PËRTHYERJA E TË SHKUARËS DHE NJËKOHËSIA NËPËRMJET SURREALES

/

Novela “Flama” që mori çmimin Europin të Letërsisë, për vitin 2021, është një prozë që lexohet me një frymë. Ka një gjuhë aq të thjeshtë, me shumë elemente gjuhësore të një komunikim të përditshmërisë tonë që djeg, përvëlon, përcëllon…

Emrie KROSI

Ndërtimi i një proze nëkohën e shkuar, nuk është e panjohur për gjininë e letrave. Kthimi në kohë dhe receptimi nga lexuesi në kohën ku jetojmë, por me “rrëfime” nga e kaluara, e ka orientuar prozën shqipe, në burimin e saj. Koha historikee vërtetë, si ajo e kohës së mbretërisë apo diktatoriale, po kultivon një tharm të ri, nëprozën moderne, post/modern shqipe, që “prodhon” letërsi të mirë dhe lexues të ri, nëse e ngjiz si duhet rrëfimin. Novela “Flama” (Kuka: 2021), na jep imazhin e kohës mbretërore, një qytetsi Tirana, ku mbretëron rrëmuja, mizëria e pisllëku, varfëria, morali dhe vesi, kurvëria dhe kuplaraja, shteti dhe intelektuali, ligji dhe vrasësi, grykësia dhe përdhosja, krijon një lloj marrëdhënie të përfaqësores me kodin narrativ dhe me elemente postmoderne (McLeish: 2003). Nën këtë kumt, nis udhën edhe rrëfimi i Tom Kukës, (Enkel Demi) për Di Himën, Tom Kukën,Spiro Kutleshin, Sadijen etj.Ndërtimi i veprës përbëhet nëpërmjet linjës së përbashkët tëpersonazheve të njëjtë, pornë formëtregimesh me emra të ndryshëm, përmes tre leximesh:

leximi parë: vjen përmes këndvështrimit real. Realeështë Tirana moderne, me tërë problematikën e saj, si një lëngatë rraskapitëse drejt njëidentiteti të ri modern, duke kërkuar vetveten nëpër lagjet e pista tëardhacakëve të rinj periferik, ku krahas paragjykimeve, thashethemeve, sollën njërokadë sa përçudnuese aq edhe ndërtuese, përmes toponimeve të saj të qëndrueshme akoma si: Brraka, Lana, Bregu i Lumit, Ura e Tabakëve, Xhamia e Et’hem Beut, Shkoza etj. Filli që lidh tregimet është gjithërrokja e një perceptimi të stilit prozaik tek “Ora e Zooparkut ” (Çela: 2007) dhe modelit të novelës së Konicës, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” (Konica: 2011);

leximi i dytë: nëpërmjet këndvështrimit surreal. Ngjizja e magjikes, për të treguar gjëmën e madhe të mëkatit kutelian, hakmarrjen, mjerimin dhe pafajësinërealitet tëpaimagjinueshëm.  Në atërealitet magjik, ku trupi dhe shpirti shpërfaqen, nëpërmjet mënyrës së jetesës, veshjeve, zakoneve, besimeve dhe besëtytnive, ku përmes lirisësë kurbatkave, (përfaqësia e grave të lira), banorëte Bregut të Lumit. Leximi në gjuhën e fëmijërisë së Tomës, magjeps lexuesin, duke rikthyer zakonet e të shkuarës, që akoma i kanë rezistuar shpërbërësit të modernitetit;

leximi i tretë:qyteti qëlëngon nga flama, por mëkater e kësaj të keqeje i mbulon llahtaria e vrasjeve. Vdekjet e shumta, vrasjet dhe frika e njerëzve janë paradigma krahasimtareme pandeminë botërore, ku ndërthuren poetikat e hapura, ku strukturat teorike herë-herë janë të ndërrueshme bashkë me procedimet teorike (Bertens: 2012). 

***

Autori si një nevojë e brendshme krijuese, ka truallin e vet social-psikologjik, jo vetëm në funksionin kulturor dhe historik, por edhe në  përcaktimin e raporteve me çështje preferencash,me raporte specifike  mes botësrrëfimtare dhe me botën tekstore, (Dado: 2006). Autori përmes rrëfimit: “tani, askush nuk e dinte se kur ta fillonte këtë punë, por njerëzimi po fluturonte. Varrezat ishin plot, ndaj u hapën gropa të reja në shpatin e kodrës. Flamëmadhja i rrëmbeu me aq furi kaq të madhe, thua se ishte unshëm tërë kohës. Fëmijë, pleq, gra, burra që u vendosën në pirg në makinën e Tom Kukës,i cili nuk përtonte ta kryente këtë punë gojëkyçur, ashtu siç e donte moti, që kish rënë”.Duke krijuar një lloj metamorfoze të konceptimit të figurës-personazh, nëpërmjet lëvizjeve herë diagonalisht herë horizontalisht, dallojmë disa aspekte në këtë roman:

variantet e tregimeve (që lidhin njësinë tërësore rrëfimtare),

metodologjinë e interpretimit të personazheve,

kontekstin referencial,

konvencioni metaforik (bërthama e ndërtimit romanor) duke kaluar subjektivizmin vepër/ autor, procesi letrar i ndërtimit të kësaj vepre mbështetet në dy qasje:

qasje e brendshme, (lidhja mes emërtimeve të tregimeve),

qasja e jashtme, (funksionimi i njësisë tërësore të romanit, në përqasje me jetën shpirtërore të shoqërisë shqiptare).

Përmasë e rëndësishme e modelit  rrëfimtar , është shqyrtimi i topikëve: topikët ligjërimorë dhe topikët narrativë, dekonstruksioni do të kryhet mbi një modelin e leximi si një mbishtesë shënjuese duke u bazuar më shumë në topikët funksional, në rendin izotopik dhe strukturat përkatëse të kuptimit, se vetë topiku si shenjë, priret të shpërbëhet (Eagleton: 2008).

Si model i topikëve ligjërimorë, në formën e shenjave narrative janë; a) elementet policeske, b) elementet e kronikës, (vrasja/armët) , c) elementet hetimore (ndjekja/arrestimi) etj. Përmes rrëfimit dallojmë disa elemente të romanit policor, zhanër kryesisht  pak i lëvruar në  letërsinë shqipe, (Ismail Kadare) te “Pasardhësi” dhe (Zija Çela) tek “Ora e zooparkut” etj. Struktura fabulore ka disa përbërës të romanit policor, si: a) ndodhja e një krimi,b)fshehja e krimit, c)kërkimi i zbardhjes së gjurmëve të krimit, d)kërkohet të gjendet autori, përmes një narratori-investigues etj.

Elemente të kronikës, (vrasja/armët):

“Gjente shumë gjëra Kurbatka, madje pat nxjerrë në shesh edhe hoxhën që pinte raki fshehtas, edhe kamatarin që shtonte para në fajde. Shumë nuk e donin, të tjerë eurrenin, por që t’ia prisnin grykën… ishte e tepërt”, f. 10, “Kurbatka nuk sheh filxhan”

Elemente të identifikimit të armëve:

Nuk është thikë as kamë. Është njëmjet i prehtë dhe hollak .Them se e kanë prerë me brisk”, f.16 , (po aty)

Elementet hetimore:

E prera në fytin e Hanifes së Shkozës qe e njëjtë me dy të tjerat. E njëjta dorë, e njëjta befasi ua kishte ndaluar frymën. … ”, f.91,(“Faqen qose  e çjerr brisku”).

Elementi i arrestimit:

“-Mos e lër të lëvizë, se erdha shpejt! Po e le, të mora shpirtin !”, f.108, (“Dhimbja është kafaz për zogjtë”).

Autori përmes rrëfimit, përmes (de)kodimit dhe (ç)mitizimit të qytetit, si një përfytyrim apokaliptik, se bota njerëzoreishte ngërthyer në absurd, vdekje, depresion dhe frikë, heq paralele me  poezisë “Qyteti në depresion” (Londo: 2020).Frika, ankthi dhe pandemia botërore, ndryshoj madje edhe sjelljet njerëzore, ca u humanizuan dhe ca të tjerë u (de)humanizuan. Marrëdhënia e jetës me vdekjen sa tokësore aq edhe (për) tejtokësore ndërtohet mbi narrativën mes autorit dhe heroit të tij, si një korrespondencë mes shënjuesitdhe të shënjuarit nuk është e njëjtë me atë lloj korrespondence midis shenjës dhe referencës, sepse e para është produktive në kuptim, ndërsa kjo e fundit është, padyshim, një çështje referimi ndaj të mirë dhe të keqes botërore të bashkëkohësi, kur rrëfehet ngjarja (Mauricie: 1982). Ky lloj tëhuajëzimi, ka një koncept individualist, se individualizmi është konfiguracion ideologjik modern, që ngërthen tërësinë e linjave rrëfimtare, përmes përndjekjes (flama nga minjtë që përndjek qytetarët), përmes katarsisit  (pastrimi përmes vdekjes nga e keqja shoqërore). Degradimi moral i shoqërisë shqiptare, një shoqëri që ka humbur çdo vlerë humane,  mbushur me imoralitet, mashtrime, shfrytëzime, skllavërime, korrupsion, abuzim me lirinë dhe “shthurja” dhe kalbëzimi shpirtëror i njeriut  të “vogël”, të “vjedhur”, të “nënshtruar” nga zbrazëtira e jetës vetmitare, se jashtë krijimit të një  vetëdije puritane, a mund të krijojmë një realitet sui generis, duke pasur pavarësinë e ekzistencës personale të pavarur nga vetëdija krijueseme mënyra të esenciales si fenomen sociologjik (Durkhein: 2004). Autori duke sendërtuar, një realitet letrar, historik dhe real, nëpërmjet disafjalëve që përsëriten si motiv tëndërtimit tekstor si: flama, flamëmadhja, kumtmadhi etj., zbraz një realitet të tejngopurme teprica vdekjesh të pafundme, ndaj kryepolici Di Hima, kupton se jeta ështëdhuratë nga Zoti, se jeta duhet të vazhdojë: “Di Hima qeshi me të madhe. Iu bë sikur kishte mbërritur nënjë kohë tjetër, me njerëz që sulen rruginave për të shitur, blerë, për t’u njohur, për t’u vrarë, për t’u martuar, f.111, (“Dhimbja është kafaz për zogjtë”).

Si përfundim:Novela “Flama” që mori çmimin Europin të Letërsisë, për vitin 2021, është një prozë që lexohet menjë frymë. Ka një gjuhë aq të thjeshtë, me shumë elemente gjuhësore të një komunikim të përditshmërisë tonë që djeg, përvëlon, përcëllon…Njëmetaforë emrekullueshme për njeriun shqiptar, që djeg, përvëlon, përcëllon… E tëra njërealizëm magjik. Një magji e papërsëritshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.