/

Sadik Krasniqi

EC UDHËS

Në shtëpinë

me derën e çelur

mos hy

ka hile aty

të shkon kryet dhe fytyra

Në derën që s´çelet

mos pështyj

mbaje mend këtë derë

dhe ec ec udhës

diku një portë do hapet për ty

dikush do të të përqafojë

para muzgut 

të natës me hënë të kuqe

Leave a Reply

Your email address will not be published.