FUSTANI I TRËNDAFILTË

Tregim

Ermelinda Alushani MYZEQARI

Më tremb morali i cenueshëm nëpër të, më tremb të qenët e pamoralshme. Kam frikë prej lëkurës sime, e cila rrudhet çdo ditë-natë platitëse. Ndjesi e ardhur nga ecja në rrugë, nga dielli dhe nga afshi i të 50 vite -jetë të miat. Flokët e prerë shumë shkurt, gati në zero mëtregojnë më tëvogël, në tëvërtetë gjysma ime ndihet më e re dhe akoma e dëshiruarpërjetën dhe nëgjysmëntjetër prej formave të trupit tim gjetherënës, vjeshtë-dimri të nxira pa zë,në heshtje përatë të bukurën e harruar ndër vite.Gjysma ime nëkëmbën e varrit që në lindje e deri nëvazhdimësinë e vdekje-jetës. 

Ai, fustani plot trëndafil, ai që unë vishja kur isha e re…e këmbëzbathur vrapoja herë në shtrat të lumit e herë në breg të detit. Pastaj, e gjendur në rrugë,me këmbët e mia lakuriqe më zinte makthi i turpërimit para tëtjerëve, mbuluar me gjethe të zverdhura lisi,shkërmoqur nën ecje kapitësemundimshëm në kapje të galopit te më të shpejtit kalë tëegër në pyll.Kam frikë, ai fustan, më rri tepër i ngushtë e unë…unë nuk kam një vajzë që t’ia trashëgojë fustanin tim të rinisë. Kjo ëndërr të merr frymën…

Dita e parë.

Vizitë në Panteonin mistik në Paris. I lartë,autoritar nën himnin e muzikës kishtare, magjepsës në mesazhin ndjella-endës në muralet me mozaik historish, heronjsh e mitesh e ca hapa mëposhtë, në katin përdhes tëgurëzuar në pllaka mermeri, me gdhendje emrash e nderimesh, të lidhur me zinxhir e vendosur në gjysmë – dhomëza personale njerëz me vlerë tëHistorisë Franceze. Diku, midis tyre gjeta Volterin. Krijova një lidhje me fëmijërinë time. Sytë me xixëlluan, pëshpërita, Volteri…, nëbibliotekën time prindërit e mi e kishin blerë para 40 vjetësh. Sërish takimi me të, por tani jo nëfjalët e tij tëmençura, ku në mendjen e një adoleshenteje 14- vjeçarebëninpërshtypje dhe dallim me tëtjerë libra të lexuar nëperiudhën komuniste, por si vlere e kombit francezë, ku vete Franca di mrekullisht t’i vendosë në piedestal. M’u kujtuan Piramidat e Egjiptit për analogji dhe po ashtu Murimi i Rozafës në themelet e Kalasë sëShkodrës. E vërteta e Volterit, pushteti i Faraonit, vetëflijimi i Rozafës tashme kishin zënë rrënjë myshku ëmblandjellës nën tokën pjellë të tyren.

U ngjita sërish në katin e parë e ngazëllyer, e riciklova veten nëpër copëzat e mureve-jetë herëkëtu e herë atje, e ndonjëherë në askundin e asgjësë  dhe… dola e lehtësuar. Drita e diellit e rrallë në ato ditëjanari në Paris, shkëlqente. Qyteti i të dashuruarve më fali copëza nga vetvetja. Qesha dhe qava nën zë.

Dora e tij, e rëndë, mashkullore u hodh mbi supet e mia dhe më ledhatoi ëmbël, më pa në sy thellë dhe më puthi nëballë,pastaj përnjëçast në hundë dhe buzë. Me buzë më preku sërish nën rrezen e veshit dhe pëshpëriti: kjo është hunda, buza ime, kjo është gruaja qe unë dua. Ai ishte thinjur i tëri, por vazhdonte të ishte tërheqës dhe mashkullor deri nëdëshirim. Shkallët po zbrisnim ngadalë dhe mbrapa lamëatëmadhështi vlerash dhe historie, shoqëruar nën muzikën kishtare. Atje brenda dukeshin një. Tëmençurit, trimat dhe hyjnitë nën njëçativlerësimi e përuljeje, dhe ne, tëvegjël, midis tyre me hapa ngadalshëm kundruall tyre.

E mban mend?…- më tha.

Ngadalësoi hapat, më pa në sy dhe shkallët nuk kishin mbaruar akoma. Më mori në krah dhe më uli ngadalë në sheshin ku mbaronte zbritja. Nëkëto momente ishte i tëri i imi. Qeshte dhe me krenari së fundmi thoshte: – epo, akoma mbahem e fuqitës’më kanë rënëhala për gruan time. Qesh triumfator dhe më puth në buzë.

Për herë të parë kur u takuam të dy, ti shkëlqeje me atë fustan,dukeshe sfilitëse nëbukurinë tënde natyrale. Të rrinte pas trupit dhe flokët e gjatë, të zinj dhe tëlëshuar pas shpinës, derdheshin shkëlqyeshëm. Më more më qafe! -tha – dhe sa mirë bëre. Unë e ndjeva,ai ishte pranë meje dhe po me përpinte të tërën me shikime. I gjatë, elegant 22 vjeçar, me sy të thellë dukej sikur po me lexonte gjithëbrendësinë time, kush isha, sa vjeç, ku studioja.. . Zemra më rrihte mbytur nën zë dhe duart e djersitura përpiqesha t’i fshija duke shtrënguarçantën e vogël. Unë studentja 19-vjeçare për herë të parë e ndjeva se isha e zënë nëgrackën e ëmbël tëdashurisë. Në të vërtetë m’u deshën pesë muaj për ta kuptuar këtë. Pesë muaj që do të ndryshonin jetën time përgjithmonë …

Buzëqesha, hodha sytë lart drejt shtyllave gjigante dhe më dukej sikur zbrisja mes kohësh, ëndrrash e kujtimesh pa fre. Dola në shesh, u rrotullova si një 5-vjeçare, e ndërkohë palltoja blu me peliçen rreth qafës, me shkëlqim mëpërkëdhelte nëatë vend madhështor. Ndihesha e përkëdhelur në botën time femërore, me atëçka më kish ngelur deri më sot, nëpërballje me Parisin e ëndrrave tëdashurisë. Mbetjafemërore e veshur nën hije kujtimesh veshjesh mashkullore, unike para viteve 90-të. Gra të rënda ushtarake, kooperativiste dhe femra që vidhnin në kooperative dhe në ushqimore, për t’i futur nën bluza e nën sutinapër të ushqyer pak më mirëfëmijët e tyre. Dhe mbas viteve 90,një veshje lakuriqe ku gungat e deformuara të grave ndër vite nëemër tëlirisëshpërthyendhimbshëm. Copëzat e fisnikërisë u copëtuan. Ndërkohë u rrita nëkëto mbetje imazhesh, e ç’mund te isha unë…Kundruall meje nëna ime, e bukur dhe fisnike luftonte përbrishtësinë time. Modeli i saj deri nëstoicizëm synonte përsosmëri nëne dhe femre.

Rreth vetes, sot.

Unë, mesogrua, vëzhgoj mbi veten, lëngimin ndër rrënjët e gjakut tim të shtrira padukshëm gjithkund dhe askund. Sa ngrohte rrjedh ai gjak nëpër deje. Kam frikëpër lisin e lartë nëpër breza rritur.Shkapërderdhur degëzimet nëpër të, e sosur kushedi se ku…

Ne vilajetin eAli Pashës, te Molla e Kuqe, në Prishtine a Selanik, në Gjerbes, Gramsh, Lushnjë, Tiranë e Amerikë e kukamfshehti nëpër shekuj kushedi se ku.

Të kapur pas degëve të holla, ngatërruar nëpër erëra kohësh të egra, pinjolle në këtë lis të hershëm,përpiqemi dhe mbijetojmë nëtymnajën e të sotmes. Prej 1800-ës, ky lis me rrjedh gjaku u vendos nëGjerbes, rrëzë Tomorrit. Erëra të forta fryjnë në ato anë, borë, shira e rrekëza uji që rrjedhin prej shpateve lart. Këmba të ngjeshet nën borë dhe frika se deri ku është caku i shtegut, tëbën të dridhesh se edhe mund të rrëzohesh kushedi se ku, atje poshtë nëpër humnera, fshehur nën petkun joshës tëdëborës së madhe. Duhet t’i njohësh mirë ato shtigje. Arrat dhe lisat, copa shkëmbinjsh shekullorë, tëngurtësuarnjësh midis dheut dhe qiellit. Madje, edhe arinjtë e murrmë,thonë se janë shtuar në ato anë. Nëpllajën e varreve, të vdekurit mbartin së bashku me shpirtin e tyre tëthënat dhe tëpathënat e njerëzisë. Natën, nëse hap derën, del jashtë, dëgjonnjëfëshfërimë ere me afsh bore, përzier me rrëfime shpirtrash tashme të prehura qetësisht në paqe prej qëmoti:luftërahasmërie, plagë, vdekje. Lëngimesëmundjesh, marrje jetësh para kohe. Dasma e gosti. Tëmoralshëm e tëpamoralshëm. tëgjithëpërzier nëatë bote, përqejf e për hall uleshin kundruall njeri-tjetrit e herëia merrnin këngës e  herëia merrnin kujës. Herë në pasuri e herë në skamje, herë me të keq e herë me të mirë mbijetonin. Tëpashëm ishin burrat e fisit, trima, të zotë, por edhe gjaknxehtë që ta merrnin jetën me kamë në dorë. Tëurtët rrinin në qoshe, flisnin pak e dëgjonin shumë. Nuset nëpër këmbë ju shtronin  sofrën, lanin e shpëlanin por dollinë e këngën e merrnin më mirë se burrat. Të tremb te to tipari  mashkullor. Prej tyre ke frikë, ke respekt. Të jesh thjesht sensuale besoj se për to s’mjafton. Ato duan t’ia marrin valles me tënjëjtin hap e ritëm me burrat. Vërtet prej tyre duhet të kesh frikë. Kanënjë forcë tëçuditshme. Nga ai lis i lashtë kushedi se ç’buron… në kohët moderne duket sikur botës po i kthejmë borxhin, po ikim andej nga kushedi kemi ardhur shumë kohe më parë. Po i lëmë tëzbrazëta nën akullsinë e mermertë ato dhe këtoanë. Dhimbshëm nuk e dimësaktësisht nga kemi ardhur tëzhgënjyere nuk e dimë se ku po shkojmë. Vetëm ata janë stoik, të vdekurit nën petkun e ftohtë tërrasës së varrit, karshi pllajave tëpërzgjedhurapër pak më shumë rrëzë dielli.  

Fustani im i trëndafiltë… a do t’u bëjë nuseve të djemve të mi ai fustan?! A do të duan të veshin ato fustanin tim?! Kam frikë prej mendimeve të mia. Kam frikë edhe prej mendimeve të të tjerëve. Të gjithë më kthejnë në lëmsh dhe unë rrotullohem në kuturu. Kuturuja s’më çon asgjë kundi. Po dhe unë… çfarë dua… , nuset e mia të veshin fustanin tim?!… Është e tepërt, ato nuk mund të jetojnë në kohën time.

Kujdes prej mendimeve ka thënë Znj. Theçer, ato mund të kthehen në fjalë, veprime, me pas në zakon, më pas në karakter. Ndaj unë kapem fort pas rrugës, nuk mund ta humb atë. S’ka se si të ndodh ndryshe, unë, s’mund të eci kuturu dhe mendimet s’duhet të më mbysin ëndrrën për të jetuar.Megjithatë, unë prapë kam frikë. Por frika më gëzon. Ajo ma ngjeth trupin mornicash të ngrira. Ajo të dhemb e kështu më bënë të ndihem gjallë. Ajo më bënë të ndihem më femër nga mplakja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.