë si zhanër influencon drejt një ritmi përshpejtues, duke respektuar sintaksën e përllogaritur, ku nëpërmjet figuracionit stilistik mesazhi tejçohet, pra vargjet koncentrike, izotopike vërtiten te kuptimi i parmë, kuptimi i vetë autorit. Për të parashtruar ide, mendime, gjykime, kritika mbi poezinë, duhet interaktiviteti bilateral midis nesh dhe poetit që përshkohet si një fijëzë e hollë.Po të vendosim referenca koncize dhe të prera, humbasim format konvencionale nuhiniane.Po ta lexojmë në metodat tradicionale, nuk kuptojmë magjinë e vargjeve, pra abandonohemi, braktisim atë çka letërsia na dhuron, prandaj ne lexojmë nëpërmjet procedeve letrare.

Kuintesenca e çdo gjëje është koha, e cila është cilësuar si një matës linear avangardë, ku i lejon individit hapësirë të ndryshojë për t’u bërë korrigjues i së djeshmes dhe më i mirë i së ardhmes, por stadi disnivelues i ndryshimit është mosha e cila shfaqen në periudhën e pjekurisë ku autori shprehet: “Familja është përgjegjësia ime,/ është edhe llogaria ime”. Poeti tashmë gjatë gjithë rrugëtimit të tij pasqyrohet me përgjegjësi për të ruajtur një ekuilibër të saktë mbi konceptin e shenjtë të familjes, duke e thurur detajisht bukur.

Tematike është trajtimi mbi ndjesitë dhe emocionet e autorit përkundrejt femrës,kurse konteksti i kësaj linje bëhet personifikues mbi dashurinë e cila nuk është platonike, as metafizike, as himnizuese, por reale, duke e piketuar “vdekjen” nisur edhe nga titulli “Vdekja është femër”, ku raporti homologues midis tyre e bën të ndërsjellët komunikimin.

Figura e saj aktualizohet me dëshpërimin e thellë dhe motivin e vdekjes, i cili është fenomeni i determinimit religjioz mbi jetën e individit. Poeti thotë:

VDEKJA ËSHTË FEMËR

Vdekja nuk vjen kur dëshironi ju

Por, kur dëshiron AJO,

Sepse ajo është femër,

Ka tekat e saj,

Ka përvojën e saj,

Ka zgjuarsinë e saj.

Vetëm ajo ka fuqinë të nënshtrojë,

Të rrëzoj

Dhe të merr me vete

Ku t’i ka qejfi ASAJ.

Emotiviteti i një komponenti përfshin dyanshmëri, vdekja e cila unifikon femrën duke e shpirtëzuar, jetësuar e duke i dhënë jetë si një individ, individ femër, pasi sharmi të cilën posedon kjo qenie është jetike. Përmendet qejfi, teka, përvoja, zgjuarsia dhe fuqia, një enumeracion konvergjuesi personalitetit të saj, ku krijohet një katapulte foljore “të rrëzoj” dhe kjo formë e çarmatos botën mashkullore, duke rënë pre e dëshirave të ASAJ, madje ka raste kur ankimimet e shumta tregojnë se ky realitet kthehet në tragjizëm, në vdekje, ku vetë vdekja është femra, pra vdekja është femër, është nënshtrim.

Poezitë e Fitim A Nuhiut janë tëçliruara nga rimat tradicionale, nga strofat e rregullta katërcinë apo tercinadhe figuracioni i rënduar stilistik. Ato qëndrojnë të lira dhe determinojnë vetë stilin e autorit. Është evidente se F.Nuhiu është egzigjent ndaj së panjohurës simbolike, i thellë në gjykim dhe krijon një definicion se letërsia në fund të fundit mbetet një botë e cila ka dryna të shumtë kuptimor dhe se çkodifikimi i tyre duhet t’i mbesë lexuesit profesionist dhe të apasionuar të kësaj fushe.

Nuhiu cilësohet si një poet pararojë, i cili i fal publikut artdashës një lajtmotiv tepër të rëndësishëm të dashurojë gjithçka, jetën, dijen dhe mirësinë, duke rrugëtuar ëmbëlsisht drejt letërsisë e cila është e vetmja formë për të marrë kënaqësinë estetike që Bota e Njëmendësisë nuk mund ta përmbushë atë skutë të mendjes ose të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.