VARG ME MUZIKALITET

Mbi profilin poetik të Irma Kurtit

Për autoren, poezia është sfidë ndaj së shëmtuarës dhe estetikë përsosmërie për të bukurën, është solemnitet mendimi dhe parajsa e fjalës

Agim BAJRAMI

Sa herë që lexoj emrin e Irma Kurtit, më kujtohen anketat e famshme muzikore te atyre viteve, kur shumë kompozitorë dhe poetë të talentuar,që s’kishin fat tëprezantoheshin në festivalet kombëtare të RTSH-sësë asaj kohe promovonin këngët e tyre të mrekullueshme nëRadio – Tirana. Ishin këngë që në njëfarë mënyre binin ndesh me shijet e soc-realizmit, por që kishin një impakt të fortë te dëgjuesit dhe njohësit e mirë të muzikës. Pikërisht, në këto anketa dhe më pas në Festivalet e këngës, unë jam njohur me vargun e mrekullueshëm të Irma Kurtit, varg me një aromë dhe brishtësi vajze plot me ëndrra dhe vizione. Dhe kur vargushoqërohej nga muzika e mrekullueshme ekompozitorëve Ilir Dangëllia, Luan Zhegu si dhe zëri i këngëtarëve Ermira Babaliu, Kozma Dushi apo të tjerë, ai merrte përmasa gatimagjike. Nëse do të mëduhet te citoj njëthënie të dëgjuar nga të tjerë, mund te them se Irma Kurtika lindur së bashku me poezinë dhe e ka tëvështirë identifikimin e emrit të saj pa të.

Poete me një natyrë te ndjeshme lirike, ajo vazhdon të shpërfaqëçdo ditë para neshpjesët më të bukura te natyrës së saj shpirtërore dhe të arealit ku jeton. Ndonëse libri i saj i parë“Këtë natë me ty” u botua në vitin 1999, autorja ndërkaqe kishte shpërfaqur kredon e saj poetike, në një varg lirikash interesantebotuarnë të përjavshmet dhe periodiket e kohës. Në vëllimet pasuesederi te përmbledhja poetike“Ti je loti im”, udha e saj krijuesejo vetëm ka njohur ngjitje, por ka fituar shumë adhurues dhe lexues me kërkesa artistike. Nga libri në libër, harta e subjekteve dhe situatave poetike të saj është bërë më e gjerë dhe mëe larmishme. Një dukuri e tillë ka sjellë që zëri i saj autentik prejgruaje të tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendjen e kritikës së specializuar,këtej dhe andej brigjeve të Adriatikut, pa harruar këtu përkthimet e ndryshme të librave të saj në disa vende të botës.

Të ndjeshme, të brishta dhe plot adrenalinë, poezitë e Irma Kurtit e kanë gjithmonëfillesën nga një prekje e momentit, nga një fabul rastësore, ose nga ngacmimet që lindin nga erërat nostalgjike të së kaluarës. Janë pikërisht këto lloj ngacmimesh që venë vazhdimisht në lëvizje mekanizmin e saj krijues, fantazinë e pasur dhenarracionin e ngrohtë që e karakterizon. Shumë nga poezitë e Irmës e konfigurojnë vetveten me fytyrën e ditës, që duhet të zbardhë, me imazhet e prindërve te vdekur ose me një mbrëmje të  dehur nga dashuria. Është një larmi e tërë gjendjesh emocionale, ankthi dhe gëzimi, që autorja ka ditur t’i derdhë mjeshtërishtnë kallëpet dhe format e tyre përkatëse. Nëse në librat e saj të parë, përshkrimi i jashtëmishte në raporte të barasvlershme me atë tëbrendshmin, në librat e tjerë ky raport ka anuar gjithnjë e me shume nga ky i fundit, çka tregon për një prirje të autores drejt poezisë me karakter psikologjik dhe përsiatjes. Edhe pse prej një kohe shumë të gjatë, qëkur ajoe ka ndryshuar rezidencën dhemjedisin e saj social,përsëri bërthama e saj krijuese ka mbetur e njëjtësi me parë.Varg me muzikalitet, me një fabul rreth të cilës sillet dhe organizohet mendimi poetik, detajet e imta artistikedhe elementi lirik. Janë poezi me një teksturë te pasur jetësore dhe filozofike. Në ciklet e poezive për atdheun, krahastejdukshmërisë sëmallit për tëspikat shqetësimi dhe dashuria e saj e madhe për njerëzit dhe vendet në të cilat autorja u rrit dhe u edukua, që janë kaq të lidhura  me të shkuarën dhe të tashmen e saj. Mund të pohojmë pa ngurruar se në poezi të kësaj natyreaftësitë përshkuese dhe artistike të autores kanë kapur nivele të larta artistike. Në poezinë– rekuiem, kushtuar të atit në orët e fundit te jetës kemi një zbërthim psikologjiktë luftës mes jetës dhe vdekjes, të shpirtit që do të çlirohetdhe këmbënguljes së njeriut, për ta mbajtur sa të mundet atë brenda vetes.Janë përshkrimedramatike shkruar me një dorë që dridhet nga dhimbja, por që megjithatë, nuk karakterizohen nga fataliteti, siç ndodh rëndom tek tëtjerët: Sekonda, minuta kalojnë/ora në mur, një kërcënim/që godet në perëndiminpa ngjyrë. Sonte, unë rri/afër shtratit tënd,/ ndërsa ti po largohesh përgjithnjë.

Të njëjtin ngjyrim emocional përftojmë edhe gjatë leximit të poezisë“Kush do tët’mbrojë”: Kush do të të mbrojë ty nga ankthet/ kur unë të mos jem më në këtë botë, /kush do t’përkëdhelë ballin e bukur/ dhe të thotë: “Flemë, se u bë vonë?”.

Në këtë krijim, ndonëse në pamje të parë ngjan si një dialog i zakonshëm sentimental mes njëçifti, përroi ndjesor që vërshon nga këto fjalë të shqetësuara gruaje dhe të dashure është i aftë të përmbysë njëmijë brigje mosbesimi. Kjo sepse autorja di të operojë mjeshtërisht me thelbine shprehjes së saj përbetuese dhe jo me anën tingëlluese të saj.Për poeteshën poezia është sfidë ndaj së shëmtuarës dhe estetikë përsosmërie për të bukurën, është solemnitet mendimi dheparajsa e fjalës. Prandaj në portat e vargjeve te saj hyjnë e dalin vazhdimisht njerëz simpatikë, vajza plot botë shpirtërore dhe gra të forta qe dinë ta gdhendin me forcë  portretin e tyre në kohë dhe në hapësirë: Sa lot kam derdhur, sa shumë të tjerë/në qerpikë më ngrinë dhe sa herë/ jam rrekur veten ta gjej nën rrënoja /për t’ungriturnë këmbë më e paepur sërish.

Si  çdo punëtore e fjalës dhe vargut  te bukur, autorja mundohet t’u japë atyre formën e mendimit  dhe ideve që e preokupojnë atë. Ajo është e vetëdijshme se veshja e saj me figura dheenergji shpirtërore e bën më rezonuese. Këtu duhet përmendur edhe karakteri i theksuar bisedor i kësaj poezie,fryma intimemes folësit dhe dëgjuesit dhe anasjelltas. E thamë qe në krye se “qershia mbi tortë” e krijimtarisë sëkësaj autoreje mbetet lirika ndjesore. Është një lirikë që të shkaktonrrahjetë forta zemreqënë leximin e parë dhe që të mbetet gjatënë kujtesë. Në këto lloj poezish heroina lirike tenton të shpërfillë me ngulmformatet dhe linjat më të cilën është vizatuar gjer më tash portreti i saj, të flakëndrojtjen dhe të dalë me vendosmëri nga kornizat kufizuesendaj saj. Si e tillë, ajo nuk e fsheh simpatinë dhe tërheqjen që ka nga e nesërmja dhe modelet e rinj që pritet të sjellë ajo me vete. Lirikat e Irmës i shprehin hapur ngjyrimet entuziaste për dashurinë dhe botën e saj të madhe. Figurat e shumta që i shoqërojnë ato dhe gjurmët që lënë gjatë artikulimitjanë kaq të dukshme dhe autentike. Edhe pse të shkruara nëvetën e parë, kuptohet vetiu qe ato janë larg personalizimeve vetjake, por për çdo njeri që dëshiron ta gjejë veten aty. Përdorimi i vetës së parë në to është thjesht një intrigë artistike: Një dimër i gjatë të dyve na pret/ brenda katër mureve të një shtëpie /që më nuk na njeh, brenda një jete/ që nuk na përket, unë këtu e ti atje.

Mjaftojnë vetëm këto katër vargje për të parë se ç’dhembje dhe ç’boshllëk ngjall mungesa në shpirtin dhe trupin e dy njerëzve qe duhen, por që jetojnë larg njeri – tjetrit. Është një dhembje që sundon gjithë qiellin e kësaj poezie dhe e bën lexuesin të drithërohet. Duke lexuar ciklete poezive të Irma Kurtit të botuara në gazeta e revista të ndryshme letrare,nga më të mirat në krijimtarinë e saj, lexuesi ka rastin të njihet me botën e brendshme shpirtërore të autores, me ndjesitë dhe konceptet e saj për dashurinë dhe shenjtërinë e saj, shoqëruar me pamjet dhe portretet përkatëse. Jo më kot, ato kanë marrë vlerësimet më të larta nga juritë e ndryshme ndërkombëtare. Simbolikat e gjetura dhe metaforat janë shoqëruese te pandashme gjatë gjithë udhëtimit në viset e leximit të këtyre librave. Poezisë së Irmës i pëlqen të bashkëbisedojë me objektin e saj poetik, pa marrë parasysh nëse është njeriapo send. Nëse objekti poetik është njeri, ajo e vesh me frymë dhe i pëshpërit në vesh fjalë pranverore, nëse është send, ajo i afron diçka nga shpirti i saj, duke e nxjerrë atë nga gjendja e tij e ngurtësuar  Është e qartë që në këtë rastnuk kemi të bëjmë me trille alkimistesh, as me fantazi të përçartur, por me një poete, që kjo botë ka nisur t’i duket e ngushtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.