Rruga nëpër të cilën udhëtoi Floberi, na krijon edhe sot vizion jo të qartë mbi dëshirat e Emës
Emine BORIÇI
Bovarizm iështë cilësuar si një rrymë e mendimit, për të cilën individi do të shkëpusëmonotoninë e jetës për t’u rehatuar në mondanizmin frëng, duke shijuar risitë e aventurat e segmentuara mbi perceptimet psikiko-fizike, e siç e quan Frojdi,“bota ndjesore mbi të panjohurën”, sikundër Ema Bovari, personazh protagonist që kapërcen realizmin provincial, duke kërkuar insistueshëm idealen, të panjohurën duke mos u ndalur mbi arsyen, por vijueshmëria e sentimentalizmit anoi katërçipërisht mbi logjikën e shqipëruar, mësaktë në dy dikotomi bashkëshort- fëmijë, Leon- Rudolf, të cilët natyrshëm kthehen në vorbull ngjarjesh duke prevaluar figurën femërore tëEmës.
Kompleksiteti që karakterizon figurën, karakterin e sjelljet e saj, mund të përqasen me heroinat e lexuara në romanet e në një farë forme mund ta përkufizojmë si protagonist me karakter të dyfishtë,e zor se mund të ndajmë Emën nga personazhet e librave, sepse vetë narratori na dëshmon që Ema, një vajzë e zgjuar dhe e edukuar me botën shumëngjyrëshe të librave rrëmon detajet te Sharli që nuk e përplotësojnë, por turpshëm arrin t’i zhbirojë ato në të tjerë individë e realiteti i gënjeshtërt, me Rudolfin solli atë“plotësi”perfekte, aspiratë kjo duke shkaktuar bjerrje të psikologjisë së vetvetes, Sharlit, vajzës apo të personazheve të tjerë ku në fakt Floberi nuk i dënon, madje mendohet se ai ka ndjekur metodën e impersonalizmit, duke mos i gjykuar apo duke mos mbajtur njëqëndrim mbi favorizimin e njërit apo tjetrit personazh brenda Botës së Trilluar.Në gjyqin e Njëmendësisë, ai personifikon vetveten si Bovaria veshur nën mantelin e fajësisë së saj. Rruga nëpër të cilën udhëtoi Floberi, na krijon edhe sot vizion jo të qartë mbi dëshirat e Emës. Ajo parapëlqeu duart e bukura të Sharlit, por jo atë. Në këto hapa vijon me Leonin dhe Rudolfin derisa shpëton nga kjo botë duke udhëtuar drejt amshimit.Por, a la gjurmë të pashlyeshme nëletërsi?
Letërsia është një koncept i thukët aparencial, por brendia befason me larushinë e personazheve, kohës, hapësirës, llojet e rrëfyesve, lojës romaneske e çdo teknikë tjetër e pathënë. Ema Bovari nuk zbehet edhe në vepra tjera. Ajo universalizohet në romane të rrymave të tjera, mbase e pikë-parë edhe në periudha antike deri në postmodernizëm. E mirë, e urtë e deri në avangardimin e egërsisë së periudhës së tanishme.
Postmodernizmi zhvesh parimisht figurën femërore,duke e paraqitur atë të pambrojtur dhe përkrahja e vetme është mbështetja te forcat e veta, ku kjo femër shfaq hijeshinë femërore e jo vetëm. Nëse i referohemi disa personazheve të veprave postmoderniste, janë edhe figura mashkullore të cilët gjenden të parehatshëm në grupin e rrëfimit mbi ta. Kërkojnë hapësira mirëkuptues mbi veprimet me vetveten dhe të tjerët.
Kristi i Kongolit kapërcen në tre breza për të gjetur përplotësimin e ideales dhe zbërthimin e medaljonit, i cili bëhet katalizator largpamës mbi bukurinë femërore të Dolorës, Lizës e Lorit.
Personazhi Parashqevi e Kongolit ka një psikologji të rënduar, një ndjenjë të ndrydhur mbi aspektin dashuror, mungesa e një familjeje, e ky refleksion na tregohet kur ajo punonte në vilë. Shpesh ajo jetëson përballjen me vetveten në pasqyrë ku njëra gjendet në banjë, e dyta nësallon dhe e treta në dhomën e gjumit, e në mënyrë indirekte i referohemi shtresave palimsesike të nën-ndërgjegjes së saj. Pasqyra më e madhe, ajo e sallonit e ballafaqon me personazhin që ajo do qëndroj e kyçur ndaj tëvërtetës jetësore të vetvetes në raport me të tjerët.
Martin Gega e raporti i tij ndjesor subkoshientar me Etlevën që mund të ishte e kujtdo, por vetëm e tij jo. Tufa përdor teknika pegasike, duke fluturuar dhjetë vite pas në kohë për të kuptuar kontekstin ideor të veprës,e dueli shpirtëror i personazhit na paraqitet në fund romanit si peng i një fajësimi zanafillor. Nuk presim një Deux ex Machina për të shpëtuar prej një gabimi, por kuptojmë që Martini bëhet teknika e vetvetes, duke e zbuluar nëpërmjet fjalëve të plakut dhe pranimit të shiut si katarsisi shpirtëror të tij.
Ku duket bovarismi në këto personazhe? Ne cekëm më lart se bovarizmi ishte shpëtim nga realiteti, e këta personazhe janë të prekshëm me realitetin dhe në momente sekondare reagojnë nga një stimuli të njërit apo tjetrit personazh, duke krijuar tablonë e karakterit të tyre. Personazhet si Kristi, Parashqevia dhe Martin Gega kërkojnëaventurën e paprovuar duke rehatuar shpirtin e mendjen në idealin paprekshëm, prandaj ata ushqehen me thërrimet e bovarizmit loberian.
Secili nga personazhet është paksa Ema Bovari nga karakteri, nga dëshirat apo nga synimet mbi jetën, madje kjo Emë po ndihet si parfum edhe në Botën e Njëmendësisë, që mbase po shkakton tragjedi apo kënaqësi momentale te bota mashkullore.