METAFORA E HIJES

Lirizmi i theksuar, mirësia dhe dashuria multidimensionale, pasqyron subjektivitetin e mimesi t(realitetit), që qartësojnë mesazhin e poetes ndaj lexuesit, jo vetëm duke drituar feminizmin e saj, por identitetin poetik unik të Sulkuqit

Emrije KROSI

Për të kuptuar dhe lexuar si duhet një poezi të shkruar nga në femër, nuk mjaftojnë vetëm leximet e saj të mëparshme apo edhe leximet e shumë shkrimeve femërore, që në kuptimin më të gjerë, përveçse përshtatshmërisëkemi edhe transformimin me natyrën femërore, që kulturalisht shkrimet feministe/femërore, përveçse diferencave gjinore (mashkull/femër) si modele letrare, ndërtohen mbi bazën e eksperiencës të tyre femërore, (Boumelha: 1982), jo vetëm si narrative femërore, por edhe si shumësi leximesh dhe interpretimesh poetike. Poezia “Unë me hijet e mia-siluetë perëndie”, (Sulkuqi: 2021), në trajtën e saj të dysisë (unë/hija) apo (Ilirjana/shemra) monologon me hijen, që nuk nënkupton atë lloj metafizikë tradicionale, që nënkupton përcaktueshmërinë dhe paqartësisë si shënjues konotativ të fjalëve unë/hija.

Monologun tim,
përgjatë hapave të shëtitjeve

në orët e ditës
e shoqërojnë,
pa lejen time,
Hijet e mia –
të shkurtra, të gjata …
sipas orës diellore pa eklipse.

Hijet e mia
ma bëjnë monologun – dialog
duke u grindur
me pjesën e padukshme
të vetes sime, me apo pa shkak…

Hijet e mia –
pa zhurmë,
pa konture bukurie.
Vetëm Siluetë grafike
prej Perëndie…

Unë dhe Hijet e mia –
një tango e pa kërcyer
në asnjë skenë të botës së rreme.
Kurriz më kurriz me njëra – tjetrën,
me të njëjtën Frymë,
jetojmë
si dy shemra.

Me të gjitha proceset që prodhojnë poezia dhe vetë të menduarit fillon të duket sikur kërkon jo vetëm mendim, por edhe vizualitetin se “mendimi lëviz”, (Ferber: 1985) brenda dhe jashtë literalizmit, në vargjet:monologun tim, përgjatë hapave të shëtitjeve/në orët e ditës/e shoqërojnë,/pa lejen time,/Hijet e mia – /tëshkurtra, të gjata …/sipas orës diellore pa eklipse. Metafora e hijes,projekton një postmodrenizëm, më përtej përpjekjeve për të kuptuar, si një çështje të përvojës së dikujt (të poetes ose lexuesit) dhe jo si qëllimin e dikujt, se interpretimi është  çështje reagimi sesa kuptimi. Dysia vazhdon edhe në vargjet: hijet e mia/ma bëjnë monologun – dialog/duke u grindur/me pjesën e padukshme/të vetes sime, me apo pa shkak…. Jo një hije, por disa (hije dhe dyshimet tona) që lëvizin fijet e një lloj “ekuilibri shpirtëror” midis së mirës dhe sëkeqes për një teoritë të njohje së vetes dhe”kontradiktat” e asaj pjesë të padukshme, asaj që ne e quajmë ose Djalliose Engjëlli i fshehur njerëzor, në dysinë tonë tërhiqet dhe zmbrapset, duke ndërlidhur arsyen dhe energjinë, dashurinë dhe urrejtjen, si pjesë e nënvetëdijes të ekzistencës njerëzore apo të cogito-s shpirtërore (Sartri: 2011). Njëjtësimi i unit poetik autorial me përsiatjet e metaforës emërorë: hijet e mia (shumës), imazhi i vetes i pasqyruar ne formën e hijes, si materie e padukshme (jashtë fizikes), ku femërorja është aq këmbëngulëse. Fjalët në poezi janë të lidhura me dukuritë shkakore jo thjesht një “letraritet”, por trope të metaforës së pasqyrimit të vetes përtej vetvetes (Bloom: 1975). Në vargjet: hijet e mia –pa zhurmë,/pa konture bukurie./Vetëm Siluetë grafike/prej Perëndie…/Unë dhe Hijet e mia –një tango e pa kërcyer/në asnjë skenë të botës së rreme, struktura aq e thellë e një dimensioni simbolik, ( Terziu: 2014) duke kërcyer me hijen [përsëritetkatër herë]sidomos nën “petkun” e retiçencave, është si frymëmarrje/frymëdhënie në pauzat e vallëzimit me një të verbër tek filmi “Aromë gruaje” (një lojë imazhi me kërcimin e Al Paçinos), është edhe imazhi i Ilirjanës (poetja luan me imazhet poetike). Asgjësimi i hijes është njëjtësuar me “asgjësimin e shpirtit” që bëhet burimi kryesor i patosit lirik në poezi, në vargjet:kurriz më kurriz me njëra – tjetrën,/me të njëjtën Frymë,/jetojmë/si dy shemra (FGJSH: 2006) [(kuptimi i fjalës: shém/ër,-ra emër i gjinisë femërore;numri shumës; -ra(t) 1. gruaja e dytë e një burri kundrejt gruas së parë që rron me të: janë shemra)]. Metoda dhe intuita zëvendëson qëllimin, duke ndjekur një teori ekspresioniste dhe konstruktive, nëpërmjet asgjësimit të vetë postmodernizmit që  decentralizon autoritetin dhe përqafon pluralizmin, (Ashton: 2005), duke inkurajuar një pikë “panoptike” ose të shumanshme të pamjes. Ajo e ushqen shpirti me ndjesi të reja, me larushi temash plot shqetësime jetësore, nëpërmjet temperamentit impulsiv, ka krijuar një poetikë të sajën, sepse semantika e fjalëve ka tejshpuar (tej)përtej shigjetën e fatit, me nota platonike dhe përmasa universale, (blogspot: 2008). Lirizmi i theksuar, mirësia dhe dashuria multidimensionale, pasqyron subjektivitetin e mimesit (realitetit), që qartësojnë mesazhin e poetes ndaj lexuesit, jo vetëm duke drituar feminizmin e saj, por identitetin poetik unik të Ilirjana Sulkuqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.