T. S. Eliot është një nga kritikët letrarë më të mëdhenj të Anglisë nga pikëpamja e korpusit dhe cilësisë së shkrimeve të tij kritike. T. S. Eliot, emri i plotë Thomas Stearns Eliot ishte gjithashtu një poet, eseist, botues, dramaturg… Ai konsiderohet si një nga poetët kryesorë të shekullit të 20-të. Pesëqind e një esetë e tij, të botuara herë pas here si recensione dhe artikuj, kanë pasur një ndikim leximi në kritikën letrare. Eliot bëri që kritika angleze të dukej ndryshe. Kritika e tij ishte revolucionare, e cila përmbysi traditën kritike të të gjithë letërsisë angleze.
John Hayward, një kritik i famshëm letrar dhe ndoshta i njohur si mik dhe këshilltar i T. S. Eliot për të thotë: “Nuk mund të mendoj për një kritik që është lexuar dhe diskutuar më gjerësisht gjatë jetës së tij; dhe jo vetëm në anglisht, por pothuajse në çdo gjuhë, mendoj edhe rusisht”.
Kritika e Eliotit ka revolucionarizuar shkrimtarët e mëdhenj të tre shekujve të fundit. Njohja e tij e madhështisë së poetëve metafizikë të shekullit të 17-të rezultoi në ringjalljen metafizike të shekullit të 20-të. Merita për përtëritjen e interesit për dramaturgët Jakobin i takon Eliot. Ai ka rivendosur Drajden dhe poetë të tjerë Augustianë në vendin e tyre. Sipas Eliot, fundi i kritikës është të sjellë ripërshtatje mes të vjetrës dhe të resë.
Ai thotë: “Herë pas here është e dëshirueshme që ndonjë kritik të shfaqet për të rishikuar të kaluarën e letërsisë sonë dhe për t’i vendosur poetët dhe poezitë në një rend të ri”.
Një kritikë e tillë është e rrallë, sepse ata duhet të kenë, përveç aftësisë për të gjykuar, lirinë e fuqishme të mendjes për të identifikuar dhe interpretuar vlerat e tyre dhe kategorinë e admirimit për brezin e tyre.
John Howard thotë se : “Matthew Arnold ishte një kritik i tillë siç ishin Kolrixh, Xhonson dhe Drajden para tij; dhe i tillë në kohën tonë është vetë Elioti.”
Kritika e Eliot ofron një rivlerësim dhe një reagim ndaj shkrimtarëve të mëparshëm. Ai e quajti veten “klasicist në letërsi”. Kontributi i tij jetësor është reagimi kundër “romantizmit dhe humanizmit”, i cili solli një ringjallje klasike në art dhe kritikë. Ai hodhi poshtë pikëpamjen romantike të përsosmërisë së individit, theksoi doktrinën e mëkatit origjinal dhe ekspozoi kotësinë e besimit romantik në “Zërin e brendshëm”, një kritik duhet të ndjekë standardet objektive dhe duhet të përputhet me traditën. Ndjenja e traditës, respekti për rendin dhe autoriteti janë qendrore për klasicizmin e Eliot. Në objektivitetin dhe qëndrimin e tij logjik, Elioti duhet t’i ngjajë shumë Aristotelit.
Ndërkaq A. G. George vlerëson se: “Teoria e Eliot-it për impersonalitetin është teoria më e madhe. Mbi natyrën e procesit pas konceptimit romantik të poezisë nga Wordsworth.”
Poezia ishte shprehje e emocioneve dhe e personalitetit të romantikëve, Wordsworth thoshte se “Poezia ishte një vërshim i emocioneve të fuqishme dhe origjina e saj është tek emocionet e kujtuara në qetësi”. Elioti e hedh poshtë këtë pikëpamje dhe thotë se poezia nuk është shprehje e emocioneve dhe e personalitetit, por një ikje prej tyre. Pikëpamja e Eliot mbi natyrën e procesit poetik është po aq revolucionare. Sipas tij, poezia nuk është frymëzim, por organizim. Mendja e poetit është si një enë në të cilën ruhen ndjenja të shumta emocione dhe përjetime.
Poezia perfekte rezulton kur në vend të “shpërbërjes së ndjeshmërisë” ekziston “Unifikimi i ndjeshmërisë”. Kritiku theksoi se qëllimi i poezisë është të japë kënaqësi ose të mësojë moralisht. Eliot krijoi koncepte të shumta kritike që fituan vlerë të madhe dhe kanë një ndikim të brendit në kritikë.
Ndikimi i Eliot si kritik ka qenë i vazhdueshëm, i frytshëm dhe frymëzues. Ai ka korrigjuar dhe edukuar shijen e lexuesve të tij dhe ka sjellë një rimendim lidhur me funksionin e poezisë dhe natyrën e procesit poetik. Ai dha një drejtim të ri dhe mjete të reja kritike. Si kritik, T. S. Eliot ishte më i madhi se kushdo në Letërsinë Angleze.
(Solli në shqip: Fitim Nuhiu)